LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të dronëve

Ukraina është përballur me sulme të përditshme me dronë dhe raketa nga Rusia. Sulmet ruse kanë vënë në shënjestër qytete të shumta dhe objekte të infrastrukturës energjetike.

29 Prill 2024, 21:27 Nga E. D
Zelenskyy: Ukraina po punon për përmirësimin e programit të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të hënën se vendi i tij po punon për të përmirësuar programin e dronëve, ndërsa vendi po lufton kundër agresionit rus që nisi para më shumë se dy vjetësh.

Deklarata e tij u bë një ditë pasi ai u bëri sërish thirrje aleatëve për të dërguar në Ukrainë sisteme të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’, “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ukraina është përballur me sulme të përditshme me dronë dhe raketa nga Rusia. Sulmet ruse kanë vënë në shënjestër qytete të shumta dhe objekte të infrastrukturës energjetike.

“Jemi ende në pritje të furnizimeve që iu premtuan Ukrainës”, tha zoti Zelenskyy në fjalimin e përditshëm të dielën që zakonisht e publikon në mbrëmje. “Presim dërgesat që mund të ndryshojnë situatën në fushën e betejës në të mirë të Ukrainës”, shtoi ai.

Presidenti Zelenskyy tha se kishte folur me udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratin Hakeem Jeffries dhe falënderoi Kongresin për miratimin e ndihmës ushtarake me vlerë 61 miliardë dollarë për Ukrainën.

“Në bisedën time me zotin Jeffries unë theksova që sistemet ‘Patriot’ janë të nevojshëm dhe ato duhet të sigurohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi presidenti ukrainas.

Zoti Jeffries shkroi në rrjetin social X se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin ukrainas në luftën tuaj të guximshme kundër agresionit rus”.

Ushtria ukrainase, që është shumë më e vogël se ajo ruse, po tërhiqet nga pozicionet e saj në Ukrainën lindore, ndërsa trupat ruse po përparojnë drejt perëndimit, tha të dielën gjeneralkoloneli ukrainas Oleksandr Syrskyi.

Ai tha se trupat e Kievit janë kthyer në pozicione të reja në perëndim të tre fshatrave në frontin lindor ku Rusia ka përqendruar forca të konsiderueshme.

“Situata në front është përkeqësuar”, shkroi gjenerali ukrainas në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve ‘Telegram’, duke thënë se zonat “më të vështira” ishin në perëndim të Maryinkas së pushtuar dhe në veriperëndim të Avdiivkas, një qytet i rëndësishëm strategjik i pushtuar nga forcat ruse në muajin shkurt.

Në zonat e frontit lindor të Ukrainës në rajonet Donetsk dhe Kharkiv janë zhvilluar përleshje të ashpra në javët e fundit, ndërsa forcat ruse bëjnë përpjekje të fitojnë përgjatë vijës së frontit prej më shumë se 1000 kilometrash. Mungesat e municioneve dhe personelit kanë penguar gjithnjë e më shumë mbrojtjen e Ukrainës, sipas Institutit për Studimin e Luftës, një organizatë me bazë në Uashington.

Instituti, megjithatë, vlerësoi se pavarësisht përparimeve ruse, nuk ka gjasa që linjat mbrojtëse të Kievit të shemben.

Gjenerali ukrainas Syrskyi shprehu shpresën që sapo Shtetet e Bashkuara të fillojnë furnizimin me armët e premtuara në kuadër të ndihmës ushtarake që javën e kaluar u nënshkrua nga Presidenti Biden, situata do të stabilizohet në fushën e betejës.

Ai tha gjithashtu se brigada të reja ukrainase po zëvendësonin njësitë më të hershme që kishin pësuar humbje në ato zona. Disa informacione për këtë raport janë siguruar nga agjencitë e lajmeve ‘Reuters’, ‘Associated Press’ dhe ‘Agence France-Presse’./VOA

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron