LIVE UPDATES
Bota

Borrell: Uria, armë lufte e Izraelit në Gazë

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian akuzuan Izraelin që po përdor urinë si armë lufte në Gazë, ndërsa ligjvënës të lartë amerikanë kritikuan ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke kërkuar zgjedhje të reja në Izrael.

18 Mars 2024, 14:29 Nga M.B
Borrell: Uria, armë lufte e Izraelit në Gazë
Josep Borrell

BRUKSEL- Ushtria e Izraelit njoftoi të hënën se po kryen një operacion në spitalin Shifa, në qytetin e Gazës. Dëshmitarët thanë se sulme ajrore goditën zonën përreth spitalit dhe se tanket janë vendosur pranë tij. Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian akuzuan Izraelin që po përdor urinë si armë lufte në Gazë, ndërsa ligjvënës të lartë amerikanë kritikuan ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke kërkuar zgjedhje të reja në Izrael. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Admirali Daniel Hagari njoftoi të hënën se njësitet izraelite e ndërmorën aksionin ndaj spitalit për shkak se zyrtarët e Hamasit e përdorin spitalin si qendër nga komandojnë sulmet kundër Izraelit.

Dëshmitarët flasin për sulme ajrore dhe tanke të vendosura pranë spitalit, të cilin Izraeli e bastisi edhe në nëntorin e vitit të kaluar, duke nxitur reagim ndërkombëtar. Por, kryeministri izraelit e hodhi poshtë trysninë ndërkombëtare të dielën duke u zotuar se Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj militantëve të Hamasit në qytetin e Rafahut, pranë kufirit me Egjiptin, përkundër planeve për të rifilluar bisedimet për armëpushim në Katar gjatë ditëve në vijim.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti “krejtësisht të pavend” deklaratën e javës së kaluar të udhëheqësit të shumicës demokrate në Senatin amerikan, Chuck Schumer, zyrtari më i lartë amerikan me prejardhje hebre, që bëri thirrje për zgjedhje të reja në Izrael, duke theksuar se kryeministri Netanyahu “e ka humbur rrugën” me bombardimin e Gazës.

“Ne nuk jemi ‘republikë bananesh’. U takon banorëve të Izraelit të caktojnë kohën e mbajtjes së zgjedhjeve dhe të përcaktojnë se kë do të zgjedhin. Kjo nuk mund të na imponohet. Është gabim të përpiqesh zëvendësosh udhëheqësit e zgjedhur të një demokracie simotër dhe të një aleati të afërt amerikan në çdo kohë, por veçanërisht në kohë lufte,” deklaroi Netanyahu.

Gjatë një takimi me kabinetin e tij, ai shtroi pyetjen retorike nëse bashkësia ndërkombëtare e ka harruar sulmin e Hamasit në jug të Izraelit me 7 tetor, që la 1,200 të vrarë dhe 250 të rrëmbyer. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi njoftuan se kundërpërgjigja izraelite deri tani ka shkaktuar vdekjen e 31,600 personave, shumica dërmuese e të cilëve gra dhe fëmijë, ka zhvendosur mbi gjysmën e popullatës 2.3 milionëshe të Gazës dhe ka shkatërruar plotësisht infrastrukturën dhe shtëpitë e enklavës. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell akuzoi të hënën Izraelin se po përdorë urinë si armë në Gazë.

“Nuk jemi në prag urisë në Gazë. Janë mijëra njerëz që vuajnë nga uria. Nuk mund të qëndrojmë mënajnë dhe t’i shohim palestinezët duke vuajtur për bukë. Çfarë duhet të bëjmë? Kjo uri nuk është katastrofë natyrore. Nuk është pasojë përmbytjesh apo tërmeti. Ajo është krijuar nga dora e njeriut. Nga kush? Le ta themi qartë, nga kush. Izraeli po provokon urinë. Qindra kamionë po presin të hyjnë në Gazë. Është vetëm çështje e vullnetit politik dhe Izraeli duhet t’i lejojë,” deklaroi ai

Kryeministri Netanyahu ka njoftuar se planifikon të evakuojë civilët nga Rafahu para fillimit të ofensivës tokësore, por nuk ka treguar se ku do t’i çojë ata. Një burim i afërt me bisedimet në Katar i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se drejtuesi i Mossadit, agjencisë izraelite të zbulimit, do të jetë pjesë e delegacionit që do të marrë pjesë në bisedimet me ndërmjetësit e Katarit, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara./ VOA

josep borrell

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj