LIVE UPDATES
Bota

Pendarovski: “Ballkani i Hapur”, ide e mirë por jo alternativë për BE-në

Ai i ka dhënë mbështetje "Procesit të Berlinit", i cili, sipas tij, mbështetet edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian.

30 Maj 2022, 14:30 Nga DOSJA

 

Pendarovski: “Ballkani i Hapur”, ide e mirë por jo
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar të hënën se nisma “Ballkani i Hapur” mund të jetë një ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin.

“Unë, që në vitin 2019 kam pasur rezerva lidhur me këtë nismë dhe i kam thënë se cilat janë ato, të mos jetë si alternativë e Bashkimit Evropian e kështu me radhë... Unë nuk kam problem me këtë nismë dhe këtë ua kam thënë edhe iniciatorëve të saj, pasi e shoh se nuk ka komponentë politike, apo në thelb nuk është alternativë për integrimet evropiane”, ka thënë Pendarovski në një deklaratë për mediat lokale në Shkup.

Ai i ka dhënë mbështetje "Procesit të Berlinit", i cili, sipas tij, mbështetet edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian.

"Procesi i Berlinit", iniciativë diplomatike e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, ka filluar në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.

“'Procesi i Berlinit' është më i mirë sesa 'Ballkani i Hapur'. Këtë e kanë vlerësuar edhe pjesa më e madhe e shteteve evropiane. Është qëndrim edhe i Bashkimit Evropian edhe i Komisionit Evropian. 'Ballkani i Hapur' duhet të jetë pjesë e 'Procesit të Berlinit', i cili duhet të shërbejë si ombrellë apo nismë për rajonin drejt integrimit evropian... Tani për tani, qëndrimi i KE-së është se të gjithë duhet të jenë në 'Procesin e Berlinit' dhe që të gjashtë shtetet e Ballkanit janë në këtë nismë, ndërsa tri janë pjesë e 'Ballkanit të Hapur'”, ka deklaruar Pendarovski.

Ai ka njoftuar se në takimet e radhës të iniciatorëve të "Ballkanit të Hapur" do të marrë pjesë edhe Mali i Zi, në cilësinë e shtetit vëzhgues, por që pretendon që bëhet vend anëtar.

“Mali i Zi me gjasë do të bëhet [anëtar] dhe këtë ma ka thënë kryeministri i ri, Dritan Abazoviq, në takimin që kisha në Davos, fillimisht si vëzhgues dhe në këtë cilësi vjen në Ohër. Më pas dëshiron të anëtarësohet. Kosova dhe Bosnja do të mbeten jashtë nismës”, ka deklaruar presidenti maqedonas.

Takimi i radhës i nismës “Ballkani i Hapur” do të mbahet në Ohër, më 7 dhe 8 qershor. Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale. Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk e mbështesin këtë iniciativë.

Ndërkohë, presidenti maqedonas, ka folur edhe për nismën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për komunitetin politik duke theksuar nevojën e më shumë informacioneve se për çfarë nisme bëhet fjalë apo nëse do të vlejë për të gjitha shtetet joanëtare të BE-së, apo vetëm për Ukrainën dhe dy shtetet tjera, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

“Ne në rajon duhet të dimë sa më shpejt se cila është përmbajtja e një propozimi të tillë. Është thënë se ideja ka dalë nga konferenca për të ardhmen e Evropës, por kjo nuk është e mjaftueshme pasi kjo nuk është thënë nga ndonjë ekspert, por nga presidenti i Francës dhe është mbështetur nga kancelari gjerman...".

Pendarovski ka shtuar se është e nevojshme të dihet nëse nisma e presidentit Macron "është vetëm për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, por jo edhe për Ballkanin Perëndimor...". Tutje, ai ka shprehur nevojën e qartësimit "nëse ideja [e Macronit]është vetëm për një treg të përbashkët, nëse do të ketë institucione politike, apo se a do kemi të drejtën e votës apo vetëm të drejtën e pranisë".

"Më shumë se 20 vjet po u flasim qytetarëve vetëm për NATO-n dhe BE-në dhe tani nuk mund t’u themi atyre shihni se tani ka diçka tjetër. Pra, me çfarë kredibiliteti dhe fytyre do të dalim dhe t’i gënjejmë prapë ata?”, ka deklaruar mes tjerash Pendarovski.

Më 9 maj, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, propozoi krijimin e një organizate të re politike, për të bashkuar vendet e kontinentit që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut./REL

Sondazh

Poll

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne