LIVE UPDATES
Bota

Strategjia e re e Ukrainës: Gërmo, mbahu, gjej ushtarë, shpreso në armatim amerikan

Komandantët ukrainas po nxitojnë për të ndërtuar vija mbrojtëse të frontit – llogore, bunkerë, pengesa me gjemba kundër tankeve dhe mina fushore. Por, disa ekspertë thonë se këto vija mbrojtëse është dashur të ndërtoheshin muaj më parë.

18 Mars 2024, 12:52 Nga N.F
Strategjia e re e Ukrainës: Gërmo, mbahu, gjej ushtarë, shpreso
Foto ilustruese

UKRAINË- Rusët po përparojnë. Ukrainasit po gërmojnë. Disa javë pasi e arritën fitoren më të madhe në fushëbetejë pas gati një viti, pushtimin e qytetit industrial Avdivka, forcat ruse po çajnë përpara – në disa vende ngadalë, e në disa të tjerë me shpejtësi.

Komandantët ukrainas po nxitojnë për të ndërtuar vija mbrojtëse të frontit – llogore, bunkerë, pengesa me gjemba kundër tankeve dhe mina fushore. Por, disa ekspertë thonë se këto vija mbrojtëse është dashur të ndërtoheshin muaj më parë.

Ndërkohë, oficerët e logjistikës dhe rekrutuesit ushtarakë po bëjnë përpjekje të mëdha për të gjetur më shumë burra për t’i rifreskuar njësitë e dërrmuara dhe të asgjësuara. Gjendja në fushëbetejë është e zymtë për Ukrainën, thonë ekspertët, dhe mungesa e furnizimit me armatim nga Shtetet e Bashkuara po e bën gjendjen edhe më të zymtë. Rusia gëzon tani një përparësi dhe asgjë nuk ka mundësi ta ndryshojë atë në të ardhmen e afërt, paralajmërojnë analistët ushtarakë.

“Për forcat ukrainase, gjendja mbetet e vështirë, si pasojë e shumë faktorëve, siç janë: përpjekjet e vonshme për mobilizim, ndërtimi i fortifikatave të pamjaftueshme, hapat e gabuar gjatë luftimeve më 2023, dhe më e rëndësishmja, dështimi vendimtar i partnerëve për ta dhënë municionin e premtuar, me gjithë zotimet e mëhershme”, sipas një oficeri rezervë, i cili e udhëheq një organizatë të inteligjencës që është e lidhur me ushtrinë ukrainase, dhe i cili nuk mund të flasë publikisht për shkak të kufizimeve ushtarake.

“Është goxha keq, në të vërtetë”, tha Konard Muzyka, një analist i mbrojtjes nga Polonia, i cili i vizitoi disa vende në Ukrainë në afërsi të vijave të frontit javën e kaluar.

“Ukrainasit nuk janë në gjendje ta frenojnë dukshëm përparimin e rusëve”, tha ai për Radion Evropa e Lirë (REL).

“Rusët do të pushtojnë fshatra dhe vendbanime të reja ngadalë, por sigurt. Nuk do të jetë një fitore e shpejtë. Por, mendoj se mund të thuash se, tani për tani, ukrainasit nuk kanë qenë më të dobët se sot mbase prej verës së vitit 2022”, tha ai.

Në një anë të pushtimit rus, Ukraina ka pasur sukses të jashtëzakonshëm: në Detin e Zi. Në fushëbetejë është shumë më ndryshe. Arritjen më të madhe në fushëbetejë Ukraina e shënoi në disa muaj në vitin 2022, kur e çliroi rajonin e Harkivit në verilindje, dhe rajonin e Hersonit, në bregun perëndimor të lumit Dnejpër, në jug.

Vitin e kaluar, komandantët ukrainas - të udhëzuar nga këshilltarët perëndimorë, trajnuesit perëndimorë dhe inteligjenca perëndimore - synim parësor e patën ndërtimin e një strukture të re të forcës, e cila do t’i printe një kundërofensive ndaj trupave ruse.

Forcat ukrainase e nisën ofensivën në qershor të vitit të kaluar me urdhër të gjeneralit Valeriy Zaluzhniy, komandanti kryesor i ushtrisë së vendit në atë kohë, duke carë përpara në tri vende përgjatë vijës së frontit 1.200 kilometra të gjatë.

Kundërofensiva nuk shkoi mirë. Mbrojtja e Rusisë u dëshmua shumë më e fortë dhe më e sofistikuar sesa që kishin parashikuar komandantët ukrainas.

Kah fundi i vitit 2023, trupat ukrainase ngecën, siç pati sugjeruar Zaluzhniy në një shkrim të publikuar në The Economist. Tetorin e kaluar, ndërkohë, në Avdivkës, forcat ruse filluan të çajnë përpara për ta pushtuar qytetin e fortifikuar dukshëm, në mënyrë që të mos i lejonin forcat ukrainase të kërcënonin në kryeqytetin rajonal të Donjeckut, më pak se 20 kilometra në jug. Përpjekjet fillestare për t’i rrethuar forcat ukrainase, dështuan.

Kah janari, forcat ruse u riorganizuan dhe në javën që pasuan, me përdorim të shtuar të avionëve luftarakë dhe armëve të rënda, duke mos u lënë trupave ukrainase mundësi të mbrohen. Madje edhe njësi elitare ishin zhvendosur atje për të ndihmuar në vijën e mbrojtjes, por më 17 shkurt, komandantët ukrainas njoftuan se qyteti u pushtua dhe i tërhoqën forcat nga atje.

Prej se ra Avdivka, forcat ruse kanë carë përpara në perëndim, duke lëvizur me shpejtësi në ditët e para, por së fundmi, janë ngadalësuar. Ekspertët thonë se mbrojtja e ukrainase po organizohet dhe se forcat ruse po varen dukshëm nga sulmet e këmbësorisë, për shkak të humbjeve të mëdha të automjeteve të blinduara gjatë pushtimit të Avdivkës; disa vlerësojnë se Rusia i humbi më shumë se 600 pajisje të rënda si, tanke, automjete të blinduara për bartjen e personelit dhe transportues të këmbësorisë.

“Deri tani, armiku nuk ka qenë në gjendje t’i thyejë vijat e mbrojtjes në drejtim të Avdivkës. Por, ata po përpiqen vazhdimisht të çajnë përpara. Mbi të gjitha, ata tani po luftojnë kundër vendbanimit Orlivka. Këtu, ata po pësojnë humbje të mëdha, por prapëseprapë po vazhdojnë të luftojnë ditë e natë”, tha Maksym Zhorin, nënkomandant i Brigadës së Tretë Sulmuese të Ukrainës.

Të dhënat deri më 12 mars tregojnë se Orlivka, e cila shtrihet në veriperëndim të Avdivkës, është mposhtur nga forcat ruse. Forcat ruse po u bëjnë trysni ukrainasve edhe në Robotine, në rajonin e Zaporizhjas, në afërsi të Kupianskit në pjesën lindore të rajonit të Harkivit dhe në perëndim të Bahmutit.

Rreth një javë para rënies së Avdivkës, komanda kryesore e Ukrainës u trondit kur presidenti Volodymyr Zelensky e shkarkoi Zaluzhniyn. Ai u zëvendësua nga komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjenerali Oleksandyr Syrskiy.

Syrskiy e dha urdhrin përfundimtar për t’u tërhequr nga Avdivka. Zëvendësuesi i Syrskiyt si komandant i forcave tokësore, gjenerallejtënant Oleksandr Pavlyuk sugjeroi javën e kaluar se forcat ukrainase mund të jenë në gjendje ta kryejnë edhe një ofensivë këtë vit.

“Detyra jonë është ta stabilizojnë vijën e frontit, të shkatërrojmë sa më shumë, gjë që po e bëjmë, dhe ta rimarrin veten sa më shumë dhe t’i rifreskojmë njësitë, në mënyrë që ta krijojmë një grup sulmues dhe të kryejmë kundërofensiva këtë vit”, tha Pavlyuk.

Nuk dihet nëse do të jetë e mundur një kundërofensivë e re, sidomos duke e ditur se autoritetet ukrainase po nguten për të ndërtuar vija të reja mbrojtëse, të cilat është dashur të ndërtoheshin muaj më parë, sipas ekspertëve. Nëntorin e kaluar, Zelensky njoftoi për fillimin e ndërtimit të një sërë fortifikatave në perëndim të Avdivkës dhe në vende të tjera.

“Ukraina nuk ka vija të mira dytësore, nuk ka diçka sikur Vijat Surovikin që rusët i ndërtuan vitin e kaluar”, tha Michael Kofman, një analist veteran ushtarak nga Carnegie Endowment për Paqe Ndërkombëtare.

Një tjetër telash me të cilin forcat ukrainase përballen është furnizimi me armë nga Perëndimi dhe SHBA-ja. Derisa më herët trupat ukrainase ishin në gjendje të shtyheshin me forcat ruse për qitje artilerie, tani shkalla e qitjes është dukshëm në të mirë të Rusisë: së paku pesë kundër një, dhe madje sipas disa vlerësimeve, 10 kundër një në të mirë të rusëve.

Zyrtarët amerikanë thanë më 12 mars se i kanë grumbulluar 300 milionë dollarë për një paketë të re armatimi, e cila përfshin raketa kundërajrore, predha artilerie të kalibrit 155 milimetra, municion për sistemet HIMARS dhe municion thërrmues.

Por, drejtori i CIA-s, William Burns, tha para Senatit më 11 mars se Ukraina do të humbë “terren të madh” pa armatim dhe pajisje të reja amerikane. Ai tha se Ukraina ka mundësi të mbahet gjatë vitit 2024 deri në vitin e ardhshëm, por jo edhe më gjatë.

“Pa ndihmë ushtarake nga Perëndimi dhe pa ndryshime të mëdha në strategjinë e Kievit, pozita e Ukrainës në fushëbetejë do të vazhdojë të përkeqësohet derisa ta arrijë një pikë krize, mbase në verë”, tha Dara Massicot, eksperte për ushtrinë ruse nga Carnegie Endowment.

Marrë nga REL

ukraine shba strategji

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës