LIVE UPDATES
Bota

Polonia rihap kufirin me Bjellorusinë, teksa Kina synon të mbrojë rrugët tregtare

Në minutat e para të 25 shtatorit, automjetet e pasagjerëve rinisën kalimin përmes Terespol–Brest dhe kamionët në Kukuriki–Kazloviçi, ndërsa hekurudha e mallrave u rihap përmes Kuznica Bialostocka–Hrodna, Siemianovka–Svislaç dhe Terespol–Brest. Ky hap pasoi një urdhër të ministrit polak të Brendshëm, Marcin Kierwinski, i cili u bë publik nga kryeministri Donald Tusk.

25 Shtator 2025, 22:39 Nga I.A

Polonia rihap kufirin me Bjellorusinë, teksa Kina synon të mbrojë

POLONI- Polonia ka rihapur kufirin e saj me Bjellorusinë pas pothuajse dy javësh. Varshava e mbylli kufirin për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake “Zapad”, që Minsku zhvilloi me Rusinë. Pekini duket se ka luajtur një rol thelbësor në vendimin për rihapjen e kufirit.

Në minutat e para të 25 shtatorit, automjetet e pasagjerëve rinisën kalimin përmes Terespol–Brest dhe kamionët në Kukuriki–Kazloviçi, ndërsa hekurudha e mallrave u rihap përmes Kuznica Bialostocka–Hrodna, Siemianovka–Svislaç dhe Terespol–Brest. Ky hap pasoi një urdhër të ministrit polak të Brendshëm, Marcin Kierwinski, i cili u bë publik nga kryeministri Donald Tusk.

Kufiri kishte qenë i mbyllur që nga 12 shtatori, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të sigurisë dhe presionit të migracionit. Që nga viti 2021, Polonia, Lituania dhe Letonia e kanë akuzuar Bjellorusinë për përdorimin e migracionit si armë, duke joshur njerëz nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia Jugore me viza turistike dhe duke i shtyrë ata drejt kufijve të Bashkimit Evropian.

Varshava e ka cilësuar këtë si një operacion hibrid të regjimit të Aleksandr Lukashenkos në Bjellorusi, i mbështetur nga Moska, për të destabilizuar BE-në. Kjo strategji shkaktoi një krizë humanitare, me migrantë të bllokuar për javë të tëra në pyjet afër kufirit dhe dhjetëra të vdekur si pasojë e ekspozimit ndaj kushteve të ashpra të motit.

Të dhënat tregojnë se përpjekjet për kalime të parregullta ranë në fillim të shtatorit, u rritën gjatë stërvitjeve “Zapad” në 687 raste, dhe ranë në 663 javën e kaluar. Midis 20 dhe 23 shtatorit u regjistruan 282 përpjekje për kalim të paligjshëm të kufirit.

Përfshirja e Kinës në rihapjen e kufirit është kyç. Më 16 shtator, ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, u takua në Varshavë me homologun e tij kinez, Wang Yi. Sikorski tha se Polonia shpreson që Pekini të ndihmojë sërish në frenimin e “provokimeve bjelloruse”, duke kujtuar se si një takim në vitin 2024 midis liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit polak, Andrzej Duda, përkoi me një rënie të përkohshme të kalimeve të paligjshme të kufirit.

Analistët thonë se prioriteti i Kinës nuk është përafrimi politik, por mbrojtja e rrugëve tregtare. Kufiri Poloni-Bjellorusi është një arterie kryesore e Nismës kineze “Brezi dhe Rruga”, që transporton mallra nga Kina drejt BE-së. Ndërprerjet e rrugëve tregtare kërcënojnë që dërgesat të mos arrijnë me kohë dhe minojnë pretendimin e Pekinit se hekurudha euroaziatike është një alternativë e besueshme ndaj rrugëve detare.

“Kina dëshiron të shmangë fajin dhe që dërgesat e saj të vazhdojnë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Temur Umarov, hulumtues në Carnegie Endowment. “Fokusi i saj është stabiliteti ekonomik dhe të tregojë se Brezi dhe Rruga funksionon”.

Nëse diplomacia e Pekinit prapa skenës ka funksionuar do të testohet së shpejti: vetëm një rënie e qëndrueshme e numrit të migrantëve do të konfirmojë nëse Minsku e ka zbutur presionin mbi kufirin me Poloninë për shkak të ndikimit kinez./REL

wang yi carnegie endowment

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj