LIVE UPDATES
Bota

Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës/ Analiza: Si do të dukej një forcë evropiane në Ukrainë?

Kur u përmend për herë të parë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, një vit më parë, ideja e një force evropiane për të ofruar sigurinë e Ukrainës pas luftës nuk pati shumë ndikim dhe nuk u morën seriozisht nga shumica e ekspertëve.

19 Shkurt 2025, 07:27 Nga M.B
Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës/
Foto ilustruese

UKRAINA- Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë intensifikuar ditëve të fundit, duke shtyrë shtetet evropiane të flasin për një urgjencë të re për dërgimin e një force paqeruajtëse. Kur u përmend për herë të parë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, një vit më parë, ideja e një force evropiane për të ofruar sigurinë e Ukrainës pas luftës nuk pati shumë ndikim dhe nuk u morën seriozisht nga shumica e ekspertëve.

Sugjerimet e bëra nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, se Evropa “nuk do të jetë në tryezë” për negociatat mbi të ardhmen e Ukrainës, i dhanë një shtysë udhëheqësve në kontinent për ta bërë veten të rëndësishëm. Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën më 18 shkurt në Arabinë Saudite rritën tensionet.

Kryeministri holandez e shpjegoi situatën duke thënë se evropianët duhet të bien dakord mbi atë se çfarë mund të kontribojnë dhe “në këtë mënyrë do të arrijmë që të kemi një ulëse në tavolinë”. Por, kjo nuk është arsyeja e vetme pas kësaj ideje.

“Kjo do të jetë një detyrë e vështirë për evropianët, por nuk mund të shmanget nëse kërcënimi i Rusisë ndaj NATO-s do të kontrollohet në Ukrainë”, tha Jamie Shea, i cili kishte shërbyer në pozita të ndryshme të larta në NATO para se të pensionohej më 2018.

Shea tha se do të mund të duhen afër 50.000 ushtarë evropianë, që nënkupton një strukturë prej 150.000 ushtarësh, me “rotacion pa ndërprerje”.

Bisedimet në Paris më 17 shkurt nuk prodhuan një rezultat të qartë në këtë drejtim, por diskutimi tani ka filluar seriozisht. Kryeministri britanik, Keir Starmer, politkisht ka investuar në këtë projekt, para një takimi që do të zhvillojë me presidentin amerikan, Donald Trump, javën e ardhshme.

Por, Starmer po ashtu ka thënë se misioni do të kërkonte përfshirjen e Uashingtonit, duke folur për një “siguri” nga SHBA-ja, sikurse është fuqia ajrore. Shea, i cili u bë i njohur si zëdhënës i NATO-s gjatë luftërave në vitet ’90 në Ballkan, tha se kjo gjë ngreh një problem të mundshëm.

“Evropianët duhet të jenë të kujdesshëm për dështimin në Bosnje në fillim të viteve ’90, kur evropianët ishin në terren dhe kritikonin vazhdimisht amerikanët që ishin të sigurt në ajër”, tha ai.

Deklaratat e Starmerit lidhur me gatishmërinë për të dërguar trupa tërhoqën vëmendjen e mediave, por gjithashtu kritikët thanë se kapacitetet ushtarake të Britanisë janë të kufizuara. Kryesorët në mesin e kritiëve ishte Richard Dannatt, ish-kreu i ushtrisë britanike, i cili tha se ushtria është “aq e shkatërruar” sa që nuk mund të udhëheqë një mision të tillë.

Ushtria e Britanisë gjerësisht është përqendruar në operacione kundër terrorizmit dhe kundër kryengritjeve që nga viti 2001. Në dekadën e fundit është përballur me shkurtime dhe në një raport parlamentar në shtatorin e vitit të kaluar u tha se Britania ishte e “papërgatitur” për të luftuar kërcënimin rus.

Në korrik, vetë Starmeri tha se forcat e armatosura të Britanisë ishin “të dobësuara”. Gjatë një konferencë për media më 18 shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump, u pyet nëse e mbështet dislokimin e paqeruajtësve evropianë në Ukrainë, si pjesë e një marrëveshjeje.

"Nëse ata duan ta bëjnë këtë, shumë mirë. E mbështes", tha ai. Trump shtoi se nëse arrihet një marrëveshje e paqes, duhet të ketë trupa evropiane.

"Ne nuk duhet të dërgojmë sepse jemi shumë larg. Nuk e kundërshtoj [idenë e dërgimit të trupave] aspak", tha Trump.

Fuqia tjetër e madhe ushtarake e Evropës është Franca. Ushtria franceze është më e madhe në numra sesa ajo britanike, por po ashtu është sfiduar pasi për vite të tëra ka bërë dislokime luftarake në mbarë Afrikën. Ekspertët francezë kanë shprehur skepticizëm lidhur me kapacitetet e ushtrisë për një konflikt me intensitet të lartë, sikurse ai në Ukrainë.

“Ne na kanë mbetur vetëm gjashtë raketahedhës me rreze të gjatë veprimi, ne nuk kemi asnjë mjet për të luftuar kundër dronëve”, tha në nëntor të vit të kaluar Léo Péria Peigné nga Instituti francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Më 18 shkurt presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha për mediat franceze se Parisi nuk po “përgatitet të dërgojë trupa tokësore në konflikt, në front të luftës” në Ukrainë, por po e shqyrton, së bashku me Britaninë, që të dërgojë “ekspertë, apo edhe trupa, në terma të kufizuar, jashtë çdo zone të konfliktit”.

Suedia dhe Holanda kanë lënë të kuptohet se mund të jenë të gatshëm të ofrojnë trupa nën disa kushte të posaçme. Por, Polonia e cila ka një ushtri të madhe, tha se nuk është e gatshme për një gjë të tillë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, që u largua para se të përfundonte takimi në Paris më 17 shkurt, tha se ishte i “shqetësuar” nga, siç tha ai, “diskutim para kohe” për këtë çështje.

Sondazhet në Gjermani sugjerojnë se Scholzi do të humbë zgjedhjet federale më 23 shkurt. Por, ai do të ketë drejtimin e shtetit edhe për disa muaj të tjerë, derisa të zhvillohen negociatat për formimin e një koalicioni qeverisës. Sigurisht, ai mund të jetë më i prirë që të mbështesë idenë e dërgimit të trupave gjermane në Ukrainë, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet.

Ligjvënësi nga partia kryesore opozitare gjermane, Kristiandemokratët, Juergen Hardt, i tha Radios Evropa e Lirë se ai mund të imagjinojë dërgimin e trupave në terren, nën flamurin e Kombeve të Bashkuara. Partia e Hardtit ka gjasa që të udhëheqë qeverinë e ardhshme gjermane.

“Unë nuk e përjashtoj një rol ushtarak gjerman nëse ka një marrëveshje të paqes mbi bazën e një rezolute të OKB-së, ku kërkohen forca ndërkombëtare për të mbikëqyrur ose kontribuar në atë paqe”, tha ai.

Kjo ngre një pikë kyç se sa realist mund të jetë një mision të tillë. Nicu Popescu nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë tha se sheh një vështirësi tjetër.

“Problemi me misionet trandicionale paqeruajtëse është se ato janë të lidhura me vendimet e OKB-së, që do të thotë se Rusia mund të vendosë veto apo të përfundojë misionin në çdo kohë”, tha Popescu për REL-in muajin e kaluar. Popescu ka qenë ministër i Jashtëm i Moldavisë në periudhën 2021-2024.

Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka të drejtë vetoje. Në të njëjtën kohë, Popescu tha se shumica e diskutimeve nuk janë përqendruar në një forcë paqeruajtëse, por në një forcë parandaluese. Jamie Shea tha se pajtohet dhe ngriti dy çështje të tjera.

“A do të përdorim forcat e NATO-s që aktualisht mbrojnë kufijtë e NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore? Polonia është kundër kësaj. Dhe, a duhet të përqendrohemi më shumë në forcimin e ushtrisë ukrainase si forcë kryesore penguese dhe të shpenzojmë paratë tona për këtë, në vend që për forcën evropiane të sigurisë, siç po kërkon Danimarka?”.

Po ashtu, peshë të madhe kanë edhe aspektet politike. Sondazhet në Evropën Perëndimore vazhdimisht kanë treguar se ka nivel të ulët të mbështetjes sa i përket dërgimit të trupave në Ukrainë. Rreziqet për dërgimin e një kontigjenti të tillë, madje edhe në një rol joluftues, do të ishin të mëdha. Rregullat për përfshirje do të duhej të përcaktoheshin, duke përfshirë edhe atë se si do të reagohej nëse qëllohen nga forcat ruse dhe për pasojat politike nëse viktimat do të ishin në numër të madh.

“Do të jetë një ide që vështirë do të marrë dritën e gjelbër”, tha Niklas Granholm nga Agjencia suedeze për Hulumtime të Mbrojtjes.

“Po të shkosh nga perëndimi në lindje, ke diçka që dikur quhej boshti i pasigurisë. Evropianët lindorë e ndiejnë këtë shumë qartë. Por, kjo nuk është aq e qartë sa më në perëndim të shkosh”./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel