LIVE UPDATES
Bota

Përleshje të dhunshme në Suedi, pas djegies së Kuranit

Policia në Malmo tha se ndaj oficerëve të saj u hodhën gurë dhe disa vetura të tyre u dogjën, përshirë një garazh nëntokësore, gjatë përleshjeve që nisën të dielën dhe vazhduan deri pas mesnatës.

4 Shtator 2023, 19:37 Nga I.A

Përleshje të dhunshme në Suedi, pas djegies së Kuranit

SUEDI- Përleshje të dhunshme shpërthyen të dielën në një lagje emigrantësh në qytetin e tretë më të madh të Suedisë, pasi një protestues kundër islamit e dogji një kopje të Kuranit, tha policia suedeze të hënën.

Policia në Malmo tha se ndaj oficerëve të saj u hodhën gurë dhe disa vetura të tyre u dogjën, përshirë një garazh nëntokësore, gjatë përleshjeve që nisën të dielën dhe vazhduan deri pas mesnatës.

Ajo i cilësoi ato si “trazira të dhunshme”.

Përleshjet nisën pasi një aktivist kundër islamit, Salwan Momika, e dogji një kopje të Kuranit të dielën dhe një grup i zemëruar u përpoq ta ndalte, tha policia.

Të paktën tre persona u arrestuan, njoftoi policia.

Mëngjesin e së hënës, një grup i, kryesisht të rinjve, dogjën goma dhe mbeturina, ndërsa disa të tjerë i rrëzuan skuterët elektrikë dhe vunë barriera në lagjen Rosengard në Malmo, në të cilën ka pasur përleshje të tilla edhe në të kaluarën. Aty u shpalosën edhe banerë që dënonin djegien e Kuranit.

“E kuptoj se një tubim publik si ky ngjall emocione të forta, por ne nuk mund t’i tolerojmë sjelljet e dhunshme dhe çrregullimet si ato që i pamë të dielën pasdite”, tha oficerja e lartë e policisë, Petra Stenkula.

“Është për keqardhje të shohësh përsëri dhunën dhe vandalizmin në Rosengard”, tha ajo.

“Pavarësisht arsyeve prapa këtyre trazirave, djegia e veturave, ngacmimet, dhuna kundër oficerëve policorë... pavarësisht arsyes, mendoj se kjo është plotësisht e papranueshme për të gjithë suedezët”, tha kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, në një konferencë për media.

Në muajt e kaluar, Momika, një refugjat irakian, i ka përdhosur kopjet e Kuranit në një varg protestash kundër islamit, kryesisht në Stokholm. Policia e Suedisë i ka lejuar veprimet e tij, duke u thirrur mbi lirinë e shprehjes. Djegia e Kuranit ka nxitur protesta të ashpra në vendet myslimane, sulme ndaj misioneve diplomatike të Suedisë dhe kërcënime nga ekstremistët islamistë.

Liderët myslimanë në Suedi i kanë bërë thirrje Qeverisë të gjejë mënyra për ta ndaluar djegien e Kuranit. Suedia i shfuqizoi ligjet e saj të fundit për blasfeminë në vitet ’70, dhe Qeveria ka thënë se nuk e ka ndër mend t’i rikthejë ato. Megjithatë, Qeveria ka njoftuar se po e shikon mundësinë për t’ia mundësuar policisë t’i hedhë poshtë kërkesat për demonstrata të tilla për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Marrë nga REL

suedi kuran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj