28 Shkurt 2023, 09:53
Nga a.l
Agon Maliqi
KOSOVË- Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka analizuar situatën pas takimit të djeshëm Kurti-Vuçiç dhe planit evropian. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social 'Facebook' ka shkruar se nuk ka dilema nëse do të krijohet Asociacioni, por kur do të krijohet. Sipas tij dokumenti nuk është iqartë.
“Dilema këtu nuk është nëse asociacioni do të krijohet ose jo, por kur do të krijohet. Serbia e do si hap të parë dhe zhbllokues të hapave të tjerë, Kosova me gjasë po e kushtëzon me marrëveshjet e tjera dhe me korrjen e përfitimeve. Pak a shumë si parimi i qeverive paraprake: ‘nuk ka marrëveshje për asgjë pa u arritur marrëveshje për gjithçka. Në hyrje të tekstit Kosova efektivisht e pranon një fusnotë të dytë apo edhe ia zgjat jetën fusnotës së parë, teksa flitet se palët e arrijnë marrëveshjen “pa paragjykim ndaj pikëpamjeve të ndrshme të Palëve mbi çështje fundamentale, përfshi ato mbi statusin”. Pra Kosova pajtohet me idenë që Serbia të mos e njohë”, ka shkruar Maliqi.
Sipas marrëveshjes, Maliqi thotë se Serbia nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Por, askush nuk e ndalon Rusinë e Kinën ta bëjnë një gjë të tillë.
“Disa pika të dokumentit i hapin shtigje Kosovës por nuk japin garanci dhe varen nga vullneti i shteteve mike për të na ndihmuar – pra kërkojnë proces paralel diskutimesh me ta. Serbia zotohet (Artikulli 4) se nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Çështja është se asgjë nuk e pengon Rusinë dhe Kinën që ta kryejnë këtë punë për Serbinë në OKB dhe as 5 shtetet në Evropë për të vazhduar të na pengojnë në NATO dhe BE. Kosova vitin e fundit në vend se të investojë energji dipomatike te kjo çështje, vendosi të harxhojë kot mirëbesim dhe kreditë te shtetet mike me aventurat pa krye në veri. Kur e lexon tekstin e marrëveshjes dhe e sheh ekzaltimin e militantëve për mospranimin e asociacionit nuk habitesh aspak se si njerëzit besojnë në mitologji fetare të tipit “Jezusi e ktheu ujin në venë!”. Marrëveshja thjesht rikonfirmon se Kosova i ka humbur tetë vite kot me çmenduri politike për t’u kthyer aty ka qenë. Te shishja e ujit. Venë ka vetëm në sytë e besimtarëve”, përfundon postimi i Agon Maliqit.
Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Ky propozim titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.
dialogu kosove-serbi
Bota
28 Shkurt 2023, 09:45
a.l
Florian Bieber
KOSOVË- Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka d...
Bota
28 Shkurt 2023, 09:30
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se sot do të dalë me ...
Bota
28 Shkurt 2023, 09:05
a.l
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka reaguar sërish lidhur me takimin e zhvilluar ditën e d...
Bota
28 Shkurt 2023, 08:43
a.l
Memli Krasniqi
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar për takimin e kryeministri...
Bota
28 Shkurt 2023, 08:51
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Situata në qytetin e Bahmutit, në lindje të Ukrainës, është duke u bërë “se...
Bota
28 Shkurt 2023, 08:49
Takimi në Bruksel
KOSOVË- Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës q&e...
Bota
28 Shkurt 2023, 08:22
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është vlerësuar nga figurat ndërkombëtare kjo ndikuar ed...
Bota
28 Shkurt 2023, 08:21
F.M
Ovidio Guzman
MEKSIKË- Meksika është ‘dorëzuar’ dhe do të dërgojë përfundimisht djalin e bosit fam&eum...
Bota
28 Shkurt 2023, 08:15
F.M
Tik Tok
KANADA- Kanadaja është vendi i radhës që ka marrë masat për të ndaluar aplikacionin e Tik Tokut për punonj&...
Bota
28 Shkurt 2023, 08:03
Mali i Zi
MALI I ZI- Parlamenti i Malit të Zi miratuan të hënën tre nga katër anëtarët që i mungonin Gjykatës ...