15 Shtator 2022, 08:34
Nga d.a.
Salih Mustafa
KOSOVË- Vijon sot për të tretën ditë radhazi seanca ndaj ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë.
Në ditën e parë ishte prokuroia ajo që prezantoi argumentet përmbyllëse të çështjes ku në përfundim kërkoi 35 vite burg për Mustafvn për krime lufte. Ndërkohë ditën e djeshme në procesin gjyqësor mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka paraqur deklaratat përmbyllëse, para trupit gjykues në Hagë.
Avokati mbrojtës i të akuzuarit Salih Mustafa, Julius von Bone, në fillim të deklaratës përmbyllëse, mohon akuzat e prokurorisë. Ai tha se në këto akuza ndaj klientit të tij flitet edhe për një organizim të BIA-së, të përbërë nga 500 ose 600 pjestarë dhe që një njësit ka vepruar në Zllash, por Von Bone thotë se kjo nuk qëndron.
Po ashtu dje kanë dhënë deklaratat përmbyllëse edhe prokurori i rastit dhe avokatja e viktimave. Avokatja Anni Pues, gjatë seancës së djeshme tha se, në bazë të dëshmive të shumë deshmitarëve, i akuzuari mban përgjegjësi për ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor, vrasje, torturë dhe, sipas saj, ai duhet të ndëshkohet, ka raportuar TK.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës. Më 21 dhe 22 korrik 2022, Mbrojtja e Mustafës dhe Prokuroria i dorëzuan dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare ndërsa dhënia e deklaratave përmbyllëse është paraparë të bëhet në periudhën nga 13 deri më 15 shtator 2022 dhe më 16 shtator si ditë rezervë.
Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.
salih mustafa kosova ne hage julius von bone
Bota
15 Shtator 2022, 08:19
d.a.
DASH
UASHINGTON - Sot, Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) sanksionoi dhjetë individë dhe d...
Bota
15 Shtator 2022, 08:12
A.B
Magdalena Andersson
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, ka thënë se do të japë dorëheqje, pasi Qeveria e saj ë...
Bota
15 Shtator 2022, 08:08
s.s
Alexander Lukashenko
BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë dhe aleati i Putinit, Aleksandër Lukashenko, përmes një videoje i cili ...
Bota
15 Shtator 2022, 08:02
A.B
Ushtare
Përleshjet kufitare në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë lënë të vdekur mbi 50 trupa ushtarake në...
Bota
15 Shtator 2022, 07:51
A.B
Momenti kur i bie te fiket
BRITANI E MADHE- Dhjetëra mijëra britanikë dhe jo vetëm që prej ditës së djeshme presin ...
Bota
15 Shtator 2022, 07:51
s.s
Yvon Chouinard
SHBA- Themeluesi miliarderi i kompanisë Patagonia, Yvon Chouinard, thotë se ia ka dhënë kompaninë e tij nj&eu...
Bota
15 Shtator 2022, 07:20
A.B
Zelensky
UKRAINË- Makina e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy është përfshirë në një aksident t...
Bota
15 Shtator 2022, 07:07
s.s
lufta ne ukraine
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qytetet dhe fshatrat e rimarra nga forcat ruse ishin shkatërruar, nd...
Bota
14 Shtator 2022, 23:09
I.A
Manuel Sarrazin dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, priti në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ...
Bota
14 Shtator 2022, 22:14
Foto ilustruese
Autoritetet në Kosovë thanë të mërkuren se ditëve të fundit janë përballur me sulme kibernetik...