Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Anija u ngrit në hapësirë për gati një orë, ndërsa u shkëput nga Toka ku dërgoi “zbarkuesin hënor”, të quajtur Peregrine, në rrugën e tij për në Hënë.
SHBA- Një raketë e re ka nisur fluturimin, si misioni i parë i uljes hënore i nisur nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 1972. Raketa e quajtur Vulcan Centaur, një model i zhvilluar nga “United Launch Alliance”, u lëshua në Stacionin e Forcave Hapësinore në Florida në orën 2:18 të mëngjesit të së hënës.
Anija u ngrit në hapësirë për gati një orë, ndërsa u shkëput nga Toka ku dërgoi “zbarkuesin hënor”, të quajtur Peregrine, në rrugën e tij për në Hënë.
Vetëm pas orës 3 të mëngjesit, anija kozmike u nda nga raketa dhe filloi udhëtimin e saj të ngadaltë drejt sipërfaqes hënore. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ajo mund të prekë Hënën më 23 shkurt të këtij viti.
Sipas një kontrate me NASA-n, Kompania “Astrobotic Technology” prodhoi anijen kozmike të quajtur Peregrine që personifikon skifterin, shpendin që fluturon më shpejt në botë.
“Kjo është një ëndërr … Për 16 vjet ne kemi kërkuar për këtë moment sot. Gjatë rrugës, ne patëm shumë sfida të vështira që duhej t’i kapërcenim dhe shumë njerëz dyshuan tek ne, por ekipi ynë dhe njerëzit që na mbështetën besuan në mision dhe krijuan këtë moment të bukur që po shohim sot”, tha John Thornton shef ekzekutiv i Astrobotic, gjatë një transmetimi në internet.
Thuhet se agjencia hapësinore pagoi “Astrobotic” 108 milionë dollarë për të zhvilluar Peregrine që të fluturojë në sipërfaqen e hënës.
Pelegrine do të transportojë 20 ngarkesa në hënë, pesë prej të cilave janë instrumente shkencore të NASA-s dhe 15 të tjerat vijnë nga një sërë klientësh të ndyshëm.
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij mund ta mposhtë Rusinë, me mbështetjen e vazhdueshme ...
Gaza GAZA- Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në grupin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7) janë duke kërk...
Foto ilustruese RUSI- Rusia i ka sulmuar rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri më 8 janar, duke i vrarë së pak...
Charles Michel Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka njoftuar se do të largohet herët nga posti i tij në mënyrë ...
Protesta e fermerëve GJERMANI- Bujqit gjermanë e filluan një javë protestash gjithëkombëtare duke i bllokuar rrugët me ...
Avion SHBA- Dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara (SHB) do të kryejnë stërvitje mbi q...
Foto ilustruese IRAN- Për shkak të luftërave të regjistruara vitet e fundit kriza të ndryshme janë regjistruar ...
Aharon Barak IZRAEL- Pas sulmeve dhe nisjes së luftës në rripin e Gazas gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do t&eu...
TB Joshua SHBA- BBC ka bërë publik dëshmi të shumta, të cilat flasin për abuzim dhe tortura nga themeluesi i një p...
Deti i Kuq IRAN- Transporti tregtar global gjithashtu ka hyrë në një spirale krize, duke ndikuar në zinxhirin global të furnizimit...