Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pasi u rritën mospajtimet lidhur me eksportet e drithërave nga Ukraina, Polonia thirri ambasadorin ukrainas për të protestuar ndaj deklaratave e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Kombet e Bashkuara.
POLONI- Polonia tha se nuk do ta armatosë më Ukrainën dhe vend të dërgimit të armëve atje do të përqendrohet në mbrojtjen e vet. Kjo përplasje mes dy aleatëve vjen në një moment kyç të kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse.
Pasi u rritën mospajtimet lidhur me eksportet e drithërave nga Ukraina, Polonia thirri ambasadorin ukrainas për të protestuar ndaj deklaratave e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Kombet e Bashkuara.
Lideri ukrainas tha se disa shtete vetëm po pretendojnë se po mbështesin shtetin e tij, që po synon të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia. Varshava i konsideroi ofenduese këto deklarata.
Polonia ka qenë një prej mbështetësve më të vendosura të Ukrainës pasi Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Varshava po ashtu është një prej furnizueseve kryesore me armë për Kievin.
Shumica e armatimeve që Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera kanë dërguar në Ukrainë kanë kaluar përmes Polonisë, shtet që gjendet në kufi me Ukrainën.
Polonia po ashtu ka pranuar rreth një milion refugjatë ukrainas të cilët kanë përfituar lloje të ndryshme të ndihmave shtetërore. Tensionet midis Varshavës dhe Kievit u nxitën pasi Polonia vendosi ndalesë ndaj importeve të drithërave ukrainase, duke synuar që të mbrojë fermerët e saj.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, u pyet të mërkurën nëse shteti i tij do të vazhdojë të mbështesë Kievit, pavarësisht këtyre mospajtimeve.
“Ne më nuk do të transferojmë armë në Ukrainë, sepse ne tani po armatosim Poloninë me armë më moderne”, tha Morawiecki.
Pushtimi rus i Ukrainës ka mbyllur rrugët e eksporteve në Detin e Zi që ishin përdorur para luftës, duke bërë që Bashkimi Evropian të shndërrohet në një rrugë kyçe për transportin e drithërave ukrainase.
Në maj, BE-ja u pajtua të kufizojë eksportet ukrainase për në Bullgari, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki me synim që të mbroheshin fermerët e këtyre shteteve të cilët janë ankuar se produktet ukrainase po shiten në tregjet lokale me çmime shumë të ulëta.
Kjo masë lejoi që produktet ukrainase të kalonin transit nëpër këto pesë shtete, por u ndalua që ato të shiteshin në tregjet lokale.
Por, të premten Komisioni Evropian njoftoi se do t’i jepte fund ndalesës, duke argumentuar “se më nuk ka çrregullim në tregjet e pesë shteteve anëtare që gjenden në kufi me Ukrainën”.
Polonia, Hungaria dhe Sllovakia menjëherë njoftuan se do ta sfidojnë këtë vendim. Çështja e drithërave është veçanërisht e ndjeshme në Poloni, shtet që do të mbajë zgjedhje parlamentare muajin e ardhshëm.
LEXONI EDHE KËTË:Ukraina padit fqinjët evropianë për ndalesën në importet ushqimore
Ukraina është kundërpërgjigjur duke paralajmëruar Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë se do të dërgojë ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Kryeministri polak Morawiecki, paralajmëroi se do të zgjerojë listën e produkteve ukrainase të cilat ndalohen të importohen, nëse Kievi përshkallëzon mospajtimet për drithërat. Kievi e ftoi ambasadorin polak në bisedë dhe kërkoi nga Varshava një qasje “konstruktive” për këtë mospajtim./REL
Volodymyr Zelenskyy në New York SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së...
Javën e kaluar në ishullin italian të Lampeduzës arritën me varka pothuajse 10,000 emigrantë, kryesisht nga Afrika e Veriut. Aty...
Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Taip Erdogan SHBA- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erd...
Koreja e Jugut KOREJA E JUGUT- Rreth 18 ushtarë amerikanë dhe dy gra civile janë nën hetim për kontrabandë të dyshu...
Gabriel Escobar Gabriel Escobar një intervistës me Zërin e Amerikës shprehu shqetësimin se deklaroi se shohin të marrë t...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t'i japë fund luft&e...
Shpërthimi i gazit në Rusi RUSI- Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në një apartament në Rusi, ku h...
Foto ilustruese IRAN- Një shpërthimi fuqishëm është raportuar në Iran, ku kanë humbur jetën 21 persona. Sipas media...
Putin RUSI- Ramzan Kadyrov, lideri i Republikës Çeçene ka hedhur poshtë aludimet se kishte probleme me shëndetin. Kanali zyrt...
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën që u përqendrua tek lufta në Ukrainë, u shoq&eu...