25 Shtator 2025, 15:49
Nga E.d
Benjamin Netanyahu
IZRAEL - Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk do ta njohë shtetin palestinez dhe se do të denoncojë udhëheqësit e vendeve perëndimore që kanë njohur si shtet të pavarur Palestinën.
“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, unë do të flas të vërtetën tonë, të vërtetën për qytetarët e Izraelit, të vërtetën për ushtarët tanë të IDF dhe të vërtetën për vendin tonë”, tha Netanyahu
Duke iu drejtuar OKB-së, Netanyahu e quan njohjen e Palestinës kapitullim të turpshëm. Çështja e një shteti palestinez dhe njoftimet për njohjen e një shteti të tillë në ditët e fundit nga vende si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja dhe Portugalia, pritet të dominojnë takimet e Netanyahut me udhëheqës të tjerë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe takimin e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington të hënën.
Times of Israel raportoi se para se të hipte në aeroplan, Netanyahu shtoi se ai dhe Trump do të diskutonin gjithashtu mundësitë që janë krijuar si rezultat i luftës në Gaza, luftës ajrore 12-ditore të Izraelit me Iranin në qershor dhe konflikteve të tjera ushtarake, duke përfshirë perspektivën e përmirësimit të marrëdhënieve me vendet e tjera të Lindjes së Mesme.
“Në Washington, do të takohem për herë të katërt me Presidentin Trump dhe do të diskutoj me të mundësitë e mëdha që kanë sjellë fitoret tona, si dhe nevojën tonë për të përmbushur qëllimet e luftës, kthimin e të gjithë pengjeve tona, mposhtjen e Hamasit dhe zgjerimin e rrethit të paqes që është hapur pas fitores historike në Operacionin lion në ngritje dhe fitoreve të tjera që kemi arritur”, tha Netanyahu.
Kryeministri tha fakti që shumë shtete e kanë njohur Palestinën, nuk i detyron ata të bëjnë të njëjtën.
“Kapitullimi i turpshëm i disa udhëheqësve ndaj terrorit palestinez nuk e detyron Izraelin në asnjë mënyrë. Nuk do të ketë shtet palestinez.” tha Netanyahu.
benjamin netanyahu izrael okb
Bota
25 Shtator 2025, 15:08
E.d
Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy
FRANCË - Gjykata më e lartë e Francës ka shpallur fajtor ish-presidentin e Francës N...
Bota
25 Shtator 2025, 14:01
I.A
Vladimir Plahotniuc
MOLDAVI- Oligarku moldavian, Vladimir Plahotniuc, është ekstraduar në Kishinjev për t’u përballur me aku...
Bota
25 Shtator 2025, 12:36
E.d
Deputetja gjermane e të Gjelbërve, Hanna Steinmüller
GJERMANI - Deputetja gjermane, Hanna Steinmüller, mbajti fjalimin në parlamen...
Bota
25 Shtator 2025, 12:10
E.d
Kryeministrja Giorgia Meloni në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
SHBA - Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha gjat&eum...
Bota
25 Shtator 2025, 11:09
E.d
Donald Trump
SHBA – Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërkuar një hetim për sabotimin e trefishtë, gjatë vizitë...
Bota
25 Shtator 2025, 10:35
E.d
Foto nga takimi i Donald Trump me Mbretit Charles
SHBA - Presidenti i SHBA-së Donald Trumb ka vizituar mbretin Charls në Britani, në fillim ...
Bota
25 Shtator 2025, 10:36
I.A
SHBA- Sipas Donald Trump, Ukraina është e aftë, me ndihmën e aleatëve perëndimorë, të rimarrë territorin e s...
Bota
25 Shtator 2025, 10:27
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Të dekurajuar, të pavendosur, shumë të kujdesshëm, të përqendruar te siguria, me një doz...
Bota
25 Shtator 2025, 10:12
I.A
DANIMARKË- Aeroportet në Danimarkën perëndimore janë rihapur mëngjesin e së enjtes, pasi kishin qëndruar të mbyll...
Bota
25 Shtator 2025, 09:11
I.A
JD Vance
SHBA- Nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i kanë bërë jehonë qasjes së ...