30 Prill 2024, 12:10
Nga M.B
Ndërtesa e Qeverisë së Serbisë në Beograd
SERBIA- Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviç, propozoi të hënën emrat e ministrave të rinj në kabinet. Siç paralajmëroi, Qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol. Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 - mes tjerash për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Shefi aktual i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratisllav Gashiç, deri më tash ministër i Policisë. Marko Gjuriç, ish-ambasador i Serbisë në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, do t’i bashkohet Qeverisë si ministër i Punëve të Jashtme. Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviç, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.
Millica Gjurgjeviç Stamenkovski, kryetare e partisë së djathtë, Zavetnici, do ta drejtojë Ministrinë për Përkujdesje Familjare. Kjo parti, deri më tani, ka vepruar në opozitë, por, pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, ka nisur bashkëpunim me Partinë Përparimtare Serbe, që ka pushtetin. Si partnere e saj në koalicion, do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale në Serbi, që do të mbahen më 2 qershor. Ministrat e rinj të Qeverisë serbe përfshijnë edhe ish-sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes, Nemanja Staroviç, si ministër i Punës, Darko Gllishiçin si ministër për Investime Publike dhe Dejan Ristiçin si ministër për Informim.
Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë do të rikthehet Zllatibor Llonçar, i cili nuk e ka mbajtur këtë post në përbërjen e kaluar, ndërsa Ministrinë e Kulturës do ta marrë Nikolla Selakoviç. Ministri i deritashëm i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviç, do ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë. Ministre e re e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale do të jetë Jellena Zhariç Kovaçeviç, ndërsa Adrijana Mesaroviç do të jetë ministre e Ekonomisë.
Sinisha Malli mbetet në krye të Ministrisë së Financave, ashtu si edhe Irena Vujoviç në postin e ministres së Ekologjisë dhe Dubravka Gjedoviç Handanoviç si ministre e Minierave dhe Energjetikës. Ministre e Drejtësisë mbetet Maja Popoviç dhe ministër i Ndërtimit mbetet Goran Vesiç. Tomisllav Momiroviç, po ashtu, ruan portofolin e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme.
Ministre për Integrime Evropiane mbetet Tanja Mishqeviç, ndërsa Sllavica Gjukiq Dejanoviç do të jetë sërish ministre e Arsimit. Jellena Begoviç do të jetë ministre e Shkencës edhe në këtë përbërje, ndërsa Millan Kërkobabiç do të vazhdojë ta udhëheqë Ministrinë për Përkujdesje ndaj Fshatrave. Udhëheqës i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve edhe në këtë mandat do të jetë Tomisllav Zhigmanov, ndërsa ministër i Sportit sërish Zoran Gajiç. Husein Memiç, ndërkaq, mbetet në krye të Ministrisë së Turizmit dhe Rinisë.
Përveç Nenad Popoviçit, Qeveria e re serbe do t’i ketë edhe katër ministra të tjerë pa portofol. Ata janë: Novica Tonçev, Gjorgje Milliqeviç, Usame Zukorlliç dhe Tatjana Macura. Tonçev dhe Milliqeviq, zyrtarë të Partisë Socialiste të Serbisë, ishin ministra pa portofol edhe në përbërjen e fundit të Qeverisë. Ish-ministrja e Kulturës, Maja Gojkoviç, u propozua për kryetare të Qeverisë Krahinore të Vojvodinës.
Vuçeviç tha se do t'i paraqesë kërkesë kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, për të caktuar një seancë më 1 maj, në të cilën do të paraqesë ekspozenë, planin e punës dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë së Serbisë. Qeveria e re e Serbisë merr detyrën pas zgjedhjeve të dhjetorit, të cilat me shumicë votash i fitoi Partia Përparimtare Serbe (SNS). Koalicionet e opozitës, Serbia kundër dhunës dhe NADA, e akuzuan koalicionin e udhëhequr nga SNS-ja për vjedhje në zgjedhje. Parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, krahinore dhe lokale, që u mbajtën më 17 dhjetor në Serbi, vunë në dukje edhe misionet vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore. Autoritetet, në anën tjetër, mohuan se ka pasur parregullsi të mëdha zgjedhore./ REL
qeveria serbe
Bota
30 Prill 2024, 11:40
I.A
Asteroid
SHBA- NASA nuk do të jetë në gjendje të mbrojë planetin tonë kundër një asteroidi në fund të...
Bota
30 Prill 2024, 10:27
M.B
Ali Ahmeti
MAQEDONIA E VERIUT- Qytetarët do të vendosin se kush do të jetë pjesë e Qeverisë në Maqedoninë...
Bota
30 Prill 2024, 08:25
M.B
Mini-hidrocentrali në lumin Kutska afër Andrijevicës, në Mal të Zi - Fotografi nga arkivi.
MALI I ZI- Biznesmeni amerikan me origj...
Bota
30 Prill 2024, 08:22
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Qeveria e Gjeorgjisë edhe një herë po teston durimin e Brukselit duke tentuar që të rip...
Bota
30 Prill 2024, 07:57
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Tre oficerë të forcave të rendit u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në qyt...
Bota
30 Prill 2024, 07:33
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Një sulm vdekjeprurës rus me raketa të hënën në portin e Odesës në Detin e Zi, shkaktoi vd...
Bota
29 Prill 2024, 22:50
E. D
foto ilustruese
GAZA- Prokurorët nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kanë intervistuar stafin nga dy spitalet më të mëdha t...
Bota
29 Prill 2024, 21:52
E. D
foto nga vendngjarja
KAROLINA E VERIUT- Disa zyrtarë policorë janë qëlluar në Charlotte të Karolinës së Veriut, ka ...
Bota
29 Prill 2024, 21:40
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Ministrat e vendeve të G7 kanë rënë dakord të mbyllin të gjitha fabrikat e tyre të qymyrit deri...
Bota
29 Prill 2024, 21:33
E. D
pamje nga vendngjarja
ODESA- Ushtria ruse nisi një sulm me raketa në qytetin e Odesas, ku si pasojë katër persona humbën jetë...