LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti Evropian miraton direktivën kundër padive abuzive ndaj gazetarëve dhe aktivistëve

Me një shumicë dërrmuese, Parlamenti Evropian miratoi të martën një direktivë që i udhëzon vendet anëtare të ngarkojnë sistemet e tyre të drejtësisë me detyrën për të vlerësuar paraprakisht paditë ndaj gazetarëve dhe aktivistëve nëse janë apo jo të bazuara si dhe për t’i ngarkuar kosto shtesë paditësve abuzivë.

27 Shkurt 2024, 19:24 Nga r.ll
Parlamenti Evropian miraton direktivën kundër padive abuzive ndaj
foto ilustruese

BRUKSEL- Parlamenti Evropian miratoi të martën një direktivë kundër frikësimeve gjyqësore ndaj gazetarëve, akademikëve dhe aktivistëve, të njohur si SLAPP (sipas akronimit në anglisht Padi Gjyqësore Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike), një hap që u përshëndet si me vlerë historike nga organizatat e ndryshme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Direktiva, e cila u miratua me 546 vota pro, 47 kundër dhe 31 abstenime, synon të godasë një praktikë tashmë të njohur të korporatave dhe të politikanëve, të cilët përdorin burimet e veta njerëzore dhe financiare për të zvarritur në procese të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore media apo aktivistë, me synim të frikësimit të tyre, duke e ditur se pretendimet janë të pabazuara.

Sipas një njoftimi të Parlamentit Evropian, ligji i ri synon “të sigurojë individët dhe organizatat që punojnë në çështje të interesit publik, të tilla si të drejtat themelore, aludimet për korrupsion, mbrojtjen e demokracisë apo luftën kundër diskriminimit, të kenë mbrojtjen nga BE përkundrejt padive civile të pabazuara ose abuzive.”

Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar këtë legjislacion si Amendamenti Daphne, në përkujtim të gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u përball me një numër të lartë padish të tilla për shkak të punës së saj si gazetare investigative, para se të vritej në një atentat me bombë në vitin 2017.

Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ECPMF, e konsideroi votimin si “historik”.

“Kjo shënon një çast historik për sigurinë e gazetarëve dhe për lirinë e medias në Evropë,” deklaroi organizata në një njoftim për shtyp.

SLAPP u identifikuan fillimisht nga kërkuesit shkencorë në vitet 1980 në SHBA. Logjika pas këtij fenomeni është që aktivistët apo gazetarët në të shumtën e herëve kanë kohë dhe mjete financiare të kufizuara dhe për rrjedhojë, ato mund të detyrohen të vetëcensurohen në rast se një politikan, një biznesmen apo një korporatë që nuk kanë probleme me mungesën e burimeve, i zvarrisin ata në gjykatë për vite dhe vite me radhë, pavarësisht se në fund gjykatat mund ta rrëzojnë padinë si të pabazuar në ligj e në prova.

Përdoruesit e SLAPP rrjedhimisht përdorin fuqinë e vet financiare për të frikësuar kritikët nën kërcënimin e telasheve gjyqësore dhe pasigurisë gjyqësore. Në rastin më tipik në Shqipëri, kompania Gener 2 hodhi në gjyq për shpifje dhe kërkoi dëmshpërblim 20 milionë lekë nga aktivistët që kundërshtonin ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës. Gjykata e rrëzoi padinë si të pabazuar në ligj e në prova. Sipas legjislacionit të ri evropian, përveç rrëzimit të padisë, në një rast të tillë, paditësi do të duhet të gjobitet për abuzim me të drejtën për të ngritur padi në mënyrë që në të ardhmen, kompanitë të jenë të vetëdijshme se padi të tilla abuzive nuk kushtojnë vetëm sa kostoja e avokatit./BIRN

parlamenti evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj