LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori amerikan: Kina duhet të jetë e sinqertë për origjinën e COVID-it

Komentet e tij erdhën një ditë pasi mediat amerikane njoftuan se Departamenti i Energjisë konkludoi se pandemia ka gjasa të ketë lindur nga një rrjedhje në një laborator në Wuhan.

28 Shkurt 2023, 08:02 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan: Kina duhet të jetë e sinqertë për
Ambasadori amerikan në Kinë Nicholas Burns

SHBA- Ambasadori amerikan në Kinë tha se Pekini duhet të jetë më i drejtpërdrejtë për origjinën e pandemisë COVID-19, një ditë pas njoftimeve se Departamenti amerikan i Energjisë konkludoi se pandemia ka gjasa të ketë filluar nga një rrjedhje nga një laborator kinez.

Nicholas Burns tha gjatë një aktiviteti të Dhomës Amerikane të Tregtisë të hënën se Kina duhet të “jetë më e sinqertë për atë çfarë ndodhi tre vjet më parë në Wuhan me origjinën e krizës së COVID-19ës”. Wuhani është qyteti kinez ku u njoftuan rastet e para të koronavirusit të ri në dhjetor 2019.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi mediat amerikane njoftuan se Departamenti i Energjisë konkludoi se pandemia ka gjasa të ketë lindur nga një rrjedhje në një laborator në Wuhan.

Konkluzioni u paraqit në një raport të klasifikuar të zbulimit që departamenti ja dërgoi Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarëve kryesorë të Kongresit, njoftoi gazeta The Wall Street Journal, duke cituar personat që e lexuan këtë raport.

Gazeta tha se agjencia e zbulimit e Departamentit të Energjisë është tashmë agjencia e dytë e zbulimit amerikan, pas FBI-së, që konkludon se rrjedhja nga laboratori kinez ishte shkaku i mundshëm i pandemisë, megjithëse agjencitë amerikane të zbulimit vazhdojnë të jenë të ndara për sa i përket origjinës së virusit.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby i bëri jehonë kësaj ndjesie. “Nuk ka patur një përfundim dhe konsensus përfundimtar në qeverinë amerikane për origjinën e pandemisë COVID-19”, u tha zoti Kirby gazetarëve të hënën kur u pyet për njoftimin e gazetës.

Vlerësimi i Departamentit të Energjisë u bë me "besueshmëri të ulët", ndërsa konkluzioni i FBI-së u përcaktua me "besueshmëri të moderuar", sipas gazetës. Katër agjenci të tjera amerikane thuhet se kanë përcaktuar me "besueshmëri të ulët" se virusi është transmetuar natyrshëm nga kafshët, ndërsa dy agjenci të tjera mbeten të pavendosura.

Raportet rikthejnë vëmendjen kombëtare tek pikëpyetja se çfarë e shkaktoi pandeminë COVID-19.

Konkluzioni i Departamentit të Energjisë shënon një ndryshim nga pozicioni i tij i mëparshëm se ishte i pavendosur për mënyrën se si filloi virusi. Zyrtarët amerikanë nuk zbuluan se çfarë të dhëna të reja zbulimi sollën këtë ndryshim. Analiza e Departamentit të Energjisë erdhi nga rrjeti i tij i laboratorëve kombëtarë, duke i dhënë asaj një perspektivë të ndryshme nga vlerësimet më tradicionale të zbulimit.

Të dielën, këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan i tha kanalit CNN se "ekziston një shumëllojshmëri pikëpamjesh në komunitetin e zbulimit".

"Disa elementë të komunitetit të zbulimit kanë arritur në përfundime nga njëra anë, disa nga ana tjetër", tha ai.

Shkencëtarët gjithashtu kanë qenë të ndarë për këtë çështje, me disa prej tyre që tregojnë tregun e kafshëve të gjalla në Wuhan si vendin më të mundshëm të shfaqjes së virusit, duke vënë në dukje se transmetimi nga kafsha te njeriu ka qenë rruga për shumë patogjenë të panjohur më parë. Shkencëtarë të tjerë, megjithatë, i kanë dhënë kredibilitet teorisë së rrjedhjes nga laboratori, duke vënë në dukje se nuk është gjetur asnjë burim kafshësh dhe se Wuhani është një vend kryesor i punës kërkimore për koronavirusin.

Pyetja se si filloi virusi, ka thelluar gjithashtu ndasitë politike në Shtetet e Bashkuara, me republikanët që me shumë gjasa do të mbështesin hipotezën e rrjedhjes nga laboratori.

Senatori republikan Tom Cotton ishte një nga politikanët e parë të profilit të lartë që shprehu teorinë se virusi e kishte origjinën në një mjedis laboratorik, duke komentuar në shkurt 2020, kur pikëpamja mbizotëruese ishte se virusi ishte transmetuar nga lakuriqët e natës dhe ishte përhapur në një treg ushqimi në Wuhan.

Pasi një numër në rritje shkencëtarësh kërkuan që të dyja hipotezat të konsideroheshin seriozisht, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden urdhëroi një rishikim të të dhënave të zbulimit për origjinën e COVID-19 në maj 2021.

Një vlerësim i deklasifikuar i zbulimit në tetor 2021 deklaroi se të dyja hipotezat ishin të besueshme, por se agjencitë e zbulimit mbetën të ndara se cila teori ishte e saktë. Raporti thoshte se kishte konsensus mes agjencive të zbulimit se pandemia nuk ishte rezultat i një programi kinez të armëve biologjike.

Kina ka mohuar në mënyrë të përsëritur se një rrjedhje laboratorike ka ndodhur në Wuhan. Ajo ka vendosur kufizime ndaj hetimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të përcaktuar origjinën e virusit.

Marrë nga VOA

nicolas burns pandemia e covid 19

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet