LIVE UPDATES
Bota

Presidenti i Autoritetit Palestinez: Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës pas luftës

Gjatë adresimit në Kombet e Bashkuara, Abbas tha se ky grup radikal nuk do të ketë rol në qeverisjen e Rripit të Gazës pasi të ketë përfunduar lufta dhe duhet të dorëzojë armët para administratës së tij.

25 Shtator 2025, 19:17 Nga E. D
Presidenti i Autoritetit Palestinez: Hamasi nuk do të ketë rol në
Mahmoud Abbas

SHBA- Duke folur përmes video-lidhjes pasi Shtetet e Bashkuara ia refuzuan vizën, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, u tha udhëheqësve botërorë se populli i tij kundërshton sulmin e tetorit të vitit 2023 të kryer nga Hamasi  grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit. Gjatë adresimit në Kombet e Bashkuara, Abbas tha se ky grup radikal nuk do të ketë rol në qeverisjen e Rripit të Gazës pasi të ketë përfunduar lufta dhe duhet të dorëzojë armët para administratës së tij.

“Agimi i lirisë do të vijë”, u tha ai palestinezëve.

Abbas i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se palestinezët në Gazë po përballen me luftë të gjenocidit, shkatërrimit, urisë dhe zhvendosjes nga Izraeli. Fjalimi i tij erdhi një ditë para se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, t’i drejtohet OKB-së.

Gjatë fjalimit të shkurtër, Abbas shpalosi vizionin e tij për një shtet palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Gazë. Zgjidhja me dy shtete ka fituar mbështetje pasi një sërë shtetesh përfshirë aleatë kryesorë të SHBA-së njoftuan për njohjen e shtetit palestinez gjatë kësaj jave. Megjithatë, Qeveria e Netanyahut e kundërshton krijimin e një shteti palestinez.

Trupat izraelite kontrollojnë shumicën e Rripit të Gazës. Netanyahu ka thënë se Izraeli do të mbajë kontrollin e sigurisë mbi territorin pasi Hamasi të mposhtet dhe ka refuzuar idenë që Autoriteti Palestinez të ketë ndonjë rol. Disa ministra të tij po ashtu po kërkojnë nga Qeveria izraelite që të aneksojë Bregun Perëndimor, ku administrata e Abbasit gjendet në pjesë të vogla të këtij territori.

“Nuk mund të ketë drejtësi, nëse Palestina nuk është e lirë”, tha Abbas.

Ai tha se Autoriteti Palestinez është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e plotë për qeverisjen dhe sigurinë në Gazë. Abbas shtoi se Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisje” dhe se duhet të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez. Hamasi është pajtuar që të heqë dorë nga qeverisja në Gazë, por ka refuzuar kërkesën e Izraelit që të çarmatoset, duke thënë se ka të drejtë të rezistojë nga okupimit izraelit.

Abbas tha se fushata e Izraelit në Gazë nuk është agresion, është krim lufte dhe krim kundër njerëzimit. Një numër ekspertësh në mbarë botën e kanë akuzuar Izraelin për kryerje të gjenocidit në Gazë. Izraeli mohon akuzat dhe fajëson Hamasin për vdekjet dhe shkatërrimin e territorit.

Abbas falënderoi udhëheqësit botërorë për mbështetjen e palestinezëve gjatë luftës në Gazë, duke shtuar se njohjet e fundit të shtetësisë palestineze i kanë dhënë popullit të tij shpresë për paqe dhe përfundim të konfliktit. Ai mirëpriti vendimet e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë për njohjen e shtetit palestinez, duke u bërë thirrje edhe shteteve të tjera që ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, ai shtoi se njohja simbolike nuk është e mjaftueshme për të adresuar problemin aktual.

“Është koha që komuniteti ndërkombëtar të veprojë me drejtësi për popullin palestinez, në mënyrë që ata të kenë të drejtat e tyre legjitime për të shporrur okupimin dhe të mos mbesin pengje të politikave të Izraelit, që mohojnë të drejtat tona dhe vazhdojnë padrejtësinë ndaj nesh, vazhdojnë shtypjen dhe agresionin”, tha Abbas.

Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi vrau afër 1.200 persona në Izrael dhe rrëmbeu 251 të tjerë. Ndërkaq, fushata izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 65.000 persona dhe ka plagosur më shumë se 167.000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor – shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

mahmoud abbas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj