LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut nga sistemi i pagesave në euro?

Kjo pritet të ketë leverdi të madhe edhe për kompanitë, pasi do të shkurtohet edhe koha edhe shpenzimet për transaksionet në euro.

8 Shkurt 2025, 17:47 Nga r.ll
Çfarë do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset
foto ilustruese

SHKUP- Aplikimi i Maqedonisë së Veriut në fushën unike për pagesa në euro – SEPA, pritet që të miratohet së shpejti, kurse integrimi i plotë mund të ndodhë në tetor të këtij viti. Përfitimet për qytetarët, por edhe më shumë për bizneset, do të jenë transaksionet më të shpejta, digjitalizimi dhe qasja në tregun evropian, por dhe më e rëndësishmja – shpenzimet më të ulëta.

Rrallëherë dërgoj para nga jashtë në xhirollogarinë në Maqedoni të Veriut. Provizionet janë shumë të larta, për vetëm disa qindra euro, provizioni është rreth 7 euro, dhe është më mirë që me këto para të blej diçka për fëmijët. Kur kthehemi, paratë i sjellim të gatshme dhe atje i mbajmë ose i dërgojmë nëpërmjet miqve që të na i depozitojnë në llogaritë tona bankare në Maqedoni të Veriut.

Kjo është praktika që përdor Kristina Nikolovska, një mërgimtare në Gjermani, për transfere të parave në vend. Mirëpo, kjo mund të bëhet e kaluar për të dhe për të gjithë mërgimtarët dhe qytetarët që kryejnë transaksione dhe pagesa nga dhe për në vendet e huaja, pasi Maqedonia e Veriut po përgatitet të bëhet pjesë e Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Kjo pritet të ketë leverdi të madhe edhe për kompanitë, pasi do të shkurtohet edhe koha edhe shpenzimet për transaksionet në euro.

SEPA është iniciativë e BE-së që ka për qëllim thjeshtimin dhe standardizimin e transaksioneve, për të pasur pagesa dhe transferta më të shpejta, më të lira dhe më të sigurta në euro mes shteteve anëtare. Ajo përfshin të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Norvegjinë, Lihtenshtajnin, Zvicrën, Monakon, Islandën, San Marinon, Andorën, Vatikanin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Anëtarësimi në të është një nga prioritetet e përcaktuara në Planin për Rritjen Ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi dhe Shqipëria tashmë janë pranuar në këtë zonë, ndërsa Maqedonia e Veriut pritet të marrë së shpejti dritën e gjelbër.

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur aplikimin në korrik të vitit 2024, ndërsa data e parë e mundshme për hyrjen e bankave nga Ballkani Perëndimor, përkatësisht për përgatitjen e plotë për integrimin në SEPA, në praktikë, është tetori i vitit 2025, deklaroi guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska.

Një metodë më e qasshme, më komode dhe më e sigurt për transaksionet në euro janë fjalët me të cilat nga Banka Popullore e Maqedonisë i përshkruajnë përfitimet që do të kenë qytetarët nga anëtarësimi në SEPA.

Sipas kësaj banke, leverdia, para së gjithash do të jetë në uljen e shpenzimeve për pagesat tejkufitare, përfshirë këtu edhe dërgesat.

"Sipas analizës së Bankës Botërore për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, shpenzimet do të ulen ndjeshëm, duke bërë që ekonomitë të mund të kursejnë rreth gjysmë miliardi euro", thonë për Radion Evropa e Lirë (REL) nga Banka Popullore.

Pritjet janë që kjo do të përshpejtojë edhe transformimin digjital të sektorit financiar dhe do të ulë varësinë nga transaksionet me para në dorë.

Janë të mëdha pritjet edhe te komuniteti i biznesit, i cili përmes kësaj do të ketë një qasje më të thjeshtë në tregun e BE-së.

“Në praktikë, duhet t’i ul shpenzimet për pagesat në rajon dhe në BE. Për më tepër, kjo do të ndikojë edhe në shpejtësinë. Teorikisht, nëse tani duhen një ose dy ditë për të përfunduar transaksione, tani presim që, të paktën, ato të realizohen menjëherë“, thotë për REL-in kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angeloski.

E gjithë kjo, sektori i biznesit pret që të ndikojë edhe në efikasitet. Siç thotë Mile Boshkovi nga Konfederata e Biznesit të Maqedonisë së Veriut, kompanitë që kanë aktivitete tregtare ndërkombëtare – shitje, blerje, shërbime konsulente etj., do të mund t’i bëjnë pagesat nga zyra dhe në lëvizje, dhe kjo është e rëndësishme për ta, sepse në biznes ka “situata të caktuara kur është e rëndësishme të shfrytëzohet momenti dhe sekonda e caktuar“.

Sipas një analize të Bankës Botërore, që e theksojnë edhe nga Banka Popullore, tani, krahasuar me BE-në, shpenzimet për pagesat tejkufitare në euro për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor janë rreth 12 herë më të larta për transferimin e 5.000 eurove dhe 15 herë më të larta për transferimin e 20.000 eurove.

Ajo që theksojnë, si kompanitë, ashtu edhe Banka Popullore, është se i gjithë ky proces do t’i japë fund përdorimit të bankave korrespondente.

“Hyrja në SEPA do të mundësojë qasje më të lehtë në sistemet e pagesave në BE, duke eliminuar nevojën për aranzhime të komplikuara dhe të shtrenjta korrespondente bankare. Ky thjeshtim do të çojë në pagesa më efikase, më të leverdishme dhe më të shpejta tejkufitare”, thonë në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut.

Aktualisht, kompanitë, për të paguar një faturë në një shtet tjetër, shpesh duhet të përdorin banka edhe në vende të treta.

“Nëse duam të paguajmë, për shembull, në Suedi, duhet të shfrytëzojmë një bankë korresponduese që do ta realizojë këtë transferim në Gjermani ose në vende të tjera, pasi bankat tona nuk kanë komunikim direkt, për shembull, me disa banka nga Suedia ose Portugalia”, shpjegon Boshkov.

Pavarësisht se përfitimet nga anëtarësimi në SEPA janë të qarta, duhet të pranojmë se na presin edhe sfida, porositi guvernatorja Angellovska-Bezhoska. Kwto komente ajo i bëri gjatë pjesëmarrjes në një punëtori në Shkup lidhur me këtë temë, e ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Qendrore Evropiane, Këshillit Evropian të Pagesave, Asociacionit Italian të Bankave dhe të tjerë.

Aplikimi i Maqedonisë së Veriut për SEPA duhet të miratohet nga Këshilli Evropian i Pagesave, kurse në Banka Popullore theksojnë se deri tani është arritur një harmonizim i lartë i kërkesave rregullatore në fushën e shërbimeve të pagesave, masave për parandalimin e pastrimit të parave, qarkullimit të lirë të kapitalit dhe mbrojtjes së të dhënave. Maqedonia e Veriut, theksojnë ata, ka përmbushur kërkesat teknike dhe ligjore të SEPA-s dhe ajo që pritet tani është përfundimi i vlerësimit formal të aplikimit dhe gatishmërisë për anëtarësim.

Për harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit me atë të BE-së që kërkohet për anëtarësimin në SEPA, janë në procedurë parlamentare edhe ndryshimet e Ligjit për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave. Më 27 janar, ato kaluan në leximin e dytë në komisionet përkatëse parlamentare. Megjithatë, për një integrim të plotë në këtë fushë, një rol kyç duhet të luajnë edhe bankat.

“Në mënyrë që qytetarët dhe kompanitë t’i ndiejnë përfitimet nga SEPA, vendimtare do të jetë që bankat të jenë operativisht të përgatitura dhe të bashkohen me skemat e SEPA-s (sistemet e pagesave) pas miratimit të aplikimit tonë. Ne gjatë këtij procesi do të sigurojmë mbështetje të plotë rregullatore për bankat”, thonë nga Banka Popullore për REL-in.

Kohë më parë, për të mbështetur procesin e integrimit në SEPA të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim e Komisionit Evropian, formoi edhe Komitetin Menaxhues. Në krye të këtij trupi është kreu i saj, Gert Jan Kopman, ndërsa pjesë e drejtorisë janë guvernatorët e bankave qendrore të rajonit, përfaqësues të BE-së, Bankës Botërore dhe të institucioneve të tjera financiare evropiane./REL

maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës