2 Maj 2023, 18:28
Nga I.A
Prokuroria Speciale e Kosovës
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale D.R nën dyshimet se ka dhunuar seksualisht një grua gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, kjo është aktakuza e parë e këtij lloji në mungesë pasi “janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin”.
Sipas Prokurorisë, i akuzuari kishte qenë pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë. Ai sipas aktakuzës ka kryer dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare, e cila pësoi “lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike”.
Numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka të dhëna për rreth 900 viktima.
Në Kosovë, për herë të parë këtë vit më 14 prill shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit. Kjo ditë, sipas autoriteteve, është shpallur për "ta njohur dhimbjen" e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe për t'i kontribuar kujtesës kolektive.
Marrë nga REL
prokuroria speciale e kosovës qkrmt
Bota
2 Maj 2023, 18:23
a.l
Foto ilustruese
PORTUGALI- Autoritetet portugeze kanë sekuestruar 4.2 ton kokainë e paketuar mes bananeve në një anije mallrash m...
Bota
2 Maj 2023, 18:13
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden ka kërkuar që Kongresi Amerikan të miratojë një ligj për të rivendosur Ro...
Bota
2 Maj 2023, 18:12
a.l
Pjetër Shala
HAGË- Dëshmitari i gjashtë me radhë (me kodin 10) në gjykimin e Pjetër Shalës në Gjykat&eum...
Bota
2 Maj 2023, 18:12
k.m.
Nevado del Ruiz
KOLUMBI- Vullkani Nevado del Ruiz ka qenë joaktiv që nga viti 1985, por kohët e fundit ka filluar të tregojë she...
Bota
2 Maj 2023, 18:10
a.l
Foto ilustruese
BRUKSEL- Ka nisur takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit t&eum...
Bota
2 Maj 2023, 18:08
k.m.
Rexhep Tajip Erdogan
ANKARA- Zgjedhjet në Turqi po afrojnë dhe qytetarët ftohen më 14 maj të votojnë për të ardhmen...
Bota
2 Maj 2023, 17:49
I.A
Lucy Letby
ANGLI- Infermierja britanike Lucy Letby, gjatë seancës gjyqësore në Mançester për shtatë vrasje f...
Bota
2 Maj 2023, 17:54
a.l
Ivan Geshev
BULLGARI- Kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev ka shpëtuar i padëmtuar pas një shpërthimi të fortë që...
Bota
2 Maj 2023, 17:59
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Kushdo që u sëmur pasi u vaksinua kundër koronavirusit mendoi se mbase fajin e kishte vaksina. Për një k...
Bota
2 Maj 2023, 17:38
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë bashkëpunuar për të vendosur sanksione ndaj dy individëve t&eu...