Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Plahotniuc, i cili është përfshirë në një rast mashtrimi bankar para një dekade, i njohur si “vjedhja e shekullit”, arriti në kryeqytetin moldavian më 25 shtator pas ekstradimit nga Greqia, ku ishte mbajtur që nga korriku.
MOLDAVI- Oligarku moldavian, Vladimir Plahotniuc, është ekstraduar në Kishinjev për t’u përballur me akuza të kamotshme penale, duke e tronditur vendin vetëm disa ditë para një zgjedhjeje të përgjithshme të tensionuar, të cilat tashmë janë trazuar nga dyshimet për ndërhyrje nga Rusia. Plahotniuc, i cili është përfshirë në një rast mashtrimi bankar para një dekade, i njohur si “vjedhja e shekullit”, arriti në kryeqytetin moldavian më 25 shtator pas ekstradimit nga Greqia, ku ishte mbajtur që nga korriku.
Plahotniuc është i dyshuari kryesor në një hetim të gjatë për zhdukjen e rreth 1 miliard dollarëve nga bankat në këtë republikë të vogël dhe të varfër ish-sovjetike në vitin 2014. Shuma, e quajtur “vjedhja e shekullit”, vlerësohej se përbënte rreth 12 për qind të produktit të brendshëm bruto të vendit.
Plahotniuc ka luftuar kundër akuzave për vite me radhë. Ai pritet të dalë për herë të parë para një gjykate në Kishinjev më 26 shtator. Mbërritja e tij në Moldavi vjen ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 28 shtator, të cilat do të përcaktojnë nëse vendi do të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian apo nëse do të zhytet më thellë në orbitën politike të Rusisë.
Presidentja Maia Sandu dhe Partia e saj proevropiane e Veprimit dhe Solidaritetit po përpiqen ta ruajnë shumicën e tyre në Parlament, përballë një përpjekjeje të fuqishme nga një bllok politik i udhëhequr nga ish-presidenti Igor Dodon, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën.
Dodon e ka quajtur Qeverinë e tanishme, e zgjedhur në mënyrë demokratike, “regjim kriminal”. Në një fjalim këtë javë, Sandu paralajmëroi se pavarësia e vendit dhe e ardhmja me Evropën janë në rrezik, teksa akuzoi Kremlinin se po “derdh qindra miliona euro” në vend për të përhapur dezinformim. Po ashtu këtë javë, policia moldaviane tha se kishte konfiskuar armë dhe eksplozivë nëpër vend dhe kishte arrestuar 74 njerëz, duke i akuzuar për përfshirje në një komplot për të nxitur trazira.
Disa nga të arrestuarit raportohet se kishin udhëtuar në Serbi për trajnim nga instruktorë rusë, duke përfshirë përdorimin e armëve. Edhe pse akuzat për vjedhje bankash e kanë ndjekur Plahotniucin për vite me radhë, ai ka shërbyer disa herë në Parlament si anëtar i Partisë Demokratike.
Në vitin 2019, ai u largua vendi, pak para se të merrte një thirrje nga prokurorët moldavianë. Ai kaloi muaj duke jetuar qetësisht në Shtetet e Bashkuara dhe aplikoi për azil politik, sipas një padie që ai dorëzoi në një gjykatë federale amerikane. Kërkesa për azil nuk iu pranua.
Në janar 2020, viza e tij amerikane u revokua pasi sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo, deklaroi se “veprimet e tij të korruptuara minuan sundimin e ligjit dhe komprometuan rëndë pavarësinë e institucioneve demokratike në Moldavi”. Ai jetonte në Miami, Florida, në atë kohë./REL
Deputetja gjermane e të Gjelbërve, Hanna Steinmüller GJERMANI - Deputetja gjermane, Hanna Steinmüller, mbajti fjalimin në parlamen...
Kryeministrja Giorgia Meloni në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së SHBA - Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha gjat&eum...
Donald Trump SHBA – Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërkuar një hetim për sabotimin e trefishtë, gjatë vizitë...
Foto nga takimi i Donald Trump me Mbretit Charles SHBA - Presidenti i SHBA-së Donald Trumb ka vizituar mbretin Charls në Britani, në fillim ...
SHBA- Sipas Donald Trump, Ukraina është e aftë, me ndihmën e aleatëve perëndimorë, të rimarrë territorin e s...
Foto Ilustruese GJERMANI- Të dekurajuar, të pavendosur, shumë të kujdesshëm, të përqendruar te siguria, me një doz...
DANIMARKË- Aeroportet në Danimarkën perëndimore janë rihapur mëngjesin e së enjtes, pasi kishin qëndruar të mbyll...
JD Vance SHBA- Nënpresidenti amerikan, JD Vance, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i kanë bërë jehonë qasjes së ...
SERBI- Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë të dyshuar rusë kanë trajnuar qytetarë nga Moldavia n&e...
foto ilustruese UKRAINË- Në një ndryshim të papritur të qëndrimit, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ukraina mund t&...