E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Një grua e re polake merr një pilulë aborti dhe shkakton një operacion policor. Në të mirë të gruas? Apo në dobi të mbledhjes së dëshmive?

Liderit të partisë qeverisëse polake Ligji dhe Drejtësia (PiS), Jaroslaw Kaczynski, i pëlqen të rrethohet nga gra në tubimet zgjedhore dhe u bën elozhe me një puthje në dorë, në stilin e vjetër polak. Por fakt është që partia e tij nacionaliste e krahut të djathtë, nuk i ka punët mirë me gratë.
Një aleancë gjithnjë e më e ngushtë midis qeverisë polake dhe Kishës Katolike ka çuar në një shtrëngim rrënjësor të ligjeve të abortit në vitet e fundit. Në vitin 2020, Gjykata Kushtetuese polake, e cila kontrollohet nga PiS, hoqi rrezikun e një keqformimi të rëndë të fetusit si parakusht për abortin. Kjo ka krijuar një klimë frike dhe mosbesimi mes mjekëve dhe grave.
Incidenti i fundit në lidhje me ndalimin e rreptë të abortit ndodhi në fund të prillit: Xhoana, një grua e re polake nga Krakova (Krakow), kishte marrë një pilulë aborti sepse kishte frikë se shtatzënia do të rrezikonte shëndetin e saj. Pas disa ditësh, ajo u konsultua me psikologun e saj për shkak të ankthit të vazhdueshëm. Kjo kishte frikë se pacientja mund të kishte qëllime vetëvrasëse dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës. Nuk kaloi shumë dhe te dera e apartamentit të Xhoanës nuk u shfaq vetëm ekipi mjekësor i urgjencës por edhe një patrullë policie e informuar nga shërbimi i urgjencës.
Drama e gruas së re filloi pasi ajo u shtrua në një spital ushtarak. Edhe pse Xhoana i mohoi qëllimet vetëvrasëse, policia konfiskoi laptopin e saj dhe kërkoi që ajo të dorëzonte telefonin. Ata e rrethuan pacienten, e monitoruan dhe kështu penguan përpjekjet e mjekëve që protestonin kundër procedurës.
Pasi u transferua në një spital tjetër për ekzaminime të mëtejshme, ndjekja policore vazhdoi. Dy policë që u thirrën i kërkuan gruas të zhvishej lakuriq, të ulej dhe të kollitej. "Isha ende e gjakosur dhe nuk pranova të hiqja të mbathurat," tha Xhoana në një intervistë me TVN të enjten (20.07.2023). "Ishte kaq poshtëruese," shtoi ajo duke qarë. "U ndjeva e pafuqishme."
Zyra e prokurorit publik nisi një hetim, duke përmendur, ndër të tjera, nenin 152, paragrafi 2 të Kodit Penal, i cili thotë se kushdo që ndihmon ose bind një grua shtatzënë për t'i dhënë fund shtatzënisë, përballet me një dënim me burg deri në tre vjet.
„Ua thoja vazhdimisht se e kam blerë vetë pilulën e abortit në Internet dhe se askush nuk më ndihmoi me këtë," tha Xhoana në bisedë me TVN. Në Poloni, nuk është vepër penale të blesh një ilaç aborti në internet dhe ta përdorësh atë. Vetëm ndihma është e ndaluar.
Kamila Ferenc, një avokate e Fondacionit Federa për Gratë dhe Planifikimin Familjar, që përfaqëson ligjërisht Xhoanën shpjegon ndërhyrjen e policisë:
"Ishte fjala magjike 'abort' që inkurajoi policinë të kryente këtë operacion në shkallë të gjerë," tha psikologia Maja Herman. Eurodeputeti i majtë Robert Biedron e quajti një "gjueti të organizuar shtrigash" kundër grave dhe për një "të djathtë barbare aborti".
Flet edhe shefi i policisë
Duke pasur parasysh pezmatimin e madh në media, shefi i policisë polake, Jaroslaw Szymczyk, u shpreh të enjten. "Situata dramatike në të cilën Xhoana e gjeti veten nuk ishte faji i policisë," siguroi ai. Sipas tij, të gjitha masat policore shërbyen për të mbrojtur gruan dhe klientët e tjerë potencialë të pilulave të abortit.
Konfiskimi i laptopit dhe telefonit celular kishte për qëllim të ndihmonte në identifikimin e shitësit të pilulës së abortit dhe që të përjashtohej mundësia që pilula të kishte pasoja të dëmshme për shëndetin. Fakti që Xhoana duhej të zhvishej para oficerëve kishte gjithashtu një qëllim të rëndësishëm: oficerët donin të ishin në anën e sigurt se ajo nuk kishte fshehur asnjë objekt që mund ta kishte përdorur për të kryer vetëvrasje.
Tusk bën thirrje për marshim proteste
Udhëheqësi i opozitës polake Donald Tusk u përfshi shpejt në debat. "Xhoana u poshtërua. Por jo vetëm ajo," tha kreu i Platformës Qytetare (Platforma Obywatelska) PO, partia më e madhe opozitare e Polonisë. Sipas një dokumenti të Parlamentit Evropian të vitit 2022, në Poloni kanë vdekur së paku gjashtë gra që nga viti 2020 për shkak se mjekët, nga frika e përndjekjes ligjore, refuzonin ose e bënin me shumë vonesë një abort, edhe kur ky ishte i nevojshëm nga ana mjekësore.
"Një Poloni e sunduar nga PIS nuk do të thotë vetëm se prokurori, policia dhe prifti vijnë në spital apo në zyrën e gjinekologut dhe kryejnë kontrolle mizore që mund të çojnë në tragjedi. Janë edhe dëshirat e Kaczinskit dhe (Ministrit të Drejtësisë) Ziobro për të ndërhyrë brutalisht në jetën tonë, në jetën tuaj," tha shefi i PO. Tusk bëri thirrje për "Protestën e një milion zemrave" më 1 tetor. Polakët duhej të tregojnë se nuk e duan më PiS në pushtet, tha Tusk. "Askush nuk duhet të dyshojë se njerëzit e mirë janë në shumicë," tha Tusk. Më 14 qershor, rreth gjysmë milioni njerëz demonstruan në Varshavë kundër politikave të qeverisë.
Zgjedhjet parlamentare në Poloni do të zhvillohen në tetor. Data e saktë nuk është caktuar ende. Frika e grave polake nga rregullat e rrepta të abortit ka të ngjarë të rritet në të ardhmen e afërt. Prej shumë muajsh, Konfederacja, një grupim që mbledh nacionalistë dhe neo-liberalë, sa vjen e rritet. Sondazhet e fundit i japin partisë mbi 15 përqind. Në vitin 2019, shefi i saj Slawomir Mentzen bëri thirrje për ndalimin total të abortit dhe dënimeve me burg deri në dhjetë vjet për abort, si për mjekët ashtu edhe për gratë e prekura. Vëzhguesit politikë nuk përjashtojnë mundësinë që PiS të mund të hyjë në një koalicion me Konfederacjan pas zgjedhjeve./ DW
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zototohet se do të "hakmerret" kundër Rusisë në përgjig...
Foto ilustruese GJERMANI- Farmacistët që prodhojnë ilaçe kundër kancerit mund të fitojnë më shumë se 1.000 e...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu nënshtrua një operacioni për të "instaluar një st...
Koleksioni Everett SHBA- Dekada përpara se Christopher Nolan t'i vinte synimet e tij në një film për J. Robert Oppenheimer , ...
Qyteti MEKSIKË- Njëmbëdhjetë persona vdiqën dhe katër të tjerë u plagosën herët të shtunën...
Izrael IZRAEL- Dhjetëra mijëra protestues marshuan në autostradën kryesore që të çon drejt Jeruzalemit të s...
Anton Cherepennikov RUSI- Një milioner rus i identifikuar me emrin Anton Cherepennikov, 40 vjeç është gjetur i pajetë në ba...
Përplasja me armë zjarri në Itali ITALI- Dy grupe kalabreze janë përplasur me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur ...
Zjarri SHBA-Një zjarr i madh shpërtheu në një zonë rurale në kontenë Klickitat, shteti Uashington,&n...
Zjarr në GREQI GREQI- Rreth 13 zona janë në gjendje alarmi në Greqi, si pasojë e shpërthimit të vatrave të zjarrit...