LIVE UPDATES
Bota

Përparim në dialog apo humbje të fondeve të BE-së: Çfarë do të zgjedhin Kurti e Vuçiç në Bruksel?

Kurti dhe Vuçiç udhëheqin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në nivelin më të lartë politik, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, ata nuk janë takuar që nga mesi i shtatorit të vitit të kaluar.

25 Qershor 2024, 16:48 Nga N.F
Përparim në dialog apo humbje të fondeve të BE-së:
Foto ilustruese

BRUKSEL- Përcaktimi i mënyrës së zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë tema kryesore e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 26 qershor në Bruksel, sipas analistit politik nga Prishtina, Visar Ymeri.

“Dialogu në nivelin më të lartë politik po bëhet ose për të arritur marrëveshje, ose për të diskutuar se si të zbatohet ajo për të cilën janë marrë vesh”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kurti dhe Vuçiç udhëheqin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në nivelin më të lartë politik, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, ata nuk janë takuar që nga mesi i shtatorit të vitit të kaluar.

Politikologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, thotë se takimi i 26 qershorit është thirrur vetëm për të treguar se “dialogu është gjallë” dhe ai nuk pret ndonjë rezultat konkret.

“Jo se nuk kanë çka për të folur, por gjasat janë të vogla që të bien dakord për ndonjë gjë”, thotë ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha më 24 qershor se shpreson të ketë përparim në dialog dhe kujtoi se ekziston një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila duhet të zbatohet në terren. Ai tha se “ka problem” sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, por theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së një takimi të nivelit të lartë “për të ditur se ku jemi”.

Ku është dialogu mes Kosovës dhe Serbisë?


Në fund të shkurtit të vitit 2023, Kosova dhe Serbia pranuan Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, e cila do të duhej t’i zgjidhte shumë çështje të hapura. Në mes të marsit të atij viti, ato ranë dakord edhe për Aneksin për zbatimin e marrëveshjes, por, ndërkohë, palët filluan t’i shprehnin rezervat e tyre.

Prishtina zyrtare këmbëngul në nënshkrimin e marrëveshjes për të siguruar, siç thotë, zbatimin e plotë të saj, ndërsa Beogradi e refuzon një gjë të tillë, me arsyetimin se nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian në disa raste e ka bërë të qartë se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët, edhe pse nuk është nënshkruar.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se në fokus të takimit të 26 qershorit në Bruksel “do të jetë zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve, Aneksi për zbatimin e saj dhe rruga përpara”. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një fjalim para opinionit më 24 qershor, tha se pala serbe do të jetë konstruktive dhe do të përpiqet t’i zgjidhë problemet përmes dialogut.

Bashkimi Evropian bëri të ditur se Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialog, Mirosllav Lajçak, do të takohen fillimisht veç e veç me Kurtin dhe Vuçiqin, e më pas do të zhvillohet takimi i përbashkët.

Ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, pas ngjarjeve në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - më 24 shtator të vitit të kaluar, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau një polic. Kosova e akuzoi Serbinë për këtë sulm, por ajo e mohoi çdo përgjegjësi.

Në tryezë edhe tema të tjera?


Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, beson se në takimin e ardhshëm mund të diskutohet edhe për tërheqjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.

Qeveria e Kosovës e mori këtë vendim në mes të qershorit të vitit 2023 për arsye sigurie, përkatësisht pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Policët, ndërkohë, u liruan, por Kosova nuk e anuloi ndalesën, edhe pse bashkësia ndërkombëtare e kërkoi një gjë të tillë, duke theksuar nevojën e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Politikologu Ognjen Gogiq nuk e përjashton mundësinë që, më 26 qershor në Bruksel, të ngrihet edhe çështja e zbatimit të Marrëveshjes për hapjen e urës kryesore në Mitrovicë për trafik.

“Ka pak mundësi që ata të arrijnë marrëveshje për këtë, prandaj Lajçak tha se ura nuk duhet të hapet nëse nuk arrihet marrëveshje”, thotë Gogiq.

Autoritetet e Kosovës paralajmëruan se këtë verë mund të hapet ura kryesore mbi Ibër, e cila e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, ku jeton popullata shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, ku shumica janë pjesëtarë të komunitetit serb.

Edhe pse ekziston një marrëveshje për hapjen e kësaj ure, e cila është arritur në kuadër të dialogut që ndërmjetëson BE-ja, kjo e fundit thotë se ura duhet të hapet në mënyrë paqësore, në komunikim me popullsinë vendase.

Nga misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR - pjesëtarët e të cilit patrullojnë në urë - thonë se çdo vendim për hapjen e saj për qarkullim, duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Çka presin qytetarët?


Qytetarët e Kosovës - shqiptarë dhe serbë - të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se nuk kanë pritshmëri të mëdha nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, pasi, sipas tyre, dy palët nuk kanë vullnet politik për normalizimin e marrëdhënieve.

“Nuk janë seriozë. Thjesht, na e humbin kohën dhe energjinë”, thotë Muharremi nga Prishtina.

Bajrami thotë se takimi as që duhet të mbahet nëse pritet që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Askush në botë nuk ka më shumë të drejta se serbët në Kosovë. Çfarë u duhet Asociacioni? Ai nuk duhet të ekzistojë”, sipas tij.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të duhej t’iu siguronte serbëve në Kosovë më shumë të drejta, përkatësisht një nivel të vetëmenaxhimit. Drita thotë se nuk e ndjek shumë politikën, por se nuk beson se, në një të ardhme të afërt, mund të ketë përparim në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Secili thotë rrëfimin e vet. Askush nuk e di se çfarë po ndodh në të vërtetë. As nga ky takim nuk pres diçka. Është gjithmonë njësoj”, thotë kjo qytetare e Prishtinës.

Me të pajtohet edhe Filipi nga Mitrovica e Veriut - komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Ne nuk e dimë se çfarë thonë, çfarë bëjnë... Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër thotë diçka tjetër... Të njëjtën gjë pres edhe tani. Ura ndoshta do të hapet, sepse ato [autoritetet e Kosovës] e kanë planifikuar”, thotë ai.

Rezultate konkrete nga takimi mes Kurtit e Vuçiqit nuk presin as Aleksandra dhe Mlladeni, po ashtu nga Mitrovica e Veriut.

“Nuk e prisja as që do të takoheshin. Duhet të ketë ndonjë shans që të arrihet marrëveshja, apo, së paku, të zbatohet ajo që është dakorduar. Asnjë nga takimet nuk ka dhënë rezultat deri më tani. Andaj, nuk besoj se do të ketë as tani”, thotë Aleksandra.

“Nuk e di as pse takohen. Të na flasin për demokracinë dhe të na gënjejnë”, thotë Mlladeni.

Nga çka varet zbatimi i marrëveshjes?


Gogiq thotë se bashkësia ndërkombëtare do të insistojë që Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të zbatohet, por se një gjë e tillë është vështirë të arrihet në terren, sipas tij.

“Të dyja palët i kanë paraqitur qëndrimet e tyre [kundërshtuese] aq herë saqë nuk ka vend për përafrim. Serbia do të thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është parakusht për të ecur përpara, ndërsa Prishtina, në anën tjetër, do të thotë se marrëveshja duhet të nënshkruhet. Është vërtet vështirë ta kuptosh se përse është e nevojshme që prapë të konstatohet se sa larg janë pikëpamjet e palëve”, thotë Gogiq.

Ymeri thotë se përparimi në zbatimin e marrëveshjes varet prej asaj që pritet nga palët.

“Nëse Kurti pritet ta bëjë hapin e parë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kjo nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në Kosovë, të cilat priten në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm. Por, ka edhe një faktor tjetër që e bën këtë takim të rëndësishëm dhe ai është se Kurti dhe Vuçiq do të informohen edhe një herë se marrëveshja dhe plani i zbatimit ekzistojnë dhe se ata nuk do të marrin asnjë cent [nga BE-ja] për Ballkanin Perëndimor, nëse nuk bëjnë hapa përpara”, thotë Ymeri.

Lajçak, gjatë një vizite të paparalajmëruar javën e kaluar në Prishtinë dhe në Beograd, i informoi palët se qasja e Kosovës dhe e Serbisë në fondet e BE-së do të varet nga përparimi në dialog.

BE-ja parashikon ndarjen e një fondi prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2024-2027, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian të këtij rajoni. Plani i saj u diskutua në Tiranë më 29 shkurt. Lajçak theksoi se Kosova dhe Serbia, për të pasur qasje në këto fonde, e kanë parakusht angazhimin konstruktiv në dialog. / REL

kosova serbia kurti be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj