LIVE UPDATES
Bota

Paralajmëron zyrtarja e lartë amerikane: Një sulm kinez në Tajvan do të shoqërohet me sulme masive kibernetike ndaj SHBA dhe Perëndimit

Zonja Easterly paralajmëroi të hënën se preferenca e mundshme e Pekinit për agresionin, dhe gatishmëria e mundshme për të goditur në hapësirën kibernetike, vijnë për shkak të perceptimit gjithnjë e më të zymtë të drejtuesve kinezë për “gabimet e pafundme” të Rusisë në Ukrainë.

28 Shkurt 2023, 08:00 Nga DOSJA
Paralajmëron zyrtarja e lartë amerikane: Një sulm kinez në
Foto Ilustruese

SHBA- Një sulm kinez ndaj Tajvanit do të shoqërohet me sulme masive kibernetike ndaj Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara, tha një zyrtare e lartë amerikane për sigurinë kibernetike.

Drejtorja e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën, Jen Easterly, tha të hënën se Uashingtoni dhe vendet aleate duhet të përgatiten se Kina do të krijojë “panik dhe kaos” në hapësirën kibernetike.

“Një skenar sulmesh ndaj infrastrukturës jetike në rast të një sulmi kinez në Tajvan fatkeqësisht nuk është i ekzagjeruar”, i tha zonja Easterly audiencës në Universitetin Carnegie Mellon, në Pitsburg.

Sulmi “mund të gërshetohet shumë mirë me shpërthime në disa tubacione gazsjellëse, me ndotjen masive të sistemeve tona ujore, me ndërhyrjen në sistemet tona të telekomunikacioneve, me dëmtimin e qendrave tona të transportit”, shtoi ajo. “Të gjitha këto të projektuara për të nxitur kaosin dhe panikun në mbarë vendin tonë dhe për të sabotuar mobilizimin e fuqisë sonë ushtarake dhe të vullnetit të qytetarëve”.

Agjencitë amerikane të zbulimit dhe zyrtarët e mbrojtjes kanë paralajmëruar se Kina po përgatit planet për të marrë Tajvanin me forcë brenda vitit 2027.

Megjithatë, zyrtarja më e lartë e zbulimit në Uashington tha më herët këtë muaj se nuk ka tregues se Pekini dëshiron t’i vërë në jetë këto plane.

“Vlerësojmë se Kina vazhdon të preferojë një bashkim paqësor me Tajvanin”, tha Drejtorja e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines, gjatë një aktiviteti në Nju Jork këtë muaj.

Por, zonja Haines sinjalizoi se kjo preferencë mund të jetë duke u zvenitur.

“Mendoj se sfida është se ata po bëhen gjithnjë e më pesimistë, apo skeptikë, se kjo është diçka që mund ta arrijnë paqësisht”, tha ajo.

Zonja Easterly paralajmëroi të hënën se preferenca e mundshme e Pekinit për agresionin, dhe gatishmëria e mundshme për të goditur në hapësirën kibernetike, vijnë për shkak të perceptimit gjithnjë e më të zymtë të drejtuesve kinezë për “gabimet e pafundme” të Rusisë në Ukrainë.

“Kanë parë se si Rusia, ndoshta për shkak të frikës së përshkallëzimit, u përmbajt nga bërja e sulmeve ndaj infrastrukturës tonë jetike”, tha ajo. “Mendoj se ata do të jenë më pak të përmbajtur”.

Megjithë shqetësimet domethënëse gjatë javëve dhe muajve përpara se forcat ruse të sulmonin Ukrainën vitin e kaluar, Moska deri më tani ka shmangur sulmet madhore kibernetike ndaj Perëndimit, duke u përqëndruar më së shumti tek aktivitetet kibernetike ndaj Ukrainës dhe objektivave ukrainase.

Në mendjen e udhëheqësve kinezë, sidoqoftë, vetëpërmbajtja e Rusisë është një mundësi e humbur për të dobësuar vendosmërinë e Perëndimit, tha zonja Easterly.

“Në rast se kinezët i kundërvihen Tajvanit, ata do të sigurohen që të ndikojnë unitetin që është krijuar mes Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, unitetin që është krijuar brenda Shteteve të Bashkuara”, tha ajo. “Ata po na shkaktojnë që tani kosto me sulmet ndaj infrastrukturës sonë jetike, gjë që do t’i ndihmojë në thelb për të ndikuar tek vullneti i popullit amerikan”.

Marrë nga VOA

jen easterly

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj