LIVE UPDATES
Bota

Përshkallëzimet në veri, Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Shtetet e Bashkuara thanë gjatë javës se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të veprimeve të saj dhe refuzimit të këshillave amerikane kundër veprimeve në veri.

1 Qershor 2023, 15:15 Nga I.A
Përshkallëzimet në veri, Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u bëri thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve, duke paralajmëruar se situata aktuale pengon proceset e integrimit euroatlantik të të dyja vendeve.

Në një konferencë pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Oslo, Sekretari Blinken tha se “shumë aleatë shprehën shqetësimin për tensionet në veri të Kosovës pasi kryetarët shqiptarë morën detyrën në zonat me shumicë serbe të Kosovës veriore pas zgjedhjeve të prillit në të cilat serbët refuzuan të merrnin pjesë”.

Shtetet e Bashkuara thanë gjatë javës se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të veprimeve të saj dhe refuzimit të këshillave amerikane kundër veprimeve në veri. Ato i bënë thirrje Serbisë të ulë shkallën e gatishmërisë ushtarake dhe t'u bëjë thirrje banorëve serbë të Kosovës të mos kundërshtojnë KFOR-in dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme.

NATO-ja vendosi të rrisë praninë ushtarake në Kosovë pasi 30 paqeruajtës të KFOR-it dhe 52 protestues serbë u plagosën në përplasjet e së hënës në veri të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca është e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë për të parandaluar dhunën duke theksuar se tashmë 700 trupat e parë janë në rrugë e sipër.

Por sigurisht kjo nuk do të thotë se ne po heqim dorë nga një zgjidhje politike. Mesazhi ynë si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën është se ata duhet të angazhohen me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si rruga e vetme drejt paqes”, tha sekretari Stoltenberg.

Duke e dënuar dhunën kundër trupave të NATO-s si "krejtësisht të papranueshme", sekretari Stoltenberg tha të enjten në Oslo se “NATO-ja do të mbetet syçelë. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt, si dhe për të ulur tensionet”.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bëri thirrje të enjten se për shtensionimin e situatës.

Ne duhet të ngulim këmbë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Të gjithë duhet të shmangin çdo formë të përshkallëzimit dhe lëvizjet e pa bashkërenduara”, tha ai në fillim të takimit të nivelit të lartë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau të Moldavisë.

Tensionet në veri të Kosovës mbeten të larta dhe protestuesit serbë sërish të enjten janë mbledhur për të kërkuar largimin nga ndërtesat e komunave të kryetarëve shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga serbët si dhe largimin e njësive të posaçme të policisë që shoqëruan kryetarët në vendet e tyre të punës.

Veprimi i autoriteteve të Kosovës nxiti kritika të rrepta nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, të cilët kërkuan që kryetarët e komunave të punojnë në zyra të tjera dhe njësitë e posaçme të policisë të largohen nga ndërtesat e komunave.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha të mërkurën se nuk do t’i largojë kryetarët e komunave veriore nga zyrat e tyre, por la të hapur mundësinë për zgjedhje të reja në zonë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet t’i jap fund mbështetjes për "bandat kriminale" në veri të Kosovës.

"Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që e rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë, dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi që i bën Serbia ekzistencës së Kosovës si shtet sovran", tha presidentja Osmani e cila ndodhet në Moldavi për takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Para fillimit të takimit presidenti serb Aleksandar Vuçiçq u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të tërheqin ata që ai i quajti "kryetarë të pretenduar të komunave". Një hap i tillë, tha ai, do të ishte "lëvizja më e fuqishme" që mund të zgjidhte krizën.

Marrë nga VOA

antony blinken tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll
Bota 1 Qershor 2023, 14:37 Sabahate Byci

Përgjegjësia = Autoriteti

Sabahate Byci Sabahate Byci  Jo gjithmonë apo jo shumher përgjegjsia e definon masen ndëshkuese. E njejta mund të jetë meta...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj