All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

REL: Çfarë pritet të ndodhë pas pranimit të propozimit të BE-së?

Përparimi drejt zbatimit të propozimit, sipas bllokut evropian, do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese, përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

28 Shkurt 2023, 08:49 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

 

REL: Çfarë pritet të ndodhë pas pranimit të
Takimi në Bruksel

 

KOSOVË- Zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, është hapi i radhës që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Propozimi, që palëve iu dorëzua shtatorin e kaluar, u pranua gjatë takimit të 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë. Ky propozim titullohet: “Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Përparimi drejt zbatimit të propozimit, sipas bllokut evropian, do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese, përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. BE-ja pret që puna për zbatimin e marrëveshjes të finalizohet para takimit të radhës të Këshillit Evropian, që mbahet më 23-24 mars.

“Jam i sigurt se Mirosllav Lajçak do të vazhdojë diplomacinë fluturuese dhe para takimit të Këshillit Evropian – në mes të marsit dhe në fund të marsit – ne të mund të finalizojmë të gjithë punën”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit Kurti-Vuçiq.

Ai tha se Kurti dhe Vuçiq e pranuan propozimin evropian dhe u pajtuan se nuk ka nevojë për bisedime të mëtejme.

“Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes”, tha Borrell dhe shtoi se “negociata të mëtejme ende duhet të bëhen për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit e dispozitave të marrëveshjes”.

Presidenti serb tha se një takim me Kurtin, nën ndërmjetësimin e BE-së, është paralajmëruar për 18 mars, në Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, BE-ja nuk specifikoi datën e takimit, por tha se pret që të ndodhë në mars.

“Kjo do të thotë se diplomacia fluturuese do të vazhdojë dhe unë do të thërras një takim mes dy liderëve gjatë marsit me qëllimin që të finalizojmë diskutimet e aneksit të zbatimit – që do të jetë udhërrëfyes për planin e zbatimit të marrëveshjes”, tha Borrell, duke porositur se në Bruksel presin që palët të angazhohen në këtë proces në mënyrë konstruktive.

Disa orë pas përfundimit të takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian publikoi për herë të parë tekstin e plotë të propozimit të tij për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky propozim – drafte të të cilit kishin qarkulluar që nga viti i kaluar, kur iu dorëzua palëve – ka 11 nene, që synim kryesor ka të arrihet marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, mbi bazë të drejtave të barabarta.

Propozimi synon që palët të respektojnë të drejtat sovrane të njëra-tjetrës, pavarësinë, autonominë, sovranitetin, integritetin territorial, të drejtën e vetëvendosjes dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit. Aty po ashtu parashihet njohja e simboleve dhe dokumenteve relevante, që do të mundësonin qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Sa u përket të drejtave të komunitetit serb në Kosovë – që është komunitet joshumicë – propozimi parasheh mbrojtjen e tyre. Po ashtu thuhet se duke pasur për bazë instrumentet e Këshillit Evropian dhe përvojat ekzistuese evropiane, palët do të përkushtohen që ky komunitet të ketë një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes në Kosovë, si dhe të gëzojë të drejtën e ndihmës financiare nga Serbia. Po ashtu, me këtë propozim, palët pajtohen që të mos e pengojnë njëra-tjetrën, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Përderisa për Kurtin takimi i 27 shkurtit ishte konstruktiv, për Vuçiqin ishte një takim “i vështirë”. Kurti tha se në takim u konfirmua se propozimi është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

“Ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit. Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Kurti.

Kryeministri kosovar pretendoi se pala serbe nuk ishte e gatshme të nënshkruante marrëveshjen, ndërsa ai po. Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se takimi nuk kishte të bënte me pranimin apo mospranimin e propozimit.

"Unë pres ta shoh planin e zbatimit, para së gjithash planin e zbatimit të obligimeve të mëparshme", tha ai, duke shtuar se ende duhet të punohet në udhërrëfyes.

Përderisa palët u pajtuan për propozimin, Serbia tha se insiston në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky Asociacionin, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje (më 2013 dhe 2015), deri më tani është kundërshtuar nga Kurti, i cili druan se mund t’i ngjasojë Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, nëse ka kompetenca ekzekutive, ashtu siç kërkon Serbia.

Megjithatë, në propozim thuhet se palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut, që janë arritur më parë. Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara – që përkrahin propozimin evropian – vazhdimisht kanë kërkuar nga Kosova të zbatojë marrëveshjet për Asociacionin. Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se disa pika të Marrëveshjes mbi parimet për themelimin e Asociacionit të arritur po atë vit, nuk ishin në harmoni të aktit më të lartë juridik të shtetit. Megjithatë, Gjykata tha se ato mund të harmonizohen.

“Në radhë të parë është Asociacioni i komunave serbe”, tha Vuçiq pas takimit me Kurtin.

Në fillim të shkurtit të këtij viti, Kurti ka paraqitur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, duke kërkuar që ai të mos jetë njëetnik, ta ndryshojë emrin dhe të mos ketë pushtet ekzekutiv. Në propozimin evropian nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë, që Kurti vazhdimisht ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje finale për normalizimin e plotë të raporteve me Serbinë.

Për Serbinë, njohja e pavarësisë së Kosovës, është thënë se është “vijë e kuqe”. Megjithatë, në nenin dy thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Dy partitë kryesore opozitare në Kosovë, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike ka reaguar ndaj propozimit evropian, duke kritikuar Kurtin se me këtë propozim, ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë dhe ka pranuar të themelojë Asociacionin.

Megjithatë, partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje “është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës”. Propozimi evropian thuhet se përfaqëson një hap drejt normalizimit, që pritet të çojë drejt një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Marrë nga REL

dialogu kosove-serbi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj