LIVE UPDATES
Bota

'Nuk ndalemi derisa të plotësohen kërkesat tona"/ Intesifikohen protestat në Malin e Zi, studentët bllokojnë urat dhe rrugët

Studentët organizuan bllokimin e urave, rrugëve dhe rreth-rrotullimeve në Podgoricë, ndërsa në mbështetje të studentëve, qytetarët organizuan bllokime të rrugëve edhe në gjashtë qytete të tjera malazeze, në Cetinë, Kotorr, Tivar, Budva, Nikshiqç dhe Herceg Novi.

8 Shkurt 2025, 19:59 Nga B.Z
'Nuk ndalemi derisa të plotësohen kërkesat tona"/
Pamje nga protesta

MAL I ZI - Grupi i studentëve “Kamo Sjutra” (“Kah nesër”) në Mal të Zi po zhvillon për çdo ditë protesta duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesëve të sigurisë për ngjarjen në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë.

Studentët organizuan bllokimin e urave, rrugëve dhe rreth-rrotullimeve në Podgoricë, ndërsa në mbështetje të studentëve, qytetarët organizuan bllokime të rrugëve edhe në gjashtë qytete të tjera malazeze, në Cetinë, Kotorr, Tivar, Budva, Nikshiqç dhe Herceg Novi. Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç tha se i respekton kërkesat e studentëve, por dorëheqjen e zyrtarëve të sigurisë e konsideron si veprim moral të tyre dhe jo të qeverisë që e udhëheq ai.

Grupi i studentëve "Kah nesër"(Kamo sjutra) vijon protestat e përditshme me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete tjera, duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesëve të sigurisë pas ngjarjes në Cetinë, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë. Ata thanë se do të organizojnë në vazhdimësi protesta të mëdha dhe se zyrtarët nga të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre “do të kenë mundësi t’i dëgjojnë, nëse nuk e kanë bërë tashmë”.

Me këtë kërcënim studentët organizuan bllokimin e urave, rrugëve dhe rreth-rrotullimeve në Podgoricë, ndërsa në mbështetje të studentëve, qytetarët organizuan bllokime të rrugëve edhe në gjashtë qytete të tjera malazeze, në Cetinë, Kotorr, Tivar, Budva, Nikshiq dhe Herceg Novi.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç tha se i respekton kërkesat e studentëve, por dorëheqjen e zyrtarëve të sigurisë, po siç tha ai e konsideron si veprim moral të tyre dhe jo të qeverisë që e udhëheq.

“Ne seriozisht i marrim të gjitha kërkesat e studentëve. Unë i kam ftuar në bisedime organizatorët e protestave, të cilët ata i refuzuan. Dorëhqjet e kërkuara më tepër janë akt moral i personave në fjalë dhe kjo gjë ska të bëjë me qeverinë malazeze”, tha kryeministri Spajiç.

Ai po ashtu tha se "dorëheqja është një akt i përgjegjësisë morale dhe objektive" dhe se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë "të nënshtruar ndaj ndryshimeve pas një analize të performancës së tyre".

Ai nuk specifikoi se kur do të përfundonte analiza e performancës së anëtarëve të qeverisë së tij, duke përfshirë ministrin Sharanoviç dhe zëvendëskryeministrin për Sigurinë, Beçiç.

Protestat me bllokime fillon me slloganin “23 minuta zhurmë” gjithnjë në orën 17:26, si simbol i kohës kur më 1 janar të këtij viti Aco Martinoviç kreu një krim tragjik në Cetinë.

Sllogani “23 minuta zhurmë” i referohet 23 viktimave në dy ngjarjet e kryera në gati tre vitet e fundit në qytetin e Cetinës, 30 kilometra largë Podgoricës.

Studentët paralajmëruan se " i përkrahin qytetarët që bëjnë bllokimin në të gjitha qytetet, me kusht që të mos organizohen sipas linjave partiake" .

Studentët dhe qytetarët kërkojnë që kryeministri Milojko Spajiq të shkarkojë zëvendëskryeministrin për Sigurinë, Aleksa Beçiç dhe ministrin e Brendshëm Danilo Sharanoviç për, siç thonë ata, dështimet e policisë në ditën e vrasjes masive në Cetinë më 1 janar.

Ata thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe bllokimi derisa të plotësohen kërkesat e tyre për ngjarjen e Cetinës.

Shumë banorë të Malit të Zi janë të zemëruar me ato që i konsiderojnë reforma të ngadalshme të policisë, e cila ka mungesë punonjësish dhe fondesh dhe grindjeve burokratike dhe politike brenda qeverisë.

Ambasada e SHBA në Podgoricë e “mbështeti fuqimisht të drejtën për tubime paqësore, jo të dhunshme dhe lirinë e shprehjes si vlera themelore të një shoqërie demokratike”.

Ndërkohë mbi 100 profesorë të universitetit dhe asistentë mësimdhënës, artistë dhe intelektualë të njohur dërguan letër mbështetjeje për studentët .

Ata shprehim mbështetje për organizatën joformale studentore "Kamo śutra" dhe kërkesave të tyre për të sqaruar plotësisht përgjegjësinë për dy vrasjet masive që ndodhën në Cetinë./VOA

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit