LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Pa progres - Një vit nga Marrëveshja e Ohrit Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian vazhdimisht i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që është një ndër pikat kryesore të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Autoritetet e Prishtinës nuk kanë filluar punën për themelimin e Asociacionit. Qeveria e Kosovës ngul këmbë që marrëveshja e arritur një vit më parë duhet të nënshkruhet. Serbia nuk ka pranuar ta nënshkruajë marrëveshjen.

18 Mars 2024, 10:34 Nga h.k
ANALIZA/ Pa progres - Një vit nga Marrëveshja e Ohrit
Foto ilustruese

GJERMANI-Në 1-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë një epokë të re evropiane. Borrell iu bëri thirrje të dy palëvet'u japin fund krizave e tensioneve.

Moszbatimi i marrëveshjes dëmton reputacionin e Kosovës dhe Serbisë

Vitin e kaluar më 18 mars Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut me aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por sipas Josep Borrell zbatimi deri tani ka qenë i kufizuar. "BE rikujtoi vazhdimisht se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar, prandaj, çdo mungesë zbatimi jo vetëm që rrezikon integrimin evropian të palëve, por dëmton edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm. Është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re evropiane. Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”, shkroi Borrell.

Në shkurt të vitit 2023 në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje normalizimi. Kjo marrëveshje nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, ku përfshihen njohja e dokumenteve dhe simboleve dhe respektim i sovranitetit dhe tërësisë tokësore të dy vendeve. Po ashtu marrëveshja parasheh që palët të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë.

"Në kohën e një lufte të pashembullt në kontinentin tonë, arritja e një marrëveshjeje që premton paqe, qëndrueshmëri dhe marrëdhënie të mira fqinjësore ishte një arritje historike. Për herë të parë gjatë bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, palët u pajtuan për parametra të qartë që përcaktojnë trajektoren e procesit për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Kjo Marrëveshje dhe zbatimi i saj do të tregojnë qartë se e ardhmja e të dy partnerëve është në Bashkimin Evropian”, shkroi shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Kërkesa e BE për Asociacionin - e pandryshuar

Bashkimi Evropian vazhdimisht i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që është një ndër pikat kryesore të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Autoritetet e Prishtinës nuk kanë filluar punën për themelimin e Asociacionit. Qeveria e Kosovës ngul këmbë që marrëveshja e arritur një vit më parë duhet të nënshkruhet. Serbia nuk ka pranuar ta nënshkruajë marrëveshjen.

Kërkesat e Bashkimit Evropian janë të qarta edhe ndaj Serbisë. Ajo duhet të përmbushë pikat e marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto' të Kosovës. Serbia, në një letër që dërgoi në BE, ka thënë se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës. Për këtë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha se pret "vetëm lajme të këqija për vendin e tij dhe se Serbia do ta ndryshojë qasjen në bisedimet me Kosovën”.

"Unë do të shpjegoj se si na mashtruan, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq, e shumë të tjerë, dhe kjo ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Vuçiq duke ritheksuar qëndrimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndonëse Marrëveshja e Ohrit e thotë qartë që "palët nuk duhet ta pengojë njëra tjetrën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”.

Takim i ri në Bruksel

Të martën më 19 mars, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, do të takohen në Bruksel për të biseduar lidhur me zbatimin e marrëveshjes, por theks të veçantë do të zërë aty edhe çështja e përdorimit të dinarit serb. Sipas një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës ndalohet përdorimi i dinarit serb për pagesa të gatshme në Kosovë. Me këtë rregullore nuk pajtohet Beogradi dhe as komuniteti ndërkombëtar. Diplomatët perëndimorë, sidomos SHBA i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë këtë rregullore dhe t'i japë  kohë qytetarëve serbë të prekur nga rregullorja për t'u përshtatur me situatën e re.

Marrë nga BW

marreveshja e ohri kosove-serbi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë