LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi i sekretarit të Mbrojtjes në SHBA-së: Nëse Ukraina nuk mbështetet, botën do ta pushtojë kaosi

Pas një sërë humbjesh në fushën e betejës, Rusia ka vënë në shënjestër të sulmeve me raketa infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjë që mund të ekspozojë miliona civilë ndaj të ftohtit të dimrit. Moska shpreson të frenojë mbrojtjen me raketa të Ukrainës dhe të blejë kohë për të rikthyer forcat e saj, thonë zyrtarët e Pentagonit.

19 Nëntor 2022, 21:11 Nga I.A
Paralajmërimi i sekretarit të Mbrojtjes në SHBA-së:
Lloyd Austin

KANADA- Agresioni rus ndaj Ukrainës ofron një pamje të "një bote të mundshme tiranie dhe trazirash", tha të shtunën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në një fjalim gjatë një forumi sigurie në Kanada.

Komentet e zotit Austin ishin ndër më të fortat deri më sot mbi nevojën e ndihmës nga komuniteti ndërkombëtar që Kievi të fitojë pas gati nëntë muajsh lufte. Ai foli në një moment që mund të shënojë një pikë kthese në konflikt.

Pas një sërë humbjesh në fushën e betejës, Rusia ka vënë në shënjestër të sulmeve me raketa infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjë që mund të ekspozojë miliona civilë ndaj të ftohtit të dimrit. Moska shpreson të frenojë mbrojtjen me raketa të Ukrainës dhe të blejë kohë për të rikthyer forcat e saj, thonë zyrtarët e Pentagonit.

Sekretari Austin tha se Rusia po shkel ligjet e luftës.

"Këto nuk janë thjesht gabime. Këto nuk janë përjashtime nga rregulli. Këto janë mizori," tha ai.

"Breshëria e raketave ruse ka lënë ukrainas të pafajshëm pa ngrohje, ujë dhe energji elektrike. Ne kemi parë shkolla të sulmuara. Fëmijë të vrarë. Spitale të bombarduara. Qendrat e historisë dhe kulturës ukrainase janë kthyer në gërmadha", u shpreh zoti Austin.

Moska mohon që forcat e saj të armatosura të kenë vënë në shënjestër qëllimisht civilët ose infrastrukturën civile.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë ndihmuar me armatime, informacion zbulimi dhe stërvitje për forcat ukrainase, por nuk kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në luftë kundër Rusisë e cila ka armë bërthamore.

Zoti Austin tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen pjesëmarrës në "luftën e zgjedhur" nga presidenti rus Vladimir Putin, por paralajmëroi për rreziqet e përhapjes bërthamore globale nëse Moska fiton.

"Kolegët autokratë të Putinit po ndjekin zhvillimet. Dhe ata mund të arrijnë në përfundimin se sigurimi i armëve bërthamore do t'u jepte atyre një liçencë për të vepruar," tha Austin. "Dhe kjo mund të nxisë një cikël të rrezikshëm të përhapjes bërthamore."

Vetëm ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuata Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan bisedime të hënën, zoti Austin tha se Pekini, ashtu si Moska, synon "një botë ku forca vendos."

Sekretari i Mbrojtjes tha se avionët kinezë po fluturonin afër Tajvanit në numër rekord pothuajse çdo ditë.

Tensionet midis Taipeit dhe Pekinit janë rritur që kur Kina organizoi lojëra luftarake pranë ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike në gusht, pas një vizite të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Pekini, i cili e sheh Tajvanin si një provincë kineze, ka thënë prej kohësh se do ta venosë ishullin e vetëqeverisur nën kontrollin e tij dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë një gjë të tillë. Qeveria në Taipei hedh poshtë pretendimet e Pekinit dhe thotë se vetëm populli i Tajvanit mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Zoti Austin tha se Shtetet e Bashkuara po nxjerrin mësime nga Ukraina për të "forcuar aftësitë vetëmbrojtëse të partnerëve tanë të Indo-Paqësorit."

Marrë nga VOA

lloyd austin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj