LIVE UPDATES
Bota

Perëndimi skeptik ndaj propozimit të Kinës për armëpushim në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Kina nuk kishte dhënë një plan paqeje, por vetëm disa parime.

24 Shkurt 2023, 14:04 Nga k.m.
Perëndimi skeptik ndaj propozimit të Kinës për
Foto ilustruese

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të premten u tregua i matur ndaj një propozimi të Kinës për një armëpushim në Ukrainë, duke thënë se Pekini nuk ka shumë besueshmëri si ndërmjetës.

"Kina nuk ka shumë besueshmëri sepse nuk ka qenë në gjendje të dënojë pushtimin e paligjshëm të Ukrainës", u tha ai gazetarëve në Talin të Estonisë, duke shtuar se Pekini kishte nënshkruar një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin vetëm disa ditë para pushtimit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Kina nuk kishte dhënë një plan paqeje, por vetëm disa parime.

"Ju duhet t'i shihni ato (propozimet e Kinës) në një sfond specifik, dhe ky është sfondi që Kina tashmë ka marrë anën (e Rusisë) duke nënshkruar, për shembull, një miqësi të pakufizuar menjëherë përpara pushtimit", theksoi ajo.

"Kështu që ne do t'i shikojmë parimet, natyrisht, por do t'i shikojmë ato në sfondin që Kina ka marrë një anë të caktuar", shtoi ajo.

Në përvjetorin e luftës në Ukrainë, Kina bëri thirrje për një armëpushim midis Kievit dhe Moskës dhe hapjen e bisedimeve të paqes, përmes një propozimi prej 12 pikash, për t'i dhënë fund luftimeve që filluan një vit më parë. Pekini pretendon se ka një qëndrim neutral në luftë, por Kina ka thënë gjithashtu se ka një "miqësi të pakufizuar" me Rusinë dhe ka refuzuar të kritikojë pushtimin e saj në Ukrainë, apo edhe t'i referohet si pushtim. 

Vendi ka akuzuar Perëndimin për provokimin e konfliktit dhe se po i "hedh benzinë zjarrit" duke i ofruar Ukrainës armë mbrojtëse.

Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, kanë thënë se Kina mund të përgatitet t'i ofrojë Rusisë ndihmë ushtarake, diçka për të cilën Pekini thotë se i mungojnë provat. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Ëang Ëenbin e ka quajtur akuzën "asgjë më shumë se gënjeshtër dhe shpifje". Perëndimi ka shprehur dyshime nëse Kina mund të shihet si një ndërmjetës i ndershëm.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price ka thënë të enjten se SHBA do të rezervonte gjykimin mbi propozimin, porse besnikëria e Kinës ndaj Rusinë nënkupton se ajo nuk është një ndërmjetës neutral.

“Ne nuk do të donim të shohim asgjë më shumë se një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme ... por ne jemi skeptikë se raportet për një propozim si ky do të jenë një rrugë konstruktive”, tha ai.

Stoltenberg dhe von der Leyen udhëtuan për në Talin për të përkujtuar ditën e Pavarësisë së Estonisë së bashku me kryeministren Kaja Kallas. 24 shkurti shënon përvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.

Teksa lufta në Ukrainë hyri në vitin e saj të dytë, Kallas u kërkoi partnerëve të BE-së dhe NATO-s të siguronin prokurimin e përbashkët të armëve dhe municioneve për Ukrainën./REL

jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj