LIVE UPDATES
Bota

Planet e Trump/ The Economist: Nga Groenlanda në Panama dhe Meksikë, udhëheqësit janë të tronditur

Më shumë se një shekull pasi inxhinierët amerikanë përfunduan Kanalin e Panamasë dhe 25 vjet pasi Shtetet e Bashkuara ia dorëzuan atë Panamasë, presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se e dëshiron atë përsëri.

8 Shkurt 2025, 22:47 Nga M.B
Planet e Trump/ The Economist: Nga Groenlanda në Panama dhe Meksikë,
Foto ilustruese

SHBA- Në portin Miraflores, makinat orientojnë drejtimin e një anijeje përmes kanalit, ndërsa një grumbull turistësh vështrojnë skenën, shkruan The Economist. Më shumë se një shekull pasi inxhinierët amerikanë përfunduan Kanalin e Panamasë dhe 25 vjet pasi Shtetet e Bashkuara ia dorëzuan atë Panamasë, presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se e dëshiron atë përsëri. Ai këmbëngul se kanali ishte një “dhuratë” që nuk duhej dhënë kurrë. Ngarkesat që shkojnë ose vijnë nga Shtetet e Bashkuara mbizotërojnë trafikun në kanal (shih grafikun). Por ai ka ndryshuar shumë që kur Amerika e la në dorëzim.

Nga portat e vjetra tani kalojnë vetëm gjysma e mallrave që qarkullojnë çdo ditë midis Oqeanit Atlantik dhe Paqësor. Tashmë, anijet Neopanamax deri në 370 metra (1215 këmbë) të gjata, kalojnë përmes një grupi të ri më të madh portash. Anijet e ngarkuara me gaz natyror të lëngshëm mund të kryejnë udhëtimin nga Teksas dhe Luiziana në Azi, në më pak se një muaj. Për përmirësimin e kanalit, pagoi qeveria panameze dhe këto punime përfunduan në vitin 2016 me një kosto prej 5.2 miliardë dollarësh.

Kanali i Panamasë është një nga disa pasuritë e paluajtshme të cilave ua ka vënë syrin zoti Trump. Ai dëshiron të lërë ndikim në territorin dhe infrastrukturën e Shteteve të Bashkuara. Trump e sheh Meksikën si një burim emigrimi të padëshiruar, droge dhe mallrash kineze, e sheh Kanadanë si një distopi liberale dhe Groenlandën si një pre të lehtë. Disa nga vërejtjet e tij janë turbulluese. Ai thotë se Gjiri i Meksikës duhet të riemërtohet Gjiri i Amerikës. Një kongresmene me emrin Marjorie Taylor Greene, ka hartuar legjislacionin për këtë qëllim. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ia ktheu duke propozuar që Shtetet e Bashkuara të riemërohen “Amerika Meksikane”.

Ndërkohë, Trump thotë gjithashtu se Kanadaja duhet të bëhet shteti anëtar i 51-të i Shteteve të Bashkuara. Një nga shumë problemet me këtë propozim, është se përthithja e Kanadasë liberale si territor i Shteteve të Bashkuara do të zbehte fuqinë politike të konservatorëve republikanë. Nëse pretendimin për Kanadanë mund ta quajmë një shaka pa kripë, nga ana tjetër, vërejtjet e Trump për Kanalin e Panamasë, Groenlandën dhe Meksikën kanë pasoja të vërteta. Më 7 janar, Trump tha se kanali ishte “jetik për vendin tonë” dhe pretendoi se ai “operohet nga Kina”.

Më 9 janar, kongresmeni republikan Dusty Johnson, propozoi një projektligj për të autorizuar blerjen e kanalit nga qeveria e Panamasë, duke përmendur “interesin e Kinës dhe praninë përreth kanalit”. Presidenti i Panamasë, José Raúl Mulino, i është përgjigjur zotit Trump se “çdo metër katror i kanalit”, i përket Panamasë dhe do të vazhdojë të jetë kështu. Pretendimet e mbështetësve të Trump se Kina operon apo zotëron kanalin, nuk janë të vërteta. Sidoqoftë, qeveria e Panamasë është bërë më tolerante ndaj Kinës në vitet e fundit.

“Kina nuk e ka nën kontroll kanalin, por ka përfituar nga institucionet e dobëta dhe korrupsioni i përhapur në Panama, për të rritur ndikimin e saj në politikën dhe biznesin kombëtar”, thotë Alonso Illueca nga Universiteti Katolik Santa María La Antigua, në Panama City.

Në qershor 2017, qeveria e Panamasë u dha fund marrëdhënieve diplomatike me Tajvanin dhe i vendosi ato me Pekinin. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Panama, u vu në dijeni për këtë vetëm një orë para se të ndodhte. Kompanitë kineze kishin fituar tashmë kontrata për të ndërtuar një port, termocentral dhe një qendër konventash, dhe aktiviteti u rrit edhe më tepër pas ndryshimit diplomatik që bëri Panamaja. Politikanët panamezë i kanë shijuar lidhjet me Kinën. Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Panamanë në vitin 2019. Ndërtimi i një ambasade kineze pranë grykës së kanalit u ndërpre pas trysnisë së fortë nga Shtetet e Bashkuara.

Përpjekjet amerikane për të rifituar ndikimin tregtar kanë dështuar: kompania amerikane Bechtel hodhi kandidaturën për të marrë pjesë në projektin e zgjerimit të kanalit, por nuk fitoi. Kur një koncesion për portin i mbajtur nga një firmë në Hong Kong duhej të rinovohej në vitin 2021, qeveria e Panamasë u bëri qëndresë thirrjeve për të hapur tender dhe rinovoi kontratën. Trump thotë gjithashtu se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute” për “qëllime të sigurisë kombëtare”.

Ai madje nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës. Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, thotë se 57,000 banorët e saj nuk duan të jenë as amerikanë, dhe as pjesë e Danimarkës, siç janë tani. Aleatët e Trump përmendin si kërcënim “Rrugën Polare të Mëndafshit” të Kinës, një ide për të ndërtuar infrastrukturë në Arktik, por ky është një lajm i vjetër. Megjithëse qeveria e Groenlandës i mirëpriti investimet kineze një dekadë më parë, trysnia nga zyrtarët danezë dhe amerikanë shpesh bllokonte projektet kineze. Minierat kineze janë përballur me pengesa financiare dhe kundërshtime lokale.

Veprimtaria e Kinës në Groenlandë tani lidhet kryesisht me peshkimin. Një sondazh në vitin 2024 tregoi se 25% e banorëve të Groenlandës do të mirëprisnin më shumë bashkëpunim me Kinën, nga 47% në vitin 2021. Nuk ka dyshim se Groenlanda është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të Amerikës. Rruga më e shkurtër që duhet të përshkruajnë raketat bërthamore ruse për të arritur në bregun lindor të Amerikës kalon pikërisht mbi këtë ishull. Në Bazën Hapësinore Pituffik në veriperëndim të territorit është instaluar një sistem amerikan i paralajmërimit të hershëm të raketave.

I ashtuquajturi hendeku Groenlandë-Islandë-Mbretëri e Bashkuar, luan një rol qendror në garën e nëndetëseve të anëtarëve të NATO-s dhe atyre ruse. “Sinqerisht, ky është oborri ynë… Në fakt, është dera jonë e përparme”, thotë Tom Dans, një ish i emëruar nga Trump në Komisionin Amerikan të Kërkimit Arktik. Shumica e banorëve të Groenlandës duan pavarësinë nga Danimarka. Sipas një ligji për sundimin e vendit të vitit 2009, ata kanë një udhërrëfyes për ta arritur këtë, megjithëse mbeten të ndarë për sa i përket kohës dhe qëndrueshmërisë ekonomike.

Një Groenlandë e pavarur mund të jetë e cenueshme dhe një aleat jo i besueshëm. Banorët e ishullit mund të kenë pikëpamje tejet optimiste mbi gjeopolitikën. Qeveria nuk ka pranuar të militarizojë vendin. Në vitin 2024, vetëm 2% e banorëve të Groenlandës e shihnin rritjen e tensionit ushtarak si sfidën e tyre më të madhe. Çfarë do të ndodhë? Siç ndodh zakonisht me deklaratat më të egra të Trump, marrëveshjet janë shumë më të mundshme sesa rezultatet e skajshme. Ka mënyra për të përmirësuar sigurinë, pa e bërë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Mund të ketë një rivendosje ushtarake dhe ekonomike. Danimarka njoftoi një paketë ushtarake të Arktikut me vlerë 2 miliardë dollarë në dhjetor. Danezët po blejnë më shumë pajisje luftarake kundër nëndetëseve, drone dhe anije vëzhgimi dhe planifikojnë të përmirësojnë një aeroport civil për avionët luftarakë F-35 të ardhur nga Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara. Më 13 janar, kryeministri i Groenlandës Egede, tha se ishte “tronditur” nga komentet e zotit Trump, por në të njëjtën kohë, sinjalizoi një bashkëpunim më të ngushtë në mbrojtje dhe mirëpriti investimet amerikane në miniera.

“SHBA nuk ka nevojë të zotërojë Groenlandën për të mbështetur praninë e saj atje”, thotë Kristine Berzina nga Instituti kërkimor German Marshall Fund.

Po kështu, nuk është në plan një pushtim amerikan i Panamasë. Kryeministri i vendit Mulino nuk ka pranuar asnjë lloj bisedimi për kanalin, i cili sjell 5 miliardë dollarë të ardhura vjetore. Megjithatë, duket se Panamaja do të përpiqet të thellojë lidhjet tregtare dhe diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe do të zvogëlojë lidhjen me Kinën. Fqinji i afërt i Amerikës është një shembull i mirë. Më 13 janar, zonja Sheinbaum njoftoi një “Plan të Meksikës” që synon të zvogëlojë varësinë nga Kina dhe shprehu përkrahjen e marrëveshjes tregtare USMCA që lidh Shtetet e Bashkuara, Meksikën dhe Kanadanë.

A do të mjaftojë kjo për të qetësuar zotin Trump? Ajo gjithashtu bëri të ditur se nuk ishte ftuar në përurimin e presidentit të zgjedhur. Trump nuk do të pushtojë fqinjët e Amerikës. Por gjithashtu ai nuk ka gjasa të ketë përparësi ndërtimin e marrëdhënieve të besueshme. Doktrina e re është ajo e imponimit të respektit./ Monitor

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj