5 Shtator 2022, 20:37
Nga I.A
Rusi
RUSI- Autoritetet e instaluara nga Rusia në qytetin ukrainas Herson, kanë shtyrë mbajtjen e të ashtuquajturit referendum për t’iu bashkuar Rusisë.
“Ky hap është shtyrë për shkak të situatës së sigurisë”, ka thënë Kirill Stremousov, zëvendësudhëheqës i administratës së instaluar nga Rusia.
Sipas tij, bombardimet e ashpra ukrainase, e kanë bërë të pakalueshme një urë kyçe në Herson. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë dënuar planet për referendum në Herson dhe zonat tjera. Ndërkohë, Ukraina ka thënë se ka rimarrë kontrollin e qytezës Viskopillja, e cila gjendet rreth 167 kilometra në veri të Hersonit.
Kjo fitore – që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur – është pjesë e kundërofensivës së nisur nga ushtria ukrainase javën e kaluar. Një disa fotografi janë parë ushtarët duke ngritur lart flamurin ukrainas mbi këtë qytezë, që ka pasur rreth 4.000 banorë para luftës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
kirill stremousov vladimir putin
Bota
5 Shtator 2022, 20:02
I.A
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian shprehu shqetësimin të hënën për ato që i quajti “deklarata armiqësore&...
Bota
5 Shtator 2022, 19:53
s.s
Liz Truss
BRITANI- Çfarë ka ndodhur ditën e sotme në Britani? Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje ...
Bota
5 Shtator 2022, 19:53
I.A
Donald Trump
SHBA- Një gjyqtare federale është pajtuar për të emëruar një zyrtar të posaçëm pë...
Bota
5 Shtator 2022, 19:50
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden shkon për herë të tretë në Pensilvani, në më pak se një javë dhe vetë...
Bota
5 Shtator 2022, 19:47
I.A
Damien Sanderson dhe Myles Sanderson
KANADA- Dy persona të dyshuar për vrasjen e 10 vetave gjatë sulmeve me thikë që kanë tro...
Bota
5 Shtator 2022, 19:39
e.k
Zahra Hamadani, e dënuar për vdekje në Iran
IRAN- Dy gra iraniane janë dënuar me vdekje për shkak të aktivizmit t&e...
Bota
5 Shtator 2022, 19:22
s.s
Priti Patel
BRITANI- Sekretarja e Brendshme Priti Patel ka deklaruar përmes një postimi në Twitter se po jep dorëheqjen nga posti ...
Bota
5 Shtator 2022, 19:03
s.s
Ursula von der Leyen
RUSI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se Bashkimi Evropian po përgatit plane për kufizim...
Bota
5 Shtator 2022, 18:40
s.s
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka ofruar urime për Liz Truss dhe tha se Franca është "gati të pun...
Bota
5 Shtator 2022, 18:36
I.A
Besnik Bislimi
SERBI- Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, ka komen...