Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të vdekurit ishin pjesë e një grupi prej 12 individësh, duke përfshirë dy udhërrëfyes, të cilët janë ngjitur në Klyuchevskaya Sopka në rajonin verilindor të gadishullit Kamchatka të Rusisë që nga 30 gushti, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti.
SIBERI- Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të mbijetuarit e një ekspedite ngjitëse në vullkanin më të lartë të Euroazisë që ka marrë tashmë tetë jetë.
Të vdekurit ishin pjesë e një grupi prej 12 individësh, duke përfshirë dy udhërrëfyes, të cilët janë ngjitur në Klyuchevskaya Sopka në rajonin verilindor të gadishullit Kamchatka të Rusisë që nga 30 gushti, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti.
Ministria e Mbrojtjes Civile e Rusisë, Emergjencave dhe Ndihmës ndaj Fatkeqësive deklaroi në median shtetërore se një grup shpëtimi po ngjitet për të arritur tek të mbijetuarit, fati i të cilëve nuk dihet.
Ekipet e shpëtimit shpresojnë të arrijnë në kamp deri në mesnatë dhe të vazhdojnë lart të nesërmen herët në mëngjes. Përparimi i tyre po vështirësohet nga kushtet e vështira të motit, me erëra të forta, temperatura të ftohta dhe borë në lartësi të mëdha, shkruan CNN.
“Rezultati i operacionit të kërkim-shpëtimit varet nga moti, retë e hirit në shpatet, shkrirja e akullnajave, rrjedhat e baltës dhe rënia e shkëmbinjve”, tha ministria.
Përpjekjet e mëparshme të kërkimit dhe shpëtimit për të arritur individët e bllokuar ishin të pasuksesshme, pasi erërat e forta penguan një helikopter të zbarkonte të dielën, një ditë pasi pesë anëtarë të grupit u rrëzuan për vdekje.
Ministri i Situatave Emergjente për rajonin ku ndodhet vullkani ka hapur një linjë telefonike për të informuar të afërmit në lidhje me zhvillimin e stiuatës.
“Të afërmit mund të mësojnë informacione për ecurinë e operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe, nëse është e nevojshme, të marrin ndihmë psikologjike“, tha shërbimi për shtyp i ministrisë.
Tashmë ka nisur një hetim për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe se si ka ndodhur tragjedia.
Klyuchevskaya Sopka (4,750 metra) është mali më i lartë i Siberisë dhe vullkani më i lartë aktiv i Euroazisë.
Foto ilustruese MESDHE- Dhjetra emigrantë libanezë dhe sirianë të bllokuar prej ditësh në një anije pesh...
Rusi RUSI- Autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin ukrainas Herson, kanë shtyrë mbajtjen e të ashtuquajturit referendum për ...
Foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin të hënën për ato që i quajti “deklarata armiqësore&...
Liz Truss BRITANI- Çfarë ka ndodhur ditën e sotme në Britani? Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje ...
Donald Trump SHBA- Një gjyqtare federale është pajtuar për të emëruar një zyrtar të posaçëm pë...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden shkon për herë të tretë në Pensilvani, në më pak se një javë dhe vetë...
Damien Sanderson dhe Myles Sanderson KANADA- Dy persona të dyshuar për vrasjen e 10 vetave gjatë sulmeve me thikë që kanë tro...
Zahra Hamadani, e dënuar për vdekje në Iran IRAN- Dy gra iraniane janë dënuar me vdekje për shkak të aktivizmit t&e...
Priti Patel BRITANI- Sekretarja e Brendshme Priti Patel ka deklaruar përmes një postimi në Twitter se po jep dorëheqjen nga posti ...
Ursula von der Leyen RUSI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se Bashkimi Evropian po përgatit plane për kufizim...