LIVE UPDATES
Bota

Mijëra marshojnë drejt Jeruzalemit kundër ligjit që prek sistemin gjyqësor në Izrael

Më shumë se 100 nga ish-shefat e sigurimit të Izraelit, nënshkruan një letër duke i kërkuar kryeministrit izraelit, të ndalë ligjin.

23 Korrik 2023, 08:04 Nga a.l
Mijëra marshojnë drejt Jeruzalemit kundër ligjit që prek
Izrael

IZRAEL- Dhjetëra mijëra protestues marshuan në autostradën kryesore që të çon drejt Jeruzalemit të shtunën në mbrëmje, në një shfaqje force që synon të bllokojë rishikimin me ligj të kompetencave të drejtuesve të sistemit gjyqësor, nga ana e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Më shumë se 100 nga ish-shefat e sigurimit të Izraelit, nënshkruan një letër duke i kërkuar kryeministrit izraelit, të ndalë ligjin.

Mbërritja e marshuesve e ktheu hyrjen kryesore të qytetit në një det me flamuj izraelitë bardhë e blu, ndërsa ata përfunduan pjesën e fundit të një udhëtimi katër-ditor, prej 70 kilometrash, nga Tel Avivi drejt parlamentit të vendit.

Marshuesit bashkuan forcat me qindra protestues të tjerë që kanë në plan të ngrenë tenda jashtë Knesset-it, siç njihet parlamenti izraelit, në pritje të votimit që mbahet ditën e hënë.

Zoti Netanyahu dhe aleatët e tij të ekstremit të djathtë pretendojnë se rishikimi është i nevojshëm për të frenuar ato që ata thonë se janë kompetenca të tepërta që kanë sot gjyqtarët. Por kritikët e reformës thonë se ligji do të shkatërrojë sistemin e kontrollit e balancës së vendit dhe do ta fusë atë në rrugën e një sulmi autoritar.

Ndryshimet ligjore të propozuara kanë nxitur kritika të ashpra nga drejtuesit e biznesit e shëndetësisë, si dhe një numër në rritje i rezervistëve ushtarakë që kanë thënë se do të ndalojnë paraqitjen për detyrë nëse ligji miratohet, duke ngritur shqetësimin se kjo gjë do të kërcënonte interesat e sigurisë së vendit.

Mbi 100 ish-shefa të lartë të sigurisë, mes tyre komandantë ushtarakë në pension, komisionerë policie dhe krerë të agjencive të zbulimit, iu bashkuan të shtunën thirrjeve kundër ligjit. Mes nënshkruesve ishte edhe Ehud Barak, një ish-kryeministër izraelit.

Pas shtatë muajsh demonstratash, nga më të qëndrueshmet dhe më intensivet që kanë përfshirë ndonjëherë vendin, lëvizja duke se ka arritur një pikë kritike.

Parlamenti pritet të votojë të hënën rreth ligjit që do të pengonte gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të rrëzonin vendimet e qeverisë, bazuar në një gjykim të arsyeshëm.

Përkrahësit e ligjit thonë se standardi aktual tek i cili bazohen gjykatësit për të rrëzuar vendimet e qeverisë u jep atyre kompetenca më të mëdha mbi vendimmarrjen, krahasuar me zyrtarët e zgjedhur. Por kritikët thonë se heqja e standardit, i cili përdoret vetëm në raste të rralla, do të lejonte qeverinë të miratonte vendime arbitrare, të bënte emërime ose shkarkime të paligjshme dhe t'i hapte derën korrupsionit.

Në një fjalim të enjten, zoti Netanyahu i cilësoi kritikat ndaj ligjit si absurde.

"Kjo është një përpjekje për t'ju mashtruar për diçka që nuk bazohet në realitet", tha ai.
I alarmuar nga masa në rritje e rezervistëve që refuzojnë të shërbejnë, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, bëri thirrje për një shtyrje të votimit të së hënës, sipas njoftimeve në mediat izraelite. Mbetet e paqartë nëse të tjerë zyrtarë do t'i bashkohen kësaj thirrjeje./ VOA

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd