Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Takimi i mbajtur më 23 qershor në afërsi të Brukselit, shënon një zhvillim të pazakontë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa një koalicion prej rreth 20 vendeve evropiane, mes të cilave Suedia dhe Belgjika, po kërkojnë mënyra për të përshpejtuar kthimin e qytetarëve afganë në vendin e tyre, veçanërisht atyre që janë dënuar nga gjykatat.

BRUKSEL- Komisioneri Evropian për Migracionin, Magnus Brunner, pritet të japë llogari para eurodeputetëve për këtë takim, qëllimi i të cilit ishte koordinimi për deportimin e migrantëve afganë.
Takimi i mbajtur më 23 qershor në afërsi të Brukselit, shënon një zhvillim të pazakontë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa një koalicion prej rreth 20 vendeve evropiane, mes të cilave Suedia dhe Belgjika, po kërkojnë mënyra për të përshpejtuar kthimin e qytetarëve afganë në vendin e tyre, veçanërisht atyre që janë dënuar nga gjykatat.
Përballë reagimeve të forta publike dhe politike, zyrtarët e Brukselit do të duhet të sqarojnë se çfarë është arritur konkretisht në këmbim të kësaj hapjeje ndaj regjimit taleban.
Sipas mediave të huaja, autoritetet talebane, të cilat nuk njihen zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, po kërkojnë të forcojnë praninë dhe statusin e tyre jashtë vendit. Takimi shkaktoi një stuhi kritikash nga organizatat e të drejtave të njeriut ose grupet e krahut të majtë në Parlamentin Evropian .
"Talebanët nuk janë bashkëbisedues si të tjerët", tha Saskia Bricmont, një eurodeputete ambientaliste, duke iu referuar "një regjimi që shtyp sistematikisht gratë, imponon një aparteid të vërtetë dhe shtyp çdo zë mospajtues".
Thirrja për dëgjimin e Komisionerit Europian i përket eurodeputetit belg. Seanca dëgjimore do të zhvillohet me dyer të mbyllura në pasdite, gjatë së cilës Komisioni dëshiron të marrë përgjigje mbi normalizimin e marrëdhënieve me talebanët. Komisioni i hedh poshtë kritikat dhe këmbëngul se ky takim u zhvillua në një nivel teknik dhe për këtë arsye nuk përfshiu zyrtarë të lartë talebanë , ndërsa ai pasoi dy vizita nga evropianët në Kabul.
Megjithatë, Komisioni ishte i vetëdijshëm për natyrën delikate të kësaj vizite. Prandaj, e organizoi atë në një vend shumë afër aeroportit kryesor të Brukselit me një qëllim kryesor, të qëndronte larg kamerave. Delegacioni i talebanëve nga ana tjetër, foli për bisedime konstruktive me Brukselin dhe përfaqësuesit e një grupi prej pesëmbëdhjetë shtetesh anëtare./Dosja.al
UKRAINË- Dronët ukrainas kanë goditur pothuajse të gjitha urat në Krime dhe kanë ndërmarrë sulme të befasish...
SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se vendimi për nisjen e Dialogut Strategjik mes Serbisë dhe Shteteve të B...
Marco Rubio SHBA- Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërb&eum...
BANGKOK- Numri i të vdekurve në një zjarr shkatërrues në një pub në kryeqytetin e Tajlandës,...
SHBA- Autoritetet e sigurisë së aviacionit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë kanë nisur një hetim mbi shkakun e një inciden...
Oliver Blume GJERMANI- Drejtori Ekzekutiv i grupit Volkswagen, Oliver Blume, ka njoftuar punonjësit se do të shkurtohen deri...
TIRANË- Investimet e huaja në Ballkanin Perëndimor po bëhen gjithnjë e më intensive në kapital, ndërsa për &ccedi...
Donald Trump SHBA- Qeveria amerikane ka kthyer tashmë dhjetëra miliarda dollarë në tarifat që mblodhi p...
SHBA- Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u ngjit në pak mbi 84 dollarë për fuçi, pasi u rrit me gati 10% t&e...
IRAN- Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se raketat e lëshuara nga Irani goditën dy nga tankerët e saj n&...