25 Maj 2022, 15:05
Nga DOSJA
Mitsotakis dhe Erdogan
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotaki ka dhënë një mesazh nga Forumi Ekonomik i Davosit për lidershipin turk pas deklaratave të fundit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Sipas Protothemës, Mitsotakis theksoi se Greqia është fqinje me Turqinë dhe do të kenë gjithmonë nevojë të flasin dhe do t'i mbajnë gjithmonë të hapura kanalet e komunikimit.
"Ne nuk do të jemi kurrë ata që do të ndërpresim komunikimin me fqinjët tanë. Nga ana tjetër, nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane, ose nuk do të ‘ndërkombëtarizoj’ se Turqia po sillet si një fuqi rishikuese, atëherë ai ka përshtypjen e gabuar"-tha Mitsotakis.
Kryeministri foli për një praktikë të papranueshme kur u pyet në lidhje me numrin e madh të paprecedentë të fluturimeve të avionëve luftarakë turq mbi ishujt grekë.
"Unë do ta ngre këtë çështje sa herë që të më jepet mundësia derisa Turqia të ndryshojë sjelljen e saj," tha ai.
Erdogan pas mbledhjes së kabinetit të tij turk të hënën, njoftoi ndërprerjen e urave të komunikimit me Athinën, ku shënoi ndryshimin e kursit nga shteti fqinj, i cili gjithashtu përpiqet të vendosë marrëdhëniet dypalëshe.
Duke shpalosur, në fakt, të gjithë “lëmshin” e bezdisjes së tij ndaj bashkëpunimit strategjik mes Greqisë dhe SHBA-së, Erdogan komentoi se për momentin në Greqi janë gati dhjetë baza dhe pyeti se kë po kërcënon Greqia dhe pse po ngrihen këto baza në Greqi.
"Mitsotakis nuk ekziston më për mua. Nuk pranoj më të kem një takim të tillë me të, sepse po shkojmë me politikanë të ndershëm, të cilët e mbajnë premtimin. Le të mendojë Mitsotakis për më tej. Le të takohet me kë të dojë dhe le të bëjë baza me kë të dojë. Dhe nuk besoj se Amerika do të vendosë sipas asaj që tha Mitsotakis“, përfundoi ai, pa e fshehur pakënaqësinë e fortë për zhvillimet.
(d.a/dosja.al)
Bota
25 Maj 2022, 14:43
Autobus ne Itali
ITALI-Sot është dita e finales së Konferencës së Ligës ndërmjet Rom&eu...
Bota
25 Maj 2022, 14:27
Foto Ilustruese
KROACI- Kroacia po shkon drejt një numri rekord të punëtorëve të huaj dhe numri i lejeve të qëndrimit dh...
Bota
25 Maj 2022, 13:47
Shireen Abu Akleh
IZRAEL-Rrëfimet e dëshmitarëve okularë duket se mbështesin pretendimet palestineze se gazetarja ...
Bota
25 Maj 2022, 14:01
Foto ilustruese
EUROPË- Një valë e nxetit ka filluar tashmë në shumë vende, ndërkohë temperaturat priten të rr...
Bota
25 Maj 2022, 13:38
Millosh Vuçevic
SERBI- Kryetari i Novi Sadit dhe njëkohësisht nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millosh ...
Bota
25 Maj 2022, 13:49
Michelle Bachelet
KINË- Presidenti i Kinës Xi Jinping ka bëra një video-telefonatë me Komisioneren e Lartë të Kombeve t&...
Bota
25 Maj 2022, 13:45
Natalia Gavrilita
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvizjet për të rritur bashkëpunimin me Bashkimin ...
Bota
25 Maj 2022, 13:32
Foto ilustruese
AFRIKA E VERIUT-Shtatëdhjetë e pesë persona janë të zhdukur pasi një varkë e mbushur me emigrant&e...
Bota
25 Maj 2022, 12:59
Belkisa Crnovrsanin dhe Muamer Zukorliq
SERBI- Figura më e njohur muslimane në Serbi, Muhamer Zukorliç, i cili ka ndërruar...
Bota
25 Maj 2022, 13:19
BRITANI E MADHE- Boris Becker ish-tenisti, është transferuar në një burg që përdoret për të ndaluar të burgosurit...