LIVE UPDATES
Bota

Mbi katër orë diskutime në Arabinë Saudite, Rubio: Kushtet e paqes të jenë të pranueshme për të gjithë

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio tha se përveç kësaj do të krijohet një ekip ndërmjetësuesish të nivelit të lartë për të negociuar për paqen në Ukrainë dhe për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

18 Shkurt 2025, 22:35 Nga E. D
Mbi katër orë diskutime në Arabinë Saudite, Rubio: Kushtet e
foto ilustruese

ARABIA SAUDITE- Pas më tepër se katër orë bisedimesh në Arabinë Saudite, ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio dhe ai rus, Sergei Lavrov, ranë dakord që ambasada e SHBA-së në Moskë dhe ajo ruse në Uashington të rifillojnë të veprojnë me personel të plotë.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio tha se përveç kësaj do të krijohet një ekip ndërmjetësuesish të nivelit të lartë për të negociuar për paqen në Ukrainë dhe për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Rubio tha se periudha e akullt diplomatike që ekzistonte vitet e fundit mes të dy vendeve e ka kufizuar aftësinë e ambasadave të të dy vendeve për të vepruar. "Ne kemi nevojë për misione të gjalla diplomatike që mund të funksionojnë normalisht për të ruajtur këto lidhje." - tha Rubio. Për shkak të sulmit rus ndaj Ukrainës, marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë vitet e fundit pothuajse ishin ndërprerë.

Rubio: Detajet për përfundimin e luftës duhet të jenë të pranueshme për të gjithë

Sipas ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Marco Rubio, kushtet për përfundimin e luftës kundër Ukrainës duhet të jenë të pranueshme për të gjitha palët, përfshirë edhe vetë Ukrainën dhe Evropën. Rusia është e gatshme të marrë pjesë në një proces serioz, tha Rubio pas konsultimeve me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Rubio tha se nga të gjitha palët e përfshira kërkohet që të bëjnë lëshime. I pyetur se çfarë do të thotë kjo sa u përket sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, Rubio tha: "Bashkimi Evropian do të duhet të ulet në një moment në tryezën e bisedimeve, sepse edhe BE-ja ka vendosur sanksione".

Zelenski kërkon bisedime "të drejta" me përfshirjen e BE-së

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski bëri thirrje për bisedime "të drejta" për të ardhmen e vendit të tij dhe kërkoi që në to të përfshihen edhe evropianët. Ukraina, BE-ja, Turqia dhe Britania e Madhe duhet të përfshihen në bisedime "dhe në zhvillimin e garancive të nevojshme të sigurisë bashkë me Amerikën", tha Zelenski gjatë një vizite në Ankara.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Zelenskin presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në Ankara se "Turqia do të ishte një mikpritëse ideale për bisedimet e mundshme midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në të ardhmen e afërt”.  Në të njëjtën kohë ai theksoi se integriteti territorial i Ukrainës është i panegociueshëm dhe se kjo do të vlejë edhe për të ardhmen.

Kremlini nuk dëshiron trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Sipas ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, vendosja e ushtarëve nga vendet anëtare të NATO-s në Ukrainë - qoftë kjo edhe nën një mandat tjetër - është e papranueshme për Rusinë. Lavrovi i shpjegoi kolegut të tij amerikan Rubio gjithashtu se një zgjerim i NATO-s do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për Rusinë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov: Vendosja e ushtarëve nga vendet anëtare të NATO-s në Ukrainë - qoftë kjo edhe nën një mandat tjetër - është e papranueshme për Rusinë.Fotografi: Evelyn Hockstein/Pool Reuters/picture alliance

Edhe zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko u shpreh kundër vendosjes së ushtarëve perëndimorë në Ukrainë. "Nën çfarëdo etikete që ata do të shfaqen, ky do të ishte një hap përshkallëzimi, jo shtensionimi”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve Interfax. Grushko tha gjithashtu se nuk dëshiron të shohë asnjë evropian në negociatat e mundshme për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë./DW

marco rubio

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër