3 Qershor 2022, 20:00
Nga DOSJA
Ulqin
Shumica e re e këshilltarëve të Ulqinit zgjodhi të premten kryetarin e Komunës dhe kryetarin e Kuvendit.
Kryetar i Komunës u zgjodh Omer Bajraktari nga koalicioni “Fillimi i ri”, ku përfshihen 5 subjekte politike të kryesuar nga Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit Dritan Abazoviq. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Ardian Mavriqi nga radhët e partisë së Forcës së Re Demokratike.
Në bazë të marrëveshjes, postet e kryetarit të Komunës dhe kryetarit të Kuvendit do të mbahen nga dy vjet respektivisht nga këto grupime politike.
Këto dy forca politike fituan numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet vendore të 27 marsit. Koalicioni “Fillimi i ri” mori 14 mandate, kurse Forca e Re Demokratike mori 5 mandate duke fituar kështu shumicën në Kuvendin Komunal, i cili numëron 33 mandate.
Në opozitë mbeten Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviq dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, të cilët në mandatin e kaluar kishin pushtetin vendor në Komunën e Ulqinit.
Për shkak të mosmarrëveshjeve mes shumicës dhe opozitës seanca konstituive zgjati disa ditë dhe ishte ndërprerë në mënyrë të njëanshme si pasojë e interpretimeve të ndryshme të procedurave zgjedhore të zyrtarëve vendorë.
Pas inspektimit të administratës qendrore dhe ndërhyrjes së Qeverisë së Malit të Zi u zgjidh ngërçi i krijuar politik.
Ulqini është qyteti më i njohur i Malit të Zi për turizmin e zhvilluar në rajon. Ekonomia e tij bazohet kryesisht tek marina, hoteleria dhe peshkimi.
Zgjedhjet për komunën më të madhe me shumicë shqiptare në Mal të Zi, cilësohen si tejet të rëndësishme, pasi forcat politike shqiptare, që nga pluralizmi në këtë vend, e kanë pasur pushtetin në Komunën e Ulqinit./VOA/
Bota
3 Qershor 2022, 19:52
Manastiri i Decanit
Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetime ndaj Komunës së Deçanit për moszbatimin e një vendimi t&eu...
Bota
3 Qershor 2022, 19:47
Lajcak
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, tha të premten se agresioni i Rusis&eu...
Bota
3 Qershor 2022, 19:23
Ushtaret britanik
BRITANI- Temperaturat e larta dhe orët e gjata të qëndrimit me uniformën e rëndë ushtarake bënë q...
Bota
3 Qershor 2022, 19:06
Zjarr ne Rusi
RUSI- Një zjarr ka përfshirë një qendër biznesi 10-katëshe në perëndim të Moskës, duke plag...
Bota
3 Qershor 2022, 18:57
d.a
Erdogan dhe Stoltenberg
TURQI- Presidneti turk Rexhep Taip Erdogan pati një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të...
Bota
3 Qershor 2022, 18:51
d.a
Termet ne Greqi
GREQI- Ishulli i Rodosit në Greqi është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.7 ballë pasditen e sotme d...
Bota
3 Qershor 2022, 18:53
Bujar Osmani
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut mbajtën të enjten në Uashington për herë të parë një ...
Bota
3 Qershor 2022, 18:47
Gazetari i plagosur
UKRAINË- Dy gazetarë të Reuters u plagosën lehtë në Ukrainën lindore ndërsa shoferi i tyre, i c...
Bota
3 Qershor 2022, 18:30
I.A
UKRAINË- Sulmet ruse vazhdojnë të godasin Kharkivin në veri-lindje të Ukrainës. BBC shkruan se guvernatori Oleh Synyehubov rapor...
Bota
3 Qershor 2022, 18:19
I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Një luftëtar vullnetar francez në Ukrainë është vrarë në luftime, ka njoftuar ministr...