Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid i ka dënuar sulmet, dhe i ka konsideruar si shkelje e sovranitetit. Për sulmet është raportuar teksa vendet fqinje besojnë se sulmet e fundit në Pakistan janë nisur prej tokës afgane.
AFGANISTAN- Talibanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakistani i ka kryer dy sulme ajrore në territorin afgan, duke i vrarë pesë gra dhe tre fëmijë. Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid i ka dënuar sulmet, dhe i ka konsideruar si shkelje e sovranitetit.
Për sulmet është raportuar teksa vendet fqinje besojnë se sulmet e fundit në Pakistan janë nisur prej tokës afgane. Talibanët që janë në pushtet në Afganistan, i kanë hedhur poshtë këto akuza.
“Emiratet Islamike të Afganistanit nuk e lejojnë askënd që të komprometojë sigurinë, duke e shfrytëzuar territorin afgan”, ka thënë Mujahid.
Sulmet kanë lënë të vrarë pesë gra dhe tre fëmijë në provincat lindore Kost dhe Paktika, ka thënë ai. Ushtria e Pakistanit nuk i ka komentuar akuzat afgane. Ditë më parë ka pasur raportime për sulme të disa militantëve në Pakistan, duke lënë të vrarë shtatë zyrtarë të sigurisë.
Ndonëse ende nuk është bërë e qartë se çfarë e ka nxitur sulmin, Qeveria e Pakistanit dhe zyrtarë të sigurisë kanë thënë se sulmet janë shtuar në muajt e fundit dhe për një pjesë të tyre përgjegjësinë e kanë marrë talibanët pakistanezë, dhe që sulmet janë nisur prej tokës afgane.
Talibanët afganë, në anën tjetër, e kanë mohuar që lejojnë territorin e tyre të shfrytëzohet prej militantëve.
“Pakistani nuk duhet të fajësojë Afganistanin për mungesë kontrolli, jokompetencë dhe problemet që i ka në territorin e vet”, ka thënë Mujahid përmes deklaratës.
“Incidente të tilla mund të kenë pasoja shumë të rënda, të cilat nuk do të jenë në kontrollin e Pakistanit”.
Marrë nga REL
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol SEUL- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i quajti të hënën...
Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut i ka lëshuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të hënën në...
Foto ilustruese GJERMANI-Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayerischen Rundfunks" (BR) në Gjermani nxorrën...
Policia australiane AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Melburn pasi një burrë ka humbur jetën ...
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin KOREA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka dërguar një letër preside...
Foto ilustruese RUSI-Në televizionin rus, interpretimi i zgjedhjeve ishte i qartë: Shoqëria ruse bashkohet rreth presidentit Puti...
Foto ilustruese ANGLI- Në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik (18.03) sërish debatohet për një ligjin e ashtuquajtur l...
Akrobatja RUSI- Një akrobate e re ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga rreth 4 metra lartësi gjatë nj&e...
Ushtria izraelite në spitalin Al-Shifa në Gaza LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka thënë të hënën se trupat e saj kan&e...
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të dielën se presidenti rus, Vladimir Putin, d&eu...