LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë

Ekipet e emergjencave në qytetin ukrainas Dnipro luftonin me flakët të shtunën pas një sulmi me dronë të forcave ruse.

8 Janar 2024, 14:40 Nga I.A
Zelenskyy: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij mund ta mposhtë Rusinë, me mbështetjen e vazhdueshme dhe në rritje të Perëndimit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, kjo deklaratë vjen ndërsa sulmi i Rusisë po i afrohet përvjetorit të tretë. Forcat ruse vazhduan ndërkaq sulmet me dronë dhe raketa, që sipas hetuesve ukrainas furnizohen tashmë nga Koreja e Veriut.

Ekipet e emergjencave në qytetin ukrainas Dnipro luftonin me flakët të shtunën pas një sulmi me dronë të forcave ruse. Forcat ajrore ukrainase njoftuan në rrjetin Telegram se patën shkatërruar gjatë natës 21 nga 28 dronët e nisur, por nuk përmendën edhe tre raketat me vetëdrejtim që ishin gjithashtu pjesë e këtij sulmi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh se vetëm me bashkëpunim të shtuar, mund të mposhtet agresioni rus.

“Për të krijuar një arsenal për mbrojtjen e lirisë, Evropës i duhet prodhim i përbashkët i armëve, shumë më tepër prodhim se tani. Shohim se ambiciet agresive të Rusisë mund të ndalen vetëm aty ku ka fuqi të mjaftueshme për t’i ndalur dhe ne mund ta ofrojmë një fuqi të tillë vetëm së bashku”, tha presidenti ukrainas gjatë një lidhjeje me video me Konferencën Vjetore Kombëtare për Shoqërinë dhe Mbrojtjen, të mbajtur në Suedi.

Kjo pikëpamje ishte shprehur më herët nga drejtuesi ukrainas për industrinë e mbrojtjes.

“Tashmë po përqëndrohemi që ta bëjmë Ukrainën arsenalin e botës së lirë. Po përqendrohemi që të prodhojmë të gjitha llojet e armëve dhe municioneve, që të tregojmë se mundemi t’i testojmë në fushëbetejë dhe t’i përmirësojmë gjatë luftës. Kjo është diçka me të cilën mund të kontribuojmë për botën e lirë”, tha Oleksandr Kamyshin, Ministër i Ukrainës për Industritë Strategjike.

Gjatë ditëve të fundit të vitit 2023 dhe ditëve të para të 2024-ës, Rusia ka nisur mbi 300 raketa dhe mbi 200 dronë në sulmet ndaj Ukrainës. Megjithëse deri më tani Rusia mbështetej tek përdorimi i dronëve iranianë, hetuesit ukrainas dhe Shtëpia e Bardhë thonë se tashmë Rusia ka filluar të fusë në përdorim raketat e furnizuara nga Koreja e Veriut. Ky zhvillim konsiderohet si një përshkallëzim domethënës. Rusia dhe Koreja e Veriut vazhdojnë ta mohojnë partneritetin e tyre.

Kjo nuk do të thotë megjithatë se Rusia ka hequr dorë nga futja në përdorim e raketave të saj konvencionale. Presidenti Zelenskyy tha se forcat ruse kanë goditur me raketat S-300 në rajonin Donetsk, duke vrarë të paktën 11 persona, gati gjysma e tyre fëmijë. Me sulmin rus tashmë pothuajse në vitin e tretë, Kievi vazhdon të kërkojë mbështetje materiale, ndërsa u bën thirrje partnerëve perëndimorë që ta shohin vendin si një hallkë qendrore për prodhimin e armëve.

Marrë nga VOA

volodymyr zelenskyy lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen