LIVE UPDATES
Bota

Pas takimit me Kurtin, Sarrazin: Të zbatohen marrëveshjet, Kosova të flasë për Asociacionin e Komunave Serbe

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin vizitoi Beogradin dhe Prishtinën për të rikonfirmuar përkushtimin e qeverisë gjermane për dialogun Kosovë-Serbi dhe Procesin e Berlinit.

15 Shtator 2022, 10:17 Nga d.a.
Pas takimit me Kurtin, Sarrazin: Të zbatohen marrëveshjet, Kosova
Sarrazin dhe Kurti

KOSOVË- Marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun Kosovë-Serbi duhet të zbatohen, ka kërkuar i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Sipas tij, procesi i dialogut ka bërë më shumë se 10 vjet, ka ardhur  koha kur kërkohen rezultate konkrete. Emisari gjerman erdhi të mërkurën mbrëmë në Prishtinë nga Beogradi, ku takoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. "Besoj se është e qartë progresi që duhet të arrihet në bisedime. Kemi disa marrëveshje që nuk janë përfundimtare. Duhet të ballafaqohemi me problemet që janë trajtuar në marrëveshjet e Brukselit. Në fund na duhet marrëveshja për normalizim të plotë të nënshkruar nga të dy palët", tha Sarrazin, gjatë një interviste për mediumin publik të Kosovës.

Njohja reciproke qëllim i dialogut

Sarrazin e shikon përmbushjn e marrëveshjeve të nënshkruara nga Kosova si pjesë të marrëveshjes finale. Nuk duhet të ketë mungesë të vullnetit për dialog, tha ai. I pyetur rreth qëndrimit të qeverisë gjermane për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi, Sarrazin tha se këtë e ka bërë të qartë kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz gjatë vizitës në Ballkan. "Nganjëherë pala serbe flet për njohjen në anën negative, por është bërë krejtësisht e  qartë nga vizita e kancelarit Scholz në rajon, se njohja është qëllimi dhe presim nga Kosova të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, u shpreh Sarrazin, sipas të cilit, "është thënë shumë qartë se kjo nuk përbën kërcënim ndaj shtetësisë së Kosovës”.

Kurti: Kosova ka treguar vullnet për dialog parimor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga ana e tij, tha në një njoftim të shkurtër për medie se "lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t'u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë'. "Qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit  pas takimit me Sarrazin.

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, tha se vizitoi Beogradin dhe Prishtinën para mbajtjes së Samitit në kuadër të Procesit të Berlinit në fillim të nëntorit i deklaruar nga kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz. Sipas kryeministrit të Kosovës, në takim me Sarrazin u bisedua për marrëdhëniet rajonale, ndërsa "u theksua rëndësia e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”.

Manuel Sarrazin ka shpresa nga samiti i Procesit të Berlinit në nëntor. "Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në nëntor, do të jetë një shenjë për të nxitur oreksin për këtë proces”. Manuel Sarrazin, vizitoi Beogradin dhe Prishtinën vetëm pak ditë pas vizitës së emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, i cili shoqërohej edhe nga dy këshilltarët e kancelarit Scholz dhe presidentit francez Macron. Sarrazin tha se "caktimi i këshilltarit gjerman që ta ndihmojë Lajçakun është mbështetje për dialogun” dhe sipas tij, "edhe në koalicionin brenda qeverisë gjermane, dialogu  është prioritet për qeverinë e Gjermanisë”. /DW/

manuel sarrazin albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj