LIVE UPDATES
Bota

Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit pro palestinezë në Universitetin e Kalifornisë

Policia u përlesh me protestuesit pro-palestinezë në Universitetin e Kalifornisë të enjten në mëngjes ndërsa bënte përpjekje për të depërtuar përtej një barrikade brenda hapësirës së universitetit.

2 Maj 2024, 17:55 Nga E. D
Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit pro
foto nga vendngjarja

KALIFORNI- Policia në Los Angelos ka filluar ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit pro palestinezë brenda Universitetit të Kalifornisë. Në fillim operacioni policor hasi në kundërshtimet e protestuesve, por pas heqjes së barrikadave, studentët duket se nuk po u rezistojnë përpjekjeve të policisë për t'i arrestuar. Operacioni policor po vazhdon edhe në këto momente.

Ndërkohë në Nju Jork, pas ndërhyrjes së djeshme, policia po vazhdon të qëndrojë brenda hapësirave të Universitetit 'Columbia' për të mos lejuar rikthimin e protestuesve pro palestinezë.

Policia u përlesh me protestuesit pro-palestinezë në Universitetin e Kalifornisë të enjten në mëngjes ndërsa bënte përpjekje për të depërtuar përtej një barrikade brenda hapësirës së universitetit.

Ndërhyrja e policisë para agimit në Los Angelos shënoi rastin e fundit të tensioneve në universitetet amerikane. Protestat pro palestineze filluan për të kundërshtuar luftën e Izraelit në Gazë ndërsa kërkojnë nga udhëheqja e universiteteve që të shkëpusin çdo bashkëpunim me shtetin e Izraelit dhe me kompanitë që kanë lidhje me Izraelin.

Pas tensioneve në fillim të ndërhyrjes, operacioni po vazhdon me qetë pasi protestuesit duket se nuk po u rezistojnë më përpjekjeve të policisë për t'i arrestuar.

Në anën tjetër të vendit, në Nju Jork, situata është tërësisht ndryshe nga një natë më parë. Oborri i Universitetit 'Columbia' është i zbrazët pa asnjë shenjë të protestuesve pro palestinezë.

Ndërhyrja e një nate më parë e policisë së Nju Jorkut u bë me kërkesën e Presidentes të Universitetit 'Columbia', Minouche Shafik.

Në një deklaratë, ajo tha: “Kjo kthesë e ngjarjeve më ka mbushur me trishtim të thellë. Më vjen keq që arritëm në këtë pikë.”

109 protestues u arrestuan dhe përballen me akuza, duke përfshirë shkelje të ligjit, keqbërje kriminale dhe vjedhje. 173 studentë të tjerë protestues u arrestuan po atë natë në 'City College' në Nju Jork.

Në 'Columbia', reagimet e studentëve janë të ndryshme.

“Më zhgënjen të shoh policinë duke arrestuar shokët e mi. Ata po protestojnë dhe flasin për atë që besojnë”, thotë një student në “Columbia” që nuk pranoi të identifikohej.

Në një konferencë për shtyp, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams tha se protesta nuk ishte paqësore.

“Nuk ka asgjë paqësore në bllokimin e ndërtesave, shkatërrimin e pronës apo heqjen e kamerave të sigurisë. Nuk mund të lejojmë kthimin e protestave të ligjshme në një spektakël të dhunshëm që nuk shërben për asgjë”, thotë zoti Adams.

Disa studentë ankohen se reagimi i policisë ishte shumë i dhunshëm.

“Më vjen turp nga ajo që universiteti ka zgjedhur t'u bëjë studentëve dhe veprimet që ka ndërmarrë ... është traumatizuese për të gjithë”, thotë Masha Sokolova, studente në këtë universitet.

Të tjerë mbështesin vendimin për të sjellë policinë dhe çuditen pse nuk është reaguar me kohë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

“Mendoj se gabimi i madh u bë pas arrestimit të parë para një jave pasi autoritetet nuk bënë asnjë përpjekje për të ndaluar ndërtimin e një kampi tjetër. Nëse do të kishin përdorur forcën e duhur policore për të ndaluar ndërtimin e një kampi të dytë, atëherë ne nuk do të ishim në këtë gjendje”, thotë Lily Zuckerman, studente në fakultetin 'Barnard'.

Studentët hebrenj si Ben Solomon thonë se ngjarjet e fundit janë shqetësuese.

“Është një mjedis shumë armiqësor për studentët hebrenj. Nuk jam sulmuar personalisht, por kam folur me miqtë e mi, të cilët janë pështyrë, të cilët janë detyruar të ikin, studentë që po mendojnë të transferohen diku tjetër”, thotë studenti Ben Solomon.

Presidentja e këtij universiteti Minoushe Shafik i ka kërkuar policisë të qëndrojë në universitet deri më 17 maj.

Mbetët për t'u parë nëse ky vendim do të rivendosë qetësinë apo do të ndezë më shumë trazira./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj