LIVE UPDATES
Bota

“Përçarëse”, “inatçore”, “notere e Kurtit”, kritikohet ashpër presidentja Osmani për fjalimin vjetor në Kuvend

Këto kritika kanë bërë që shefes së shtetit t`i jepen epitete të ndryshme nga zyrtarë të opozitës dhe njohës të rrethanave politike në vend.

15 Dhjetor 2022, 19:33 Nga I.A
“Përçarëse”, “inatçore”,
Vjosa Osmani

KOSOVË- Adresimi vjetor i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Kuvendin e Kosovës ka nxitur reagime të shumta. Ndonëse fjalimet vjetore të presidentëve në Kuvend janë ngjarje ceremoniale, Osmani nuk ka hezituar të kritikon opozitën dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Këto kritika kanë bërë që shefes së shtetit t`i jepen epitete të ndryshme nga zyrtarë të opozitës dhe njohës të rrethanave politike në vend.

Sipas tyre, fjalimi i shefes se shteti para deputetëve ka dëshmuar se ajo nuk përfaqëson unitetin e popullit, ashtu siç parasheh Kushtetuta e Kosovës. Më e ashpër në reagim ka qenë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Në një status në profilin e saj në “Facebook”, Musliu është marrë edhe me pamjen e saj.

“Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por mëqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj: A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atê në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiqore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtëse deri në palcë! Me qe paske hyrë të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg. Ti mund të jesh çkado përveç presidente.”, ka shkruar ajo.

Edhe aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se presidentja Osmani ka keqpërdorur institucionin në krye të të cilit është.

“Fjalimi i saj u përcoll me shumë pasaktësi historike, gjuhë propaganduese dhe mungesë etike kur sulmoi oponentët politik të cilët sot janë të burgosur. Sulmimi i atyre që nuk kanë sot mundësi të flasin, sepse padrejtësisht po gjykohen për luftën çlirimtare, nga karriga e presidencës nuk ka gjest më të ulët dhe ky është dëmi që po i bëhet tregimit për Kosovën, dhuratë nga presidentja. Në vend se ta vendoste tërë pushtetin e saj në shërbim të mbrojtjes së krerëve të UÇK-së dhe kundër këtij procesi politik, me shumë shkelje, ajo keqpërdorë karrigen. Ky veprim quhet luftë për pushtet”, ka thënë Rrusta për gazetën Nacionale.

Ajo ka thënë se e para e vendit e përshkruan luftën çlirimtare në mënyrë të përçudnuar.

“Osmani nuk përmbahet dot prej padurueshmërisë që ka ndaj Thaçit e Veselit, dhe luftës së armatosur. Ajo e përshkruan luftën e armatosur në mënyrë të përçudnuar. S’ka si i ikë faktit historik, prandaj vendosë ta manipulojë atë. Tutje fjalimi i Presidentes na solli ndërmend që ende mbetët pa një agjendë të vetën. E reduktuar komplet në zëdhënëse të Qeverisë. Deklarimet që i kemi dëgjuar nga Kurti, Konjufca e Haxhiu sot i dëgjuam edhe një herë në formën e tyre të përmbledhur nga zëri i presidentes”, ka thënë ajo.

Rrusta ka kritikuar presidenten edhe pjesën e fjalimit ku ajo ka folur për feminizmin. “Një gjë që nuk i rri presidentes është flamuri i feminizmit. Në njërën anë mbron ligjërimin dominant, ndërsa kur vije tema tek femicidi dhe çështjet me bazë gjinore, ajo tenton të arrnohet me nocione, fjalor e shpjegime gjysmake, të huaja për të. Presidentja bie në kundërshtim me vetën. Nuk mund të jemi për barazi dhe të drejtat e njeriut edhe të përkrahim liderë autoritarë e politika segreguese”, ka thënë Rrusta, duke thënë se fjalimi i saj ishte tendencioz.

Ndërsa, Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se adresimi vjetor i shefes se shtetit dëshmon se ajo është epiqendra e përçarjeve politike në Kosovë. “Fjalimi për fundvit i Presidentes Osmani edhe një herë dëshmon se ajo është epiqendra e përçarjeve politike në Kosovë. Presidentja Osmani ka shkelur tri herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pasi ka parë që mbështetja popullore e saj ka rënë për tokë, Presidentja Osmani i rikthehet teknikave primitive të akuzave kundër oponentëve politikë!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Presidente me vota të blera

Si reagim ndaj fjalimit të saj, disa njohës të rrethanave politike në vend ia kanë kujtuar presidentes Osmani mënyrën se si është zgjedhur presidente e vendit. Politologu Shkodran Ramadani ka thënë se Osmani është bërë presidente me vota të mafisë së betonit. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prej se është bërë Osmani presidente Kosova nuk është njohur nga asnjë shtet.

“E vërteta e politikës së jashtme të Kosovës është në kundërshti të plotë me propagandën e Vjosa Osmanit. Kosova ka pasë politikë të jashtme në vitet '90. Ka pasë gjatë luftës. Ka pasë pas luftës. Ka pasë në kohën kur është shpallë pavarësia. Ka pasë edhe pas pavarësisë, më të cilën Kosova ka siguruar 116 njohje. Ndërkohë, prej kur Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente me vota të blera nga Mafia e Betonit dhe nga Lista Srpska dhe qëkur Ministre e Jashtme është bërë Donika Gërvalla, e njohur edhe si Ministrja e Gafeve dhe Skandaleve, Kosova nuk e ka marrë asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe ka degraduar raportet me shtetet aleate”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, sot politika e jashtme është në duar të sharlatanëve.

“Për më tepër, më shumë se një vit i ka lënë ambasadat e Kosovës nëpër botë të zbrazëta, vetëm për t'i kolonizuar më pas me militantë partiakë. Është mëkat që politika e jashtme, e cila me angazhim, përkushtim e strategji ndërtoi aleancat e shumta e të forta në tri dekadat e fundit, sot është në duart e një qeverie të miopëve, sharlatanëve dhe atyre që atdheun e shohin veç trampolinë për karriera personale”, ka shkruar ai.

Ndërsa, analisti politik Imer Mushkolaj shefen e shtetit e ka cilësuar si inatçore. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se e para e vendit sot në Kuvend e ka shfry mllefin e saj.

“Presidentja inatçore e paska shfry mllefin sot n'parlament. Ta merr mendja krejt bota i ka faj”, ka shkruar Mushkolaj.

Adresimi i presidentes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin e saj vjetor para deputetëve, ka folur për sfidat që Kosova ka pasur në këtë vit dhe punën që institucionet kanë bërë në tejkalimin e tyre. Në fjalimin e saj të gjatë, ajo ka folur edhe për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim me përmasa agresioni së fundi është shpërfaqur nëpërmjet idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë. Por, Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës mori fund një herë e përgjithmonë më 12 qershor 1999. Në vitin 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste te Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i tyre”, ka thënë ajo.

Pjesa e fjalimit që ka nxitur më së shumti kritika, është ajo ku e para e vendit flet për politiken e jashtme.

Osmani ka thënë se politika e jashtme është e fokusuar në interesin e Kosovës e jo të interesave të ngushta individuale. “‘Kosova nuk ka politikë të jashtme’, po thonë ca zëra. Natyrisht që Kosova ka politikë të jashtme. Në fakt, më në fund, Kosova ka politikë të jashtme. Por, po ju tregoj se çfarë nuk ka Kosova tani: Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime me Serbinë e me Rusinë me qëllim të interesave individuale, nuk ka udhëheqës që Kosovën e krahasojnë me Nagorno Karabakh e me Abkhazi e me Krime. Koha e tregtarëve të kufijve ka perënduar njëherë e përgjithmonë!”, ka thënë Osmani.

Fjalimi i presidentes Osmani në Kuvend është braktisur nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK. Në sallë ka qëndruar deputetët e LDK-ja dhe ata të koalicionit qeverisës.

Marrë nga Nacionale

vjosa osmani teutë rrusta ganimete musliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj