"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama shpërthen ndaj protestuesve: "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Presidenti ukrainas Zelensky tha se është e rëndësishme që ai dhe zoti Trump të takohen personalisht përpara takimit të Presidentit amerikan me atë rus. Zelensky nuk konfirmoi një takim me Presidentin Trump, por tha se aktiviteti diplomatik do të shtohet.
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk ka konfirmuar se do të takohet javën tjetër me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, por tha se javët e ardhshme mund të jenë "shumë intensive në kuadrin diplomatik".
Presidenti Trump tha më 7 shkurt se ka të ngjarë të takohet me homologun ukrainas Zelensky javën e ardhshme. Vendi i takimit "mund të jetë Uashingtoni", tha ai, duke shtuar se nuk do të shkonte në Kiev.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se "ndoshta" mund të fliste së shpejti me Presidentin rus Vladimir Putin, por nuk dha një afat kohor. Presidenti ukrainas Zelensky tha se është e rëndësishme që ai dhe zoti Trump të takohen personalisht përpara takimit të Presidentit amerikan me atë rus. Zelensky nuk konfirmoi një takim me Presidentin Trump, por tha se aktiviteti diplomatik do të shtohet.
"Javët e ardhshme mund të jenë shumë intensive në kuadrin diplomatik dhe ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për ta shfrytëzuar kërë periudhë në mënyrë efektive. Ne e vlerësojmë gjithmonë bashkëpunimin me Presidentin Trump", tha ai menjëherë pasi foli Trump.
"Po ashtu ne po planifikojmë dhe bisedime në nivel ekipesh. Tani për tani ekipet ukrainase dhe amerikane po punojnë mbi hollësitë e një takimi. Mund të afrojmë mundësinë për një të qëndrueshme dhe afatgjatë", tha ai.
Në deklaratat e tij më herët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara përsëriti se ai është i interesuar të lidhë ndihmën e vazhdueshme ushtarake me qasjen në lëndët e para të Ukrainës.
"Një nga gjërat që po shikojmë me Presidentin Zelenskyy është që të kemi garanci për pasuritë e tyre. Ata kanë pasuri nën tokë. Ne po kërkojmë të bëjmë një marrëveshje me Ukrainën, ku do t’u garantojmë atë që po u japim ndërsa ata na garantojnë për pasuritë e tyre nëntokësore”, tha ai në 3 shkurt.
Në 7 shkurt, Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara duan "një sasi të barabartë përfitimi" në këmbim të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara. “Ne do të donim përfitime të barabarta”, tha Trump. Më shumë se 10 minerale, duke përfshirë minerale të rralla si nikeli dhe litiumi, konsiderohen kritike për ekonominë dhe mbrojtjen kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ukraina ka depozita të mëdha të uraniumit, litiumit dhe titanit./ VOA
Pengjet HAMAS - Hamasi ka liruar tre pengje izraelite në Gaza, ndërsa Izraeli liroi 183 të burgosur palestinezë në shkëmbimin...
Andrew Gwynne BRITANI E MADHE- Një ministër në departamentin e shëndetësisë të qeverisë britanike u shkarkua nga kr...
Aleksandër Vuçiç SERBI - Makina e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pësuar një defekt ...
trump, harry SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se nuk ka plane të dëbojë Princin Harry nga ...
LIBAN- Libani formoi një qeveri të re të shtunën, pas ndërhyrjes jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë të Shtete...
Pamje nga protesta MAL I ZI - Grupi i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) në Mal të Zi po zhvillon për ...
Përfaqësuesit BALTIK- Tre vendet baltike shkyçën sistemet e tyre të energjisë elektrike nga rrjeti energjetik i Rusisë...
Donald Trump dhe Elon Musk SHBA- Elon Musk ka bërë një deklaratë të papritur për presidentin amerikan Do...
foto ilustruese SHKUP- Aplikimi i Maqedonisë së Veriut në fushën unike për pagesa në euro – SEPA, pritet që të...
santorini SANTORINI- Në një ditë të qetë vere në Santorini në korrik 1956, katastrofa goditi ishullin. "Mbaj mend q&eu...