Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që drejtoi seancën, kishte ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të fliste. Ishte hera e parë që Presidenti ukrainas merrte pjesë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën që u përqendrua tek lufta në Ukrainë, u shoqërua me polemika nga Rusia, Shqipëria, kryetare e radhës e Këshillit, dhe Ukraina.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që drejtoi seancën, kishte ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të fliste. Ishte hera e parë që Presidenti ukrainas merrte pjesë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.
Por edhe para se zoti Zelenskyy të merrte fjalën, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia dhe kryeministri Rama, këmbyen polemika të ashpra.
Rusia shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e presidentit Zelenskyy dhe faktin që ai foli para se të flisnin anëtarët e Këshillit. Ambasadori Nebenzia tha se Shqipëria kishte shkelur gjithashtu rregullat, duke ftuar një numër të madh përkrahësish (të Ukrainës) nga vende te NATO, si edhe ministin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si kreun e radhës së OSBE-së.
Kryeministri Rama u përgjigj me ironi se “ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, një referencë ndaj emërtimit të Rusisë për ofensivën e saj kundër Ukrainës.
“Na vjen keq që Presidenca shqiptare po tregon një shpërfillje të hapur për praktikat për konsensus të Këshillit të Sigurimit. Ata po vendosin bindjet e tyre politike dhe ideologjike të NATO-s, mbi detyrimet e Këshillit të Sigurimit, që përcaktojnë procedurat dhe duhet të mbajë një qëndrim të paanshëm. Për fat të keq Shqipëria nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë sot”, tha ambasadori Nebenzia.
Kryeministri Rama reagoi ashpër, duke thënë se i dukej interesante që Rusia jepte leksione për shkeljen e rregullave.
“Por duke qenë se ju përsëritët shumë herë se shkelja ka të bëjë me faktin që Presidenti Zelenskyy të flasë më parë se anëtarët e Këshillit, ka një zgjidhje për këtë, nëse ju bini dakord. Ju ndalni luftën dhe presidenti Zelenskyy nuk e merr fjalën. Ajo që e bën atë të rëndësishëm këtu dhe ajo që e bën të rëndësishme për të gjithë ne që ta dëgjojmë atë fillimisht dhe pastaj të diskutojmë, është shkaktuar nga ju, jo nga ne”, tha ai.
Presidenti Zelenskyy e falenderoi zotin Rama në platformën X, të njohur më parë si Twitter.
“I dashur Edi Rama, sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ju i treguat botës se si ta trajtojë ashtu siç duhet Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shprehet ai.
Në fjalën e tij para Këshillit, zoti Zelenskyy tha se nuk do të kishte ardhur në mbledhjen e Këshillit, nëse nuk do të kishte një propozim për t'i dhënë fund luftës 19-mujore. Ai theksoi se rikthimi i të gjithë territorit nën kontrollin e Ukrainës është çelësi për paqen.
Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kryeministri Rama foli për domosdoshmërinë e mbështetjes së Ukrainës.
“Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet duke frenuar Rusinë, përçon mesazhin më të drejtë dhe të mirë tek gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme nesër, jep garanci për ata që kërkojnë paqe dhe bashkëpunim, paralajmëron ata që duan konfliktin dhe përplasje, sepse nëse agresioni do të kishte sukses, kjo do të përçonte sinjalin e fundit të botës siç e njohim sot”, tha ai.
Shqipëria ka marrë për herë të dytë drejtimin e Këshillit të Sigurimit dhe pasojat e agresionit rus të Ukrainës tek paqja dhe siguria në botë, janë në qendër të axhendës së saj.
Kjo çështje e Ukrainës dhe agresionit rus ndaj saj, ka qenë në qendër të aktivitetit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit edhe më herët, duke qenë dhe bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara./VOA
Joe Biden SHBA- Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Makinave ka organizuar grevë ndaj tre prodhuesve më të m&eu...
Zoran Milanoviç SHBA- Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç në sesionin e 78-të të Asamblesë së Kombeve të...
Foto ilustruese IRAN-Parlamenti i Iranit e ka miratuar një projektligj kontrovers që parasheh rritjen e dënimit me burg dhe gjobë p&eu...
Airbnb Llogaritë e rreme kanë rezultuar të jenë një problem i madh për kompaninë Airbnb, - e cila ofron banesa me qira p...
Lajcak dhe Osmani në New York, OKB NEW YORK-Pas debatit të nxehtë publik në Kosovë dhe deklaratave kritike të zyrtarëve ...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, thotë në një intervistë për Radion Evr...
Trump dhe djali i tij SHBA-Në llogarinë e Donald Trump Jr. është publikuar një status që ka shokuar ndjekësit për ...
KOSOVË-Pa detaje të shumta Prokuroria e Kosovës ka njoftuar ndalimin e tre pjesëtarëve të komunitetit serb. Sipas njoftimit t&eu...
Dritan Abazoviç SHBA- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklariar se marrëdhinet me qeverinë e Shqipëris&eum...
Dritan Abazoviç SHBA- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka ndarë një bisedë që ka pasur me një diplom...