Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por, Turqia, anëtare e NATO-s, ngriti kundërshtime lidhur me atë që tha se ishte mbrojtja që po i ofrojnë këto dy vende organizatave që Ankaraja i konsideron terroriste.
TURQI- Komisioni i punëve të jashtme të parlamentit turk do të mblidhet sërish të martën për të shqyrtuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, njoftoi të premten faqja e internetit e parlamentit, një hap i parë i nevojshëm për ratifikimin anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake veri-atlantike.
Suedia dhe Finlanda kërkuan të anëtarësohen në NATO vitin e kaluar pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Por, Turqia, anëtare e NATO-s, ngriti kundërshtime lidhur me atë që tha se ishte mbrojtja që po i ofrojnë këto dy vende organizatave që Ankaraja i konsideron terroriste.
Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në prill, por së bashku me Hungarinë, e ka refuzuar Suedinë që ende po pret të anëtarësohet zyrtarisht në NATO.
Presidenti turk Tajip Erdogan paraqiti projektligjin për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në parlament në tetor dhe komisioni i punëve të jashtme të parlamentit filloi ta debatonte më 16 nëntor, por shtyu diskutimin e mëtejshëm.
Për ratifikimin, projektligji duhet të miratohet nga komisioni i punëve të jashtme përpara se të hidhet në votim të plotë në parlament. Presidenti Erdogan më pas do ta nënshkruante atë për të përfunduar procesin.
Të martën, zoti Erdogan u citua të thoshte se kërkesa e Suedisë për anëtarësim në NATO dhe shitja e avionëve luftarakë amerikanë F-16 Turqisë “janë çështje të lidhura”. Ai shtoi se presidenti Joe Biden kishte premtuar se do ta bindte Kongresin të siguronte shitjen e atyre avionëve nëse Turqia ratifikonte anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Turqia kërkoi në tetor të vitit 2021 të blinte 40 avionë prodhim të kompanisë amerikane ‘Lockheed Martin Corp’ F-16 dhe 79 pako që do të modernizonin avionët e saj ekzistues luftarakë.
Administrata e Presidentit Biden mbështet shitjen prej 20 miliardë dollarësh, por në Kongres ka pasur kundërshtime lidhur me vonesën e Turqisë për ratifikimin e hyrjes së Suedisë në NATO dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut.
Marrë nga VOA
Gaza SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka miratuar të premten një rezolutë për të rritur ndihmën ...
Foto ilustruese JAPONI- Shpenzimet e mbrojtjes së Japonisë do të rriten me më shumë se 16% ose 56 miliardë dollarë vitin...
Foto ilurstruese FRANCË-Një aeroplan me 303 pasagjerë indianë është ndalur në një aeroport në Francën ve...
Flamuri serb dhe flamuri i Kosoves KOSOVË- Është joreale të pritet zyrtarizimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbi...
Foto Ilustruese SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të nënshkruajë të premten një urdhër ekzekutiv që lejon Uashingto...
Mjeku HONG KONG-Incidenti tronditës raportohet të ketë ndodhur në vitin 2019, por u bë virale në mediat sociale kineze k&eum...
Joe Biden SHBA-Presidenti Joe Biden lëshoi një urdhër ekzekutiv të premten që i jep Departamentit amerikan të Thesarit fuqin...
HOLANDË- Parlamenti i Holandës ka votuar për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, ka njoftuar ministri i Brendshëm bullg...
Princi EMIRATE-Al Nahyan, të cilët udhëheqin emiratin e pasur me naftë të Lindjes së Mesme dhe zotërojnë klubin e f...
Foto ilustruese KOLUMBI-Kolumbia është ende prodhuesi më i madh i drogës, por aktorë të tjerë po marrin një rol gji...