LIVE UPDATES
Bota

Rusia sulmon me raketa në Odesa, 4 të vrarë dhe 28 të plagosur

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, zoti Kiper tha se një nga fëmijët e plagosur është një djalë 12-vjeçar dhe se goditja dëmtoi disa shtëpi dhe i vuri flakën një ndërtese të madhe që ai tha se ishte një akademi.

30 Prill 2024, 07:33 Nga M.B
Rusia sulmon me raketa në Odesa, 4 të vrarë dhe 28 të
Foto ilustruese

UKRAINA- Një sulm vdekjeprurës rus me raketa të hënën në portin e Odesës në Detin e Zi, shkaktoi vdekjen e të paktën katër personave dhe plagosjen e të paktën 28 të tjerëve, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë. Katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper. Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, zoti Kiper tha se një nga fëmijët e plagosur është një djalë 12-vjeçar dhe se goditja dëmtoi disa shtëpi dhe i vuri flakën një ndërtese të madhe që ai tha se ishte një akademi.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përcolli ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit nga sulmi dhe tha se ata që u plagosën po marrin kujdes mjekësor. Ai përsëriti thirrjen për dërgimin urgjent të armëve nga aleatët.

"Ndihma e shpejtë dhe mbrojtja e jetëve janë ato që na bëjnë të gjithëve në Ukrainë që të vazhdojmë qëndresën," tha ai.

Zelenskyy tha se bisedoi të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbi rëndësinë e dërgimit në kohë të armëve në Ukrainë.

“Vendimet e marra në kohën dhe masën e duhur për mbrojtjen ajrore për Ukrainën, janë ato që na duhen tani për të mbrojtur jetë”, tha ai.

Gjatë vizitës në Kiev, zoti Stoltenberg tha se aleatët "po punojnë me intensitet për të përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës". Zoti Stoltenberg tha në një konferencë shtypi me zotin Zelenskyy, se pavarësisht humbjeve të Ukrainës, nuk është "shumë vonë" që vendi të fitojë luftën kundër Rusisë, nëse merr me shpejtësi armët. Ai kritikoi vonesën disamujore në ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, duke shtuar se vonesa të tilla kishin "pasoja serioze në fushën e betejës". Shefi i NATO-s pranoi se edhe vendet e tjera anëtare të aleancës nuk kanë arritur të përmbushin në kohën e duhur atë që i premtuan Ukrainës.

“Mungesa e municioneve i ka lejuar rusët të përparojnë përgjatë vijës së frontit”, tha zoti Stoltenberg.

Sekretari Stoltenberg vizitoi Ukrainën, ndërkohë që Rusia tha se kishte pushtuar dy fshatra ukrainas në rajonin e Donetskut brenda 24 orëve, ndërsa municionet dhe forcat e Kievit po tkurren në vijën e frontit. Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë janë në garë me kohën për të dislokuar ndihma të reja kritike ushtarake që të mund të frenojnë forcat ruse në zonat lindore, si dhe të zmbrapsin sulmet me dronë dhe raketa. Presidenti Zelenskyy tha se furnizimet e reja perëndimore kanë filluar të mbërrijnë, por ngadalë.

“Ky proces duhet të përshpejtohet”, tha ai, duke shtuar se disa paisje kanë filluar të arrijnë, por nuk pranoi të jepte hollësi.

Ndihma kritike ushtarake e SHBA-së u vonua për gjashtë muaj nga mosmarrëveshjet politike në Uashington dhe prodhimi i pajisjeve ushtarake të Evropës nuk ka mundur të përballojë nevojat. Javën e kaluar, presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin për një paketë ndihme shtesë prej 95 miliardë dollarësh të miratuar nga Kongresi, prej të cilave 61 miliardë dollarë për Ukrainën. Zoti Biden tha se dërgimi i ndihmave ushtarake do të fillojë "menjëherë"./ VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet