LIVE UPDATES
Bota

Frikë dhe shpresë: Jeta e shqiptarëve në Ukrainë 1 vit pas fillimit të luftës

Këtë ditë, në orët e hershme të mëngjesit dhe e trishtuar nga zhurma e sirenave, ajo u nis së bashku me djalin e saj, atë kohë tre vjeç, në perëndim të Ukrainës, me shpresë për t’u larguar nga Ukraina përmes kufirit të Polonisë për në Gjermani.

24 Shkurt 2023, 13:18 Nga k.m.
Frikë dhe shpresë: Jeta e shqiptarëve në Ukrainë 1 vit
Foto ilustruese

Largim nga shtëpia, ndarje me familje e biseda të vështira me fëmijët për luftën janë përvojat e disa qytetarëve ukrainas me prejardhje shqiptare, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ata kanë rrëfyer për Radion Europa e Lirë, se si u është ndryshuar jeta prej një viti. Ndonëse dikur e kishte përditshmëri, për Nelli Syupyurin tani është ditë e veçantë sa herë i bie të veshë rrobat e vallëzimit.

Me profesion koreografe, Syupyur jetonte në rajonin e Odesës, në jugperëndim të Ukrainës deri më 24 shkurt të vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Nelli Syupyur dhe djali i saj në Gjermani.

Këtë ditë, në orët e hershme të mëngjesit dhe e trishtuar nga zhurma e sirenave, ajo u nis së bashku me djalin e saj, atë kohë tre vjeç, në perëndim të Ukrainës, me shpresë për t’u larguar nga Ukraina përmes kufirit të Polonisë për në Gjermani.

“Në ditën kur filloi lufta ne u ngritëm, deshëm të marrim para nga banka, por ishte mbyllur. Nuk kishim para në xhep, nuk kishim çfarë të hanim gjatë rrugës”, kujton Syupyur. Për të arritur te kufiri, asaj iu desh të ecë edhe në këmbë.

Bashkëshorti i saj, një ushtarak në pension, qëndroi prapa për t’iu bashkuar sërish ushtrisë së Ukrainës, në mbrojtje të vendit.

Nelli Syupyur dhe djali i saj rrugës për t’u larguar nga Ukraina në shkurt të vitit 2022.

Djalit nuk mundi t’ia fshihte atë që po ndodhte, ndonëse mundohej të qëndronte e fortë.

“Ai i kuptoi të gjitha. Kur ishim pranë kufirit të Ukrainës ai më tha: Nënë ngrihu, duhet të rrish në këmbë. Ai flet për luftën, për raketat, për njerëzit në Odesa dhe që nuk ka pasur drita, ai të gjitha i dinte”.

Syupyur është një nga mijëra personat me origjinë shqiptare që besohet se janë shpërngulur në Ukrainë nga Ballkani qindra vite më parë. Ata janë të vendosur kryesisht përreth zonës së Odesës dhe shumica e kanë ruajtur gjuhën dhe traditat shqipe.

Komuniteti shqiptar nëpër gjithë botën, sipas Syupyurit, ka qenë ndihmë e madhe për të, pasi ishte ai që e ndihmoi të zhvendoset në Gjermani.

“Shkuam te një familje gjermane shumë e mirë. Djali ishte i lumtur”, tregon Syupyur që aktualisht po jeton në qytetin Gisen në Gjermani që nga 26 shkurti i vitit të kaluar.

Më vonë, ajo nisi të jetojë vetëm. Programet sociale në Gjermani ia sigurojnë asaj akomodimin dhe ushqimin.

Nelli Syupyur duke u përgatitur për një shfaqje në Gjermani, ku është zhvendosur me djalin e saj të vogël.

Megjithatë, Syupyur thotë se i mungon shumë puna e saj e përditshme, meqë në Ukrainë ishte pronare e disa shkollave të vallëzimit.

“Tani bëj koncerte për bamirësi në ansamblin e Ukrainës. Dal në skena për ansamblin e Ukrainës që u mblodh këtu pas nisjes së luftës”, tregon koreografja.

Ndonëse jeta në Gjermani, sipas Syupyurit, është e sigurt dhe e rehatshme, ajo thotë se e ka peng sigurinë e burrit të saj që po lufton kundër trupave ruse në Ukrainë.

“Ndonjëherë flasim, një minutë apo dy maksimumi. Një herë në javë apo dy javë. Vetëm më shkruan: Jam gjallë Nelli, mos ki merak. Kur ka momente që mund të flasë me kamera, djali është shumë i lumtur”, tregon ajo.

Nelli Syupyur me djalin e saj me rroba kombëtare shqiptare.

Para se të niste lufta, ajo së bashku me bashkëshortin kishin pasur plane të vinin në Shqipëri dhe të hapnin edhe këtu shkollë vallëzimi. Me dëshirë për të përforcuar mësimin e gjuhës shqipe, Syupyur ka udhëtuar e jetuar për një kohë në Tiranë, katër vjet më parë. Këtu lindi edhe djalin.

“Planet m'i prishi lufta. Më prisnin shumë njerëz në Shqipëri dhe në Kosovë. Shpresoj të shkoj në Kosovë e Shqipëri, t’i shoh miqtë që më shkruajnë shumë”, thotë ajo.

Siç thotë Syupyur, ky vit ishte ndër vitet më të gjata të jetës së saj, por është optimiste se situata do të përmirësohet.

“Çdo ditë ngrihem dhe them se mund të mbarojë lufta. Po kush e di, askush nuk e di”.

Por, nga Ukraina nuk pati mundësi të largohej një tjetër shtetas ukrainas me prejardhje shqiptare, Maxim Kirchev nga kryeqyteti ukrainas, Kiev.

Maxim Kirchev me familjen e tij pasi u largua nga Kiev në fillim të luftës.

Edhe pse është konsideruar i aftë për luftim, ai nuk u angazhua në ushtri pasi kishte mungesë të përvojës dhe shkollimit ushtarak. Kirchev, 40-vjeçar, së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshorten, u nis për në perëndim të Ukrainës, në ditën e parë të fillimit të luftës.

“Kishte shumë trafik në ditët e para. Fatmirësisht, fëmijët ishin të përgjumur”, e kujton Kirchev atë ditë të përcjellë me sirena paralajmëruese për sulme ajrore.

Për disa muaj, ai qëndroi në Ivano-Frankivsk, një qytet në perëndim të Ukrainës, ku jetonte familja e bashkëshortes së tij, Ludmilla. Megjithatë, në fund të gushtit ata vendosën të kthehen në Kiev, kur konsideruan se situata ishte paksa më e qetë.

Maxim Kirchev me familjen e tij duke u rikthyer në Kiev në fund të gushtit 2022.

“Fëmijët ishin shumë të lumtur, sepse ju kishin munguar lodrat e tyre, shtretërit e tyre. Gjithmonë është kënaqësi për ta t’i vizitojnë gjyshërit, por kur nuk ke qenë në shtëpi për shumë gjatë, të mungon gjithçka”, thotë ai.

Kirchev ka vazhduar të punojë në një kompani për telekomunikim ku kishte punuar edhe para luftës, por jeta e tyre, siç thotë ai, nuk është më njësoj.

“Nga fillimi i shtatorit, djali nisi shkollën në klasë të dytë dhe vajza në kopsht. Ata nisën të kuptojnë se si të veprojnë gjatë alarmeve për sulme ajrore. Ata kuptuan që duhet të shkojnë në vende të sigurta, në mes të ndërtesave sepse është më sigurt gjatë sulmeve me raketa”, tregon Kirchev.

Ndonëse apartamenti i tij nuk është shkatërruar, Kirchev tregon se patën momente shumë të frikshme.

“Ne po e menaxhojmë jetën me vështirësi. Një herë fëmijët u frikësuan, pasi një raketë goditi një lokacion 400 metra nga shtëpia jonë. U frikësuan sepse ishte një shpërthim shumë i zhurmshëm”, tregon ai.

Përveç frikës për jetën e tyre, ai thotë se po jetojnë si pezull pa pasur shumë kontroll mbi atë se çfarë mund të ndodhë të nesërmen.

“Qëndrimi ynë karshi disa gjërave ka ndryshuar në atë se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. Tani nuk mund të planifikojmë për muajt përpara. Nuk mund të ndërtojmë plane për vitet apo muajt që vijnë”, thotë ai.

“Ne shpresojmë që lufta të mbarojë dhe Rusia të mposhtet. Ata duhet të marrin ushtarët e tyre dhe të largohen”, shton Kirchev.

Sipas zyrës për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara në të dhënat që i kanë publikuar më 23 shkurt të vitit 2023, më shumë se 8000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin. OKB-ja tha se kjo shifër është vetëm “maja e ajsbergut” pasi besohet se mijëra të tjerë kanë vdekur./

lufta ukraine-rusi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet