LIVE UPDATES
Bota

Përshkallëzimi mes Iranit dhe Izraelit, vendet arabe nuk ndryshojnë qëndrim

Kur u qetësuan gjakrat pas sulmit të 13 prillit, u kuptua se shumica dërrmuese e qindra dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani, ishin rrëzuar nga Izraeli, aleatët e tij perëndimorë dhe nga Jordania, pavarësisht se kjo e fundit është kundërshtare e fuqishme e luftës që Izraeli po e kryen në Gazë.

18 Prill 2024, 14:38 Nga M.B
Përshkallëzimi mes Iranit dhe Izraelit, vendet arabe nuk
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Derisa bota priti në ankth se çfarë do të ndodhte pas sulmit të madh të Iranit kundër Izraelit, disa vende arabe kishin ndërmarrë tashmë hapa për ta dobësuar ndikimin e tij. Kur u qetësuan gjakrat pas sulmit të 13 prillit, u kuptua se shumica dërrmuese e qindra dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani, ishin rrëzuar nga Izraeli, aleatët e tij perëndimorë dhe nga Jordania, pavarësisht se kjo e fundit është kundërshtare e fuqishme e luftës që Izraeli po e kryen në Gazë.

Së paku dy vende të tjera arabe, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat e kanë kritikuar ashpër luftën në Gazë dhe u janë bashkuar Iranit dhe shteteve të tjera myslimane në përpjekjet për të siguruar një armëpushim, kanë luajtur rol gjithashtu në frenimin e sulmit iranian duke ndarë informata.

Veprimet e shteteve arabe sunite, që të gjitha kanë marrëdhënie të dobët me Izraelin dhe Iranin me shumicë shiite, nxitën thashetheme se ato mund të kenë zgjedhur të mbajnë anë. Por, ekspertët thonë se përfshirja e tyre në frenimin e sulmit të Iranit nuk përbën ndryshim të madh në qëndrimet e tyre, qoftë për Izraelin apo për Iranin.

“Disa shkuan aq larg, saqë thanë se ky është tregues se perceptimi i kërcënimit në mesin e vendeve arabe në lidhje me Iranin, po rritet, dhe se formula ka ndryshuar dhe se vendet arabe mund t’ia mbajnë anën Izraelit kundër Iranit”, tha Hamidreza Azizi nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë.

“Unë nuk e shoh këtë kështu”, shtoi ai.

Azizi shpjegoi se ndihma e vendeve arabe, qoftë për t’i rrëzuar dronët ose raketat iraniane, apo për të dhënë informata “kishte të bënte më shumë me parandalimin e luftës, sesa me mbajtje anësh për njërën apo palën tjetër”.

Analisti për siguri dhe gjeopolitikë, Michael Horowitz, shkroi në X se, derisa ca vende morën pjesë, direkt ose indirekt, në përpjekje për ta kufizuar ndikimin e sulmit të Iranit, Jordania qartazi “veproi për interesat e veta”. Të tjerët vepruan pas trysnisë së madhe nga aleati kryesor i Izraelit, SHBA-ja, tha ai, apo “nga frika e një përshkallëzimi rajonal”.

Vëzhguesit që folën për Radion Evropa e Lirë thanë se vendet arabe e dërguan një mesazh se dëshira për ta ruajtur stabilitetin rajonal dhe për ta parë një armëpushim në luftën e Gazës, është mbi të gjitha.

“Nuk shoh asnjë lloj ndryshimi në qasjen e vendeve arabe në lidhje me luftën e Izraelit në Gazë”, tha Azizi.

Në fakt, sulmi i Iranit, të cilin Teherani e kreu si përgjigje e një sulmi të dyshuar izraelit në një konsullatë iraniane në Siri më 1 prill, mund të jetë parë nga shtetet arabe si një shpërqendrim jo i mirëseardhur nga lufta në Gazë, sipas Azizit. Pikëpamjet e tjera të rëndësishme të vendeve arabe, sipas Azizit, janë ruajtja e stabilitetit rajonal dhe shmangia e luftës me Iranin.

“Ata thjesht nuk duan më shumë mungesë stabiliteti në rajon. Ata duan të përqendrohen në zhvillimin e projekteve të tyre. Dhe, gjëja e fundit që do të donin ata, është të futën në luftë me vetë Iranin”, shtoi ai.

Irani dhe Izraeli ka kohë të gjatë që janë të përfshirë në një luftë të padukshme. Irani i përdori përfaqësuesit dhe partnerët e vet në atë që quhet “boshti i rezistencës” kundër Izraelit, ndërsa Izraeli nuk ngurroi t’i godasë partnerët militantë të Iranit. Kjo u theksua dukshëm nga ngjarjet e 7 tetorit 2023, kur grupi i mbështetur nga Irani, Hamasi, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e kreu një sulm vdekjeprurës në Izrael dhe e shtyu Izraelin ta pushtojë Rripin e Gazës në përpjekje për ta çrrënjosur Hamasin.

Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur si pasojë e kësaj lufte, e cila është shoqëruar nga sulme kundër Izraelit prej milicive të mbështetura nga Irani, si dhe nga sulme prej Izraelit kundër militantëve të mbështetur nga Irani, e madje kundër anëtarëve të ushtrisë iraniane në rajon. Por, gjatë gjithë asaj kohe, Irani dhe Izraeli ishin të kujdesshëm për të mos e goditur njëri-tjetrin drejtpërdrejt.

Kjo ndryshoi më 1 prill, kur një sulm ajror e goditi konsullatën iraniane në Damask, duke e vrarë komandantin e lartë rajonal të Iranit dhe gjashtë pjesëtarë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Duke e fajësuar Izraelin për sulmin, Irani u zotua për hakmarrje të drejtpërdrejtë. Dhe, derisa përgjigja e tij 12 ditë më vonë ishte e kontrolluar me paralajmërim paraprak për shtetet rajonale, lëshimi i qindra raketave dhe dronëve nga Teherani ishte shenjë e rrezikshme se “durimi strategjik” i Iranit me Izraelin ishte sosur dhe se ai ishte i gatshëm të përballej drejtpërdrejt me Izraelin. Duke folur për opsionet që i kishte Irani para se të vendoste për ta kryer sulmin kundër Izraelit më 13 prill, ekspertët që folën për REL-in kishin theksuar se ishte Izraeli ai që e ndërmori hapin e parë për t’u futur në konflikt direkt me Iranin.

“Mendoj se opsioni që ata (Irani) e zgjodhën ishte për të sinjalizuar se ata e morën seriozisht këtë (sulmin). Ata po përpiqeshin t’ia kujtonin Izraelit se Izraeli mund të përballet me pasoja ushtarake, nëse i vazhdon veprimet e veta”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë Stephen Walt, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit.

“Mendoj se iranianët ndienin se duhej të përgjigjeshin, por ata dëshiruan ta bënin këtë në mënyrë që nuk nxit luftë të gjerë”, shtoi ai.

Tani që konflikti i kamotshëm mes Iranit dhe Izraelit ka dalë në sipërfaqe, pyetja është nëse ai mund të shndërrohet në luftë të drejtpërdrejtë. Të dyja kanë lënë të kuptohet se mosmarrëveshja mes tyre nuk ka marrë fund. Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, pa treguar se si dhe kur. Irani ka thënë se cilëson këtë çështje të mbyllur me sulmin e paparë që e kreu kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se, në rast të hakmarrjes “qoftë edhe më të voglën” në territorin iranian, përgjigja e tij do të ishte “e jashtëzakonshme dhe e ashpër”.

“Ne jemi ende në sferën e luftës në hije, duke supozuar se Izraeli nuk i përgjigjet sulmit të Iranit. Nëse nuk ka përshkallëzim tjetër, atëherë mendoj se do të kthehemi në luftën në hije të muajve të kaluar”, tha ai.

Asnjë nga aktorët e jashtëm, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë punuar për t’i përmirësuar apo për të vendosur marrëdhënie mes Izraelit dhe shteteve arabe, dhe Rusia, e cila e cilësoi si të arsyeshëm sulmin e Iranit kundër Izraelit, nuk duan ta shohin një luftë të përgjithshme.

Ato që janë më afër konfliktit, shtetet arabe, duan ta bëjnë të qartë se duan stabilitet dhe përfundimin e luftës në Gazë. Disa vende të rëndësishme dhe rivale rajonale të Iranit, sidomos Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, i kanë ndrequr marrëdhëniet me Teheranin në vitet e fundit, në përpjekje për ta minimizuar kërcënimin.

Derisa vendet arabe e kanë kritikuar dhe, në disa raste, kanë ndihmuar në frenimin e sulmit të Iranit kundër Izraelit, ato nuk e dënuan Teheranin për veprimet e tij. Irani, derisa e paralajmëroi Jordaninë se ajo “mund të jetë caku i radhës”, i ka shmangur kritikat pas diplomacisë muajshe me shtetet arabe për luftën në Gazë dhe krizën humanitare.

“Mendoj se të dyja palët (Irani dhe shtetet arabe) janë të qarta se duan të ecin përpara në këtë rrugë”, tha Azizi, duke sugjeruar madje se një vend arab mund të luajë rolin e ndërmjetësuesit në zgjidhjen e krizës Iran-Izrael./ REL

arabia saudite

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj