LIVE UPDATES
Bota

"Po planifikojnë krijimin e një organizate të re", DW: Po përçahet vërtet AfD-ja në Gjermani?

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) planifikon të krijojë një organizatë të re rinore. Organizata e tyre "Junge Alternative" është bërë tepër radikale.

5 Dhjetor 2024, 08:23 Nga r.ll
"Po planifikojnë krijimin e një organizate të re", DW:
foto ilustruese

GJERMANI- "Junge Alternative" (JA, në shqip Alternativa e Re), organizata rinore eAlternativës për Gjermaninë (AfD), është prej kohësh nën vëzhgimin e shërbimit gjerman për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. Por kjo nuk është arsyeja e vërtetë pse partia AfD dëshiron të themelojë organizatën e saj të re rinore dhe të ndahet nga JA e tanishme.

Faqja kryesore e internetit e JA përmban sloganin "Rinia në Rezistencë", ndërsa në sfond është një video e redaktuar e një proteste të JA, nga një pushim ku një person shihet duke bërë me dorën lartë përshëndetjen e Hitlerit.

Një vështrim i shkurtër në programin e JA zbulon ngjashmëri tematike me partinë mëmë AfD, por JA shfaqet herë pas here me slogane më radikale si: "Njerëzit tanë në radhë të parë në Instagram, promovojnë "riemigrimin" - jo si një "plan sekret, por si një premtim”. Ndërkohë që me datën 31 tetor ata kanë publikuar edhe parulla me "urimet": "Gëzuar Ditën e riemigrimit”.

Junge Alternative refuzon "LGBTQ/absurditetin gjinor", "refuzon migrimin masiv" dhe "regjimin e koronës". Në paswordin e tyre ata kanë fjalën "populli gjerman" në faqen e tyre të internetit.

JA "cënon dinjitetin njerëzor"

Shërbimi Gjerman për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues e ka klasifikuar Junge Alternative në kategorinë "e djathta ekstreme e konfirmuar". Kjo bën të mundur monitorimin e organizatës duke përdorur metoda sekrete.

Kundër kësaj, si JA ashtu edhe AfD janë ankuar në Gjykatën Administrative në Këln, por pa sukses. Në shkurt, Gjykata arriti në përfundimin se JA është një "organizatë ekstremiste". Gjykata konsideron se JA mbron "një përkufizim të njerëzve të bazuar në origjinën etnike", ku migrantët "nënçmohen dhe kështu privohen nga dinjiteti njerëzor" - paprekshmëria dhe mbrojtja e të cilëve është parashikuar me Kushtetën gjermane.

Lidhja më e fortë e të rinjve me AfD

Edhe pse AfD arriti të fitojë votat e votuesve të rinj në zgjedhjet e fundit, kjo parti beson se për shkak të JA situata bëhet tepër e rrezikshme. Ndonëse kryetarja e AfD-së, Alice Weidel, në një intervistë për ARD, deklaroi se vendimi për krijimin e një organizate të re rinore nuk ka asnjë lidhje me mbikëqyrjen e Shërbimit të Mbrojtjes së Rendit Kushtetues, duket se partia dëshiron më shumë ndikim tek rinia e saj, veçanërisht përpara zgjedhjeve të parakoshme që priten në shkurt.

AfD ka frikë se mungesa e ndikimit në organizatën e saj rinore mund të bëhet problem. Aq më tepër që gjithnjë e më shumë zëra kërkojnë ndalimin e AfD-së. Ndërsa Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës vazhdon të mbledhë prova për ekstremizmin e AfD si parti në përgjithësi.

Aktualisht, Junge Alternative është një grup i pavarur ligjërisht me statutin, programin dhe anëtarësinë e saj. Aleanca e ardhshme e të rinjve duhet të jetë pjesë e AfD. Përparësia e këtij modeli, sipas Weidel, është se partia mund të ndikojë në anëtarët e organizatës përmes rregullave të arbitrazhit, gjë që tani nuk është e mundur. Gjithashtu është planifikuar që çdo anëtar i organizatës rinore të bëhet automatikisht anëtar i AfD-së. Aktualisht, vetëm gjysma e 2.400 anëtarëve të JA-së i përkasin partisë AfD.

Dennis Hohloch thotë se vendimi për riorganizimin e talenteve të rinj nuk ka të bëjë fare me vlerësimin e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, se JA është ekstremiste e djathtë. Ai ka hartuar një kërkesë me shkrim për riorganizim me urdhër të komitetit ekzekutiv të AfD-së. Ai thotë se këtu "bëhet fjalë për mundësimin e rritjes së partisë dhe organizatës rinore së bashku”. "Për mua është e rëndësishme që në të ardhmen të kemi një organizatë rinore funksionale", pohon ai.

Ndryshimet në janar?

Dominik Schumacher nga Shoqata Federale për Konsulencë Mobile, e cila merret me çështjet e ekstremizmit të krahut të djathtë, beson se partia dëshiron të dobësojë presionin ndaj saj. "Kjo lëvizje tregon se partia ka frikë nga ndalimi dhe dëshiron të parandalojë zhvillimin e ngjarjeve. Problemi nuk është vetëm JA – problemi është vetë AfD”.

AfD planifikon të krijojë një organizatë të re rinore përpara zgjedhjeve federale, që kërkon një shumicë prej dy të tretave të votave në kongresin e partisë në janar për të ndryshuar statutet e partisë. Një nga modelet parashikon që çdo anëtar partie nën moshën 36 vjeç të bëhet automatikisht anëtar i organizatës së të rinjve./DW

afd ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 4 Dhjetor 2024, 22:26 E. D

VOA: Bie qeveria në Francë

Michel Barnier FRANCË- Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar kriz&...

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje