LIVE UPDATES
Bota

Plani i Rritjes për Ballkanin pritet t’i sjellë 882.6 milionë euro Kosovës

Kurti u shpreh se Republika e Kosovës është angazhuar që 10 vjet për procesin e Berlinit në mënyrë që atë ta kurorëzojmë suksesshëm siç edhe bëmë. Kurti u shpreh se Procesi i Berlinit ka afruar vendet e rajonit me njëra tjetrën dhe të gjitha së bashku me Bashkimin Evropian.

24 Tetor 2024, 13:08 Nga N.F
Plani i Rritjes për Ballkanin pritet t’i sjellë 882.6
Foto ilustruese

KOSOVË- Kosova do të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin. Mbi 250 milionë euro, do të ndahen si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt më 14 tetor në Berlin.

Kurti u shpreh se Republika e Kosovës është angazhuar që 10 vjet për procesin e Berlinit në mënyrë që atë ta kurorëzojmë suksesshëm siç edhe bëmë. Kurti u shpreh se Procesi i Berlinit ka afruar vendet e rajonit me njëra tjetrën dhe të gjitha së bashku me Bashkimin Evropian.

“Në Berlin kemi nënshkruar marrëveshjen e pestë në tri samitet e këtij procesi, ndërkohë që paralajmëruam vendimin për ti dhënë fund pritjes gati dy vjeçare që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruar po ashtu në Berlin, duke u mundësuar kështu qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës që të udhëtojnë me letërnjoftime në Kosovë nga 1 janari 2025”.

Kurti theksoi se në këtë samit u nënshkrua deklarata për Tregun e Përbashkët Rajonal 2024-2028, si dhe një plan veprimi që do të sjellë 882.6 milionë euro për zhvillimin e Kosovës.

“Marrëveshja e re për qasje në arsimim e lartë dhe pranimin për të studiuar në Ballkanin Perëndimor, është vazhdimësi e marrëveshjes së njohjes reciproke të diplomave për institucionet e arsimit të lartë. Nënshkruam deklaratën për Tregun e Përbashkët Rajonal 2024-2028 dhe miratuam planin e ri të veprimit që është shtyllë e planit të rritjes për Ballkanin nga i cili Republika jonë përfiton 882.6 milionë euro. Doli të jetë një proces i suksesshëm i cili ka afruar vendet e rajonit me njëra-tjetrën dhe të gjitha së bashku me BE-në.

Kemi nënshkruar marrëveshjen e pestë në tri samitet e këtij procesi, ndërkohë paralajmëruam vendimin për t’i dhënë fund pritjes gati dyvjeçare që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruara poashtu në Berlin më 3 nëntor të vitit 2022 duke ua mundësuar kështu qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës që të udhëtojnë me letërnjoftime në drejtim të Kosovës nga 1 janari i vitit të ardhshëm”.

Ai shtoi se veprimet e këtij plani janë të orientuara drejt avancimit të katër lirive, krijimi i mjedisit të favorshëm për biznese, zhvillimit të kapitalit njerëzor, digjitalizimit dhe inovacionit.

Kryeministri përmendi edhe nënshkrimin e tri marrëveshjeve tjera: Deklaratën mbi Rikonfirmimin e Marrëdhënieve të Fqinjësisë së mirë dhe Bashkëpunimit Rajonal, Deklaratën mbi Standardet Rajonale të Ekzaminimit të Investimeve të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor dhe Deklaratën mbi Aneksin dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të mbulojë periudhën midis vitit 2024 dhe 2027. Plani i Rritjes arrin shumën prej gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit. Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme.

Në deklaratën e lëshuar nga Këshilli i BE-së, theksohet se qëllimi kryesor është mbështetja për harmonizimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim të anëtarësimin e ardhshëm në BE, si dhe integrimin progresiv të tyre në një treg të vetëm evropian, si dhe konvergjencën socio-ekonomike me BE-në.

Për të marrë mbështetje në kuadër të këtyre instrumenteve, vendet e rajonit duhet të përgatisin një agjendë reformash, duke theksuar reformat që planifikojnë të ndërmarrin për të arritur qëllimet.

Nga shuma totale, dy miliardë euro do të shpërndahen si grante dhe pjesa e mbetur, katër miliardë euro, në formë kredie me interesa të favorshme. Përllogaritet se Serbia do të marrë 1.58 miliardë euro, Bosnja dhe Hercegovina 969 milionë, Shqipëria 922 milionë, Kosova 882 milionë, Maqedonia e Veriut 807 milionë dhe Mali i Zi 383.5 milionë./ Monitor

kurti be plani i rritjes për ballkanin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj