LIVE UPDATES
Bota

Çfarë armësh janë dërguar deri tani në Ukrainë?

Britania e Madhe është vendi, i cili pas SHBA-së ka dërguar më së shumti armë në Ukrainë. Por Gjermania po shton numrin e armëve të dërguara.

15 Shtator 2022, 09:19 Nga d.a.
Çfarë armësh janë dërguar deri tani në
arme

UKRAINË-Britania e Madhe është vendi, i cili pas SHBA-së ka dërguar më së shumti armë në Ukrainë. Por Gjermania po shton numrin e armëve të dërguara.

SHBA

Paketa e fundit e ndihmave e Uashingtonit për forcat e armatosura të Ukrainës kap vlerën e 675 milionë dollarëve. Në paketën e 20-të të ndihmave amerikane gjenden 100 transporterë Humvee, për mbrojtjen e ushtarët ukrainas në front. Lartë në listën e armëve që dërgohen është edhe municioni për artileri HIMARS (High Mobility Artillery Missile Systems). Këto të dhëna i ka publikuar Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin, në takimin e pestë të të ashtuquajturit Grupi i Kontaktit të Ukrainës në fillim të shtatorit në bazën ajrore Ramstein në Gjermani. Është e paqartë nëse Uashingtoni po shqyrton edhe dërgimin e raketave me rreze të shkurtër ATACMS, të cilat mund të shkrepen nga sistemet HIMARS dhe kanë një rreze veprimi prej 300 kilometrash.

Dërgesat e planifikuara plotësojnë kapacitetet e dërguara muajve të fundit, për shembull me 36.000 copë municion për 24 pajisjet artilerike Howitzer. Ushtria ukrainase ka mundur ta përdorë këtë artileri prej korrikut për t'u përgatitur për rimarrjen e pjesëve të pushtuara nga Rusia në veri-lindje dhe pjesërisht në jug të Ukrainës. Me këto armë mund të goditen në mënyrë efikase kanalet ruse të furnizimit dhe depot e municionit.

"Paketa dimërore" e planifikuar tani përfshin pajisje shtesë për shikim natën, pajisje dimërore për ushtarët dhe 50 autoambulanca të blinduara. Në total, SHBA-ja ka dërguar deri tani 14.5 miliardë dollarë ndihmë për forcat ukrainase të sigurisë prej fillimit të pushtimit rus me 24 shkurt. "Fytyra e luftës” në Ukrainë po ndryshon, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, para përfaqësuesve të më shumë se 40 aleatëve që mbështesin Ukrainën me pajisje ushtarake, gjatë vizitës së tij të fundit në Ramstein. Shumë ushtarë ukrainas janë ende duke u vrarë përgjatë vijës së frontit, për shkak të mungesës së automjeteve të blinduara. Kjo rrit presionin në veçanti ndaj Gjermanisë. Ukraina ka kërkuar automjete të blinduara nga Berlini që nga marsi, si për shembull tanke "Marder".

Britania e Madhe

Ndryshe nga SHBA-ja, Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar shumë pak të dhëna për armët e dërguara në Ukrainë. Ngjashëm sikur HAIMRAS të SHBA-së, mendohet se edhe sistemet e artilerisë si M270 MLRS (Multiple Launch Rocket System) mund ta kenë ndihmuar Ukrainën në sukseset e fundit për rimarrjen e kontrollit në shumë zona të pushtuara nga Rusia.

Në fillim të qershorit, Londra njoftoi se kishte nisur një program të gjerë për të trajnuar ushtarët ukrainas për këto armë. Është e paqartë saktësisht se sa forca të armatosura ukrainase kanë kaluar ndërkohë programin e trajnimit britanik. Sipas qeverisë, duhet të kenë qenë "disa qindra" të cilët janë trajnuar kryesisht në sistemet e artilerisë - përveç MLRS, kjo vlen edhe për artileritë më të lehta Howitzer.

Analistët ushtarakë supozojnë se ky trajnim solli avantazhin vendimtar për forcat ukaainase, veçanërisht gjatë aksioneve të fundit në Ukrainën verilindore. Në fund të qershorit, në margjinat e samitit të NATO-s në Madrid, Londra njoftoi se po financonte blerjen e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore, dronëve dhe municioneve artilerike me vlerë prej 1 miliard £ (1.15 miliardë euro) për Ukrainën. Kjo e çon mbështetjen financiare të Londrës për Ukrainën në 3.8 miliardë £ (4.4 miliardë euro) këtë vit.

Gjermania

Edhe Berlini heziton të publikojë shifra të sakta për dërgesat e sistemeve më moderne të armëve. Thuhet se Ukraina ka marrë një numër të panjohur të sistemeve të radarëve të zbulimit të artilerisë "Cobra" nga industria gjermane, si dhe sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM. Pak më e saktë Ministria e Mbrojtjes është kur flet për dërgimin e 20 tankeve kundërajrore GEPARD, për të cilat Berlini në fakt merr shumë inkurajim nga SHBA dhe Ukraina.

Ekuipazhet ukrainase të këtij tanku kundërajror u trajnuan në Gjermani gjatë verës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, dorëzimi i dhjetë GEPARD të tjerë është në proces. Së bashku me Holandën, Gjermania dorëzoi dhjetë "Panzerhaubitz 2000" dhe mësoi ushtarët ukrainas në Gjermani se si t'i përdorin ato. Gjermania aktualisht po punon me një listë të furnizimeve ushtarake me 28 artikuj. 22 prej tyre i atribuohen industrisë gjermane, pra nuk janë pjesë e pajisjeve të Bundeswehr-it. Ndër to janë edhe 12 tanke malore, 16 shtresa të blinduara për ura BIBER, por edhe 200 kamionë, 12 pajisje të rënda për transport M1070 Oshkosh dhe 14 kamionë të tjerë me rimorkio.

Deri më sot, nuk ka pasur asnjë shenjë se Berlini do ta furnizojë Ukrainën me tanke luftarake nga rezervat e Bundeswehr-it, si për shembull tanku për luftë Leopard II. Kancelaria dhe Ministria e Mbrojtjes e kanë refuzuar deri tani edhe dërgimin e automjetit Marder, të cilin Kievi e ka kërkuar që herët nga Gjermania. Rreth 100 Marder gjenden aktualisht të parkuar në Flensburg, në një oborr industrial. Rezerva ka edhe tanke Leopard I, të cilat i ka kërkuar Kievi në pranverë. Sipas qeverisë federale, nga Gjermania janë dërguar pajisje të ndryshme në vlerë prej më shumë se 733 milionë euro, nga 1 janari deri më 5 shtator. Ndërsa në korrik kancelari Scholz ka premtuar edhe pajisje të tjera në vlerë prej më shumë se 500 milionë euro.

Vendet e tjera

Shikuar nga përformanca e tyre ekonomike, shtetet e Bashkimit Evropian, Estonia, Letonia, Polonia dhe Lituania kanë dërguar deri tani në Ukrainë më së shumti ndihma - si ushtarake ashtu edhe civile. Sidomos menjëherë pas fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt. Polonia i ka dorëzuar Kievit më shumë se 200 tanke të prodhimit sovjetik. Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht foli së fundi për marrëveshjet për të ashtuquajturin zëvendësim me Sllovakinë, Republikën Çeke dhe Greqinë. Këto vende do të marrin armë si zëvendësime nga Gjermania për armët që dërgojnë në Ukrainë./DW/

lufta ukraine-rusi armet e derguara ne ukraine

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty